Republika e Kosoves

Pejë

Bujqësi –

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

 

Objektivat kryesore të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi

 

1 – Krijimi i kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese, menaxhim të qendrushem të resurseve natyrore (token, pyjet, kullosat dhe ujin) modernizimi i bujqësisë, tërheqja e investimeve për te krijuar një mjedis favorizues për rritjen e mirëqenies se qytetarëve në viset rurale të Komunës se Pejës.

 

2 –  Zbatimi i projekteve të hartuara gjatë planifikimit, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës dhe punës përmes:

  1. Investimeve kapitale (Infrastrukturën e ujitjes)
  2. Ofrimi i Këshillave për fermer mbi teknologjitë e reja në prodhimtarin bujqësore:
  3. Subvencionimet ne sektorin e gjedhtarisë dhe bletarisë,
  4. Hulumtimi I burimeve financiare për sektorin e bujqësisë,
  5. Mbështetje për iniciativat e fermerëve në ngritjen e cilësisë dhe sasisë të prodhimeve bujqësore.

 

3 – Bashkëpunimi me institucionet qeveritare dhe jo-qeveritare, vendore dhe ndërkombëtare,  biznesin lokal dhe të jashtëm, drejt realizimit të projekteve zhvillimore komunale për një ambient më të mirë të zhvillimit ekonomiko-bujqësor.