Republika e Kosoves

Pejë

Nënkryetarë

Fatmir Asllani

 

U lind në Leshan – Pejë me 24.01.1981. Shkollën fillore e
kreu në vendlindje ndërsa të mesmën e ka vazhduar
Mjekësi të Përgjithshme në Pejë. Pastaj vazhdoi studimet
universitare në Universitetin e Prishtinës – drejtimi
Administrim Biznesi.
Para se të angazhohet në funksionet politike ka qenë
menaxher i disa firmave, po ashtu bashkëpronar i një
firme IT.
Në tri palë zgjedhje lokale radhazi 2013, 2017, 2021 fitoi
mandatin e Anëtarit të Kuvendit Komunal – Pejë.
Nga Janari 2014 – Mars 2020 ishte drejtor i në Drejtorin e
Administratës dhe Personelit në Komunën Pejës.
Nga 2018 – 2019 ka qenë zv. Kryesues i Kolegjiumit të
Drejtorëve të Administratës.
Nga 2019 – 2020 ka qenë Kryesues i Kolegjiumit të
Drejtorëve të Administratës.
Nga 2014 – 2019 ka qenë anëtar i komisionit për
planifikim buxhetor – Komuna Pejë.
Kryesues i Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale
në vitin 2015 – 2018.
2015 – 2016 Anëtar i Komisionit Komunal për
implementimin e Strategjisë së Komunikimit dhe
Kontaktimit në Komunën e Pejës.
2018 – 2019 Anëtar i Komisionit Komunal për
implementimin e Planit të Integritetit të Komunës së
Pejës.
2018 – 2019 Anëtar i Komisionit komunal për
implementimin e “Kodit Etik” – Komuna Pejë.
2019– 2020 Anëtar i Komisionit për rishikimin e
Strategjisë së Cilësisë në “UHZ” Pejë.
Nga Marsi 2020 ushtron funksionin si Nënkryetar i
Komunës – Pejë
Pozicionet Politike
Kryetar i Forumit Rinor nën dega Leshan 2007 – 2011.
Anëtar i Kryesisë së Forumir Rinor dega në Pejë 2007 –
2011.
Është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të
Kosovës dega në Pejë si dhe Anëtar i Këshillit të
Përgjithshëm të LDK-së

 

 

Agonis Thaqi

Asistent Administrativ i Nënkryetarit

agonis.thaqi@rks-gov.net

+383 45/ 202 – 160