Republika e Kosoves

Pejë

Kulturë,Rini e Sport –

FUSHËVEPRIMTARIA E  DREJTORISË:

 

–   Udhëheqja me resurset kulturore, rinore e sportive lokale

–   Bërja publike e  buxhetit në dispozicion, për çdo vit, për përgatitjen    e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, duke përfshirë paratë e grandeve që janë në dispozicion të personave të kualifikuar, si dhe përpilimi i rregulloreve për dorëzimin e aplikacioneve për grande dhe caktimin e grandeve;

–   Mbështetja, koordinimi dhe ndjekja e ecurisë së zbatimit të  projekteve kulturore, rinore e sportive të ideuar nga sektorët profesionalë që veprojnë në kuadër të këtij Drejtorati.

–  Mbikëqyrja, përkrahja dhe monitorimi i drejtpërdrejtë i  veprimtarinë kulturore rinore e sportive  të institucioneve në varësi të DKRS  si produkt i     politikave zhvillimore.

– Dizajnimi  dhe implementimi i  politikave zhvillimore  në fushën e trashëgimisë kulturore, të  artit skenik-muzikor, arteve pamore, botimeve dhe bibliotekarin në përputhshmëri me  standardet  ndërkombëtare.

–  Përgatitja e rregulloreve të punës për funksionalizimin  dhe mbarëvajtjen e punëve në Institucione kulturore, rinore e sportive

–  Shënimi i datave me rëndësi historike

–  Organizimi i debateve për zhvillim dhe avancim të kulturës, rinisë dhe sportit;

–  Organizimi i anketave, seminareve e trajnime të ndryshme, inkuadrimi i të rinjve kosovarë në aktualitet rinore, evropiane e botërore;

–  Rishqyrtimi i raporteve kontraktuese në lidhje me objektet e kulturës, të rinisë dhe të sportit;

–  Mbledhja e shënimeve faktike mbi të arriturat në  kulturë, rini dhe sport;

–  Raportimi për punë- Kryetarit të Komunës, Kuvendit të Komunës, komitetit përkatës,

–  Regjistrimi i grupeve, klubeve, ansambleve etj.

–  Bashkëpunimi me qytete dhe shtete tjera, për të mundësuar një integrim të mirëfilltë dhe këmbim përvojash, si dhe me OJQ e organizata të tjera;

–  Nxitja dhe motivimi I  krijimtarinë së brezit të ri për përfshirjen e tyre në jetën artistike kulturore të qytetit dhe më gjerë.

–  Respektimi, përkrahja dhe ndihma për asociacione, klube dhe shoqata, dhe zbulimi i individëve me aftësi të posaçme kreative, pa bërë ndonjë dallim racor, gjinor, religjioz, nacional etj.;

–  Ofrimi i institucioneve të veta në shërbim të përgjithshëm të qytetarëve (me veprimtaritë parësore që kryejnë ato);

–  Kujdeset edhe për formacione të tjera nga kultura e sporti, që nuk kanë hapësirë e kushte pune;

–  Ushtron edhe kompetenca tjera që mund t’i caktohen me ligj ose që delegohen nga pushteti qendror.

 

Drejtorati për K.R.S nëpërmjet  sektorëve të saja mbikëqyrë në aspektin administrativ, menaxherial, profesional dhe financiar këto Institucione:

– Teatri profesional “Istref Begolli” – Pejë

– Biblioteka ndër-komunale “Azem Shkreli”-Pejë

– Shtëpia e Kulturës-Pejë

– Galeria e arteve-Pejë

– Muzeu etnologjik-Pejë

– Mulliri i Haxhi Zekës

– Kino-Teatri “Jusuf Gërvalla”-Pejë

– Shtëpia e Kulturës-Vitomiricë

– Shtëpia e Kulturës-Zahaq

– Qendra Kulturore  për fëmijë dhe të rinj -Pejë

– Qendra Multi-Profesionale-Novosellë

– Palestra e Sporteve “Karagaqi”-Pejë

– Salla e vogël “Karagaqi”-Pejë

– Stadiumi i basketbollit-Pejë

– Fushat e tenisit-Pejë

 

DKRS monitoron  edhe  Institucionet  regjionale si:

 

– Arkivi regjional dhe

– Instituti për mbrojtjen  e monumenteve kulturo-historike në Pejë,

 

DKRS  poashtu  mbikëqyrë:

 

– Stadiumin e futbollit “Shahin Haxhiislami” – Pejë,

– Terrenin sportiv (në afërsi të stadiumit) dhe

– Stadiumin e futbollit në Vitomiricë.