Republika e Kosoves

Pejë

Turizmi

Të ndëruar vizitor.
Mirë se erdhet në qytetin e Pejës, aty ku mund të përjetoni bukuritë e kulturës dhe natyrës, apo në
qytetin siq ndryshe edhe njihet qyteti i “Haxhi Zekës” apo qytetin e “Gjelbër dhe Vital”. Qyteti
ka histori të jashtëzakonshme me trashëgimi të pasur kulturore dhe bukuri të ralla natyrore, dhe
është qytet që gjithmonë ofron risi plotësisht origjinale. Qyteti turistik i Pejës në suaza të
përzierjes së bukurisë të së kaluarës me të gjitha lehtësitë që udhëtari modern i kërkon ofron
shumë atraksione turistike. Nëse kërkoni akomodim ideal, ushqime të shijshme autentike dhe
tradicionale për degustator, objekte të trashëgimisë kulturore, objekteve sportive moderne dhe
programe të ndryshme atraktive për shetitje në natyrë, ju keni zgjedhur destinacionin e duhur për
pushim, sport dhe argëtim. Peja është një nga destinacionet më të popullarizuara turistike të
Kosovës por edhe në rajon.
Qëllimi i kësaj faqe është informimi i publikut të gjërë e sidomos turistëve dhe atyre që nuk e
njohin Pejën, me pasuritë e saja natyrore, por edhe i atyre që kalojn nëpër Pejë të kenë mundësi t’i
pëmirësojnë njohuritë dhe të krijojnë një pasqyrë më të qartë rreth natyrës pitoreske të Rugovës
me grykën e saj madhështore, nga Lumi i Bardhë e deri në majen e Gurit të Kuq dhe në Hajlë. Ta
përshkruash Pejën dhe Rugovës përmes një manuali do të thotë shumë me tepër se sa thjeshtë t’i
ftosh turistët dhe të apasionuarit drejtë bukurive dhe veçantive të natyrës së kësaj zonë.
Mjafton vetëm një kalim përgjatë Grykës së Rugovës për ta ndjerë jo vetëm bukurinë e pashoqe
të saj, por edhe për të kuptuar se kjo hapsirë fsheh ende thesare të pazbuluara nga kërkuesit e tyre.
Ndër të tjera, dallget e Lumbardhit nga burimi në Rugovë, rrëzë Kodrës së Plakut e deri në
derdhjen në Drinin e Bardhë i freskojnë perlat e trashëgimisë kulturore e historike të Pejës si:
xhamitë, teqet, mesxhidet, varrezat, tyrbet, kishat, kullat e shekujve XVII-XIX, sarajet e Pejës,
mullinjtë, urat, shadërvanet, krojet publike (çeshmet), kainaket, hamamin (banjo publike) etj.
Është Peja me Rugovën e cila krahas bukurive dhe të papriturave të panumërta si kanionet,
liqenet, ujvarat dhe shpellat e mrekullueshme, ka qenë edhe skena e një të kaluare të mbushur me
mite, legjenda dhe një trashëgimi historike.
Sot për të vizituar Pejën mund të orientoheni shumë lehtë sepse Peja me ofertë shumë më të
begatshme turistike, ka ndërtuar një infrastrukturë të avancuar turistike të paisur me sinjalizime
përkatëse turistike për orientim më të lehtë drejtë zonave turistike si në qytet ashtu edhe në
fshatrat e regjionit të Rugovës. Sot Peja është bërë destinacion botërorë turistik përmes
prezentimit të potencialeve turistike të zonave malore të saj në projektin e shtegut ndërkufitar
„Majat e Ballkanit“që përfshin trekëndëshin që lidhë pikat kufitare, Kosovë, Shqipëri dhe Mali i
Zi, duke e ftuar çmimin e parë botëror për Menaxhimin e Destinacionit të turizmit të
qëndrueshëm “Turizmi i së Nesërmes” në garen finale ndërkombëtare në Samitin Global të
mbajtur në Abu Dabi me 9 prill 2013, çmimin prestigjioz të cilin e ndanë WTTC „World Travel
and Tourism Conci.