Republika e Kosoves

Pejë

Drejtoria e Shëndetësisë

DREJTORIA PËR SHËNDETËSI

 

 

Duke u mbështetur në Ligjin mbi vetëqeverisjen e komunave të Kosovës, statusin e komunës së Pejës ,ligjin për Shëndetësi si dhe dispozitat tjera ligjore të MSHP dhe MEF , aktivitetet e DSHM-së janë të koncentruar në këto shërbime:

 

– SHËRBIMI I KUJDESIT PARËSOR SHËNDETËSOR

– SHËRBIMI I SHËNDETIT PUBLIK

– SHËRBIMET TJERA

 

DSHMS-ja në kuadër të K.K – Pejë përmes shërbimeve të lartcekura ofron:

 

  1. Planin strategjik të shëndetësisë së popullatës në Komunë,në harmoni me strategjinë afatgjate të Qeverisë së Kosovës-Ministrisë të Shëndetësisë për zhvillimin e Shëndetësisë Primare.

 

  1. Kujdeset për ofrimin dhe mbikëqyrjen e shërbimeve të mirëfillta shëndetësore nëpërmjet zbatimit të Kujdesit Primar Shëndetësor(KPSH).

 

  1. Vendos prioritetet e sektorit të shëndetësisë në komunë,konform strategjisë zhvillimore.

 

  1. Siguron përkujdesje elementare dhe shërbime publike shëndetësore,mbikëqyr sëmundjet ngjitëse,siguron kontrollin e fillimit të sëmundjeve,imunizimin(vaksinimin),edukimin shëndetësor dhe shërbime të tjera për të gjithë banorët e Komunës në pajtueshmëri me politiken dhe normat e aprovuara shëndetësore për Kosovën,si dhe standardet dhe udhëzimet e lëshuara nga MSH dhe OBSH-ja.

 

  1. Harton planin e punës,aprovon,implementon buxhetin vjetor dedikuar për programin e shëndetësisë.

 

 

 

– Implementimi dhe shpenzimi i buxhetit realizohet duke u bazuar në nevojat lokale të popullatës,gjithnjë duke iu përmbajtur udhëzimeve të MSH dhe MEF.

– Burimin e financimit të programit të shëndetësisë e përbëjnë:

  1. Buxheti i Konsoliduar i Kosovës (Mjetet e Grandit Qeveritar).
  2. Mjetet vetanake të buxhetit Komunal.
  3. Mjetet vetanake të shëndetësisë (mjetet e participimit),si dhe
  4. Donacionet eventuale.

 

  1. Zbaton buxhetin për kujdesin shëndetësor duke përfshirë fondet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës(grandi qeveritar),nga mjetet vetanake të buxhetit Komunal,nga mjetet vetanake të shëndetësisë(participimi),si dhe nga donacionet eventuale.

 

  1. Përkujdeset për realizimin e të drejtave për familjet e dëshmorëve,invalidët e luftës,invalidët civil,viktimave civile dhe për të zhdukurit e luftës. Përkujdeset ndaj personave të hendikepuar dhe me aftësi të kufizuara.

 

  1. Zbaton programin e masave për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve në Komunë në kuadër të Qendrës për Punë Sociale si dhe siguron qasje të barabartë për ata përfitues që plotësojnë kushtet për strehim të përkohshëm.

 

  1. Pranon dhe shqyrton kërkesat e ndryshme të qytetarëve për ndihmë momentale dhe ndihma tjera nga fusha e mbrojtjes shëndetësore.

 

  1. Merr masa për ruajtjen e Shëndetit Publik të popullatës,nëpërmjet kontrollit të ujit të pijshëm,ushqimit dhe mbeturinave,si dhe masa tjera mbrojtëse shëndetësore.