Republika e Kosoves

Pejë

Çashtje Pronësore –

DREJTORATI PËR ÇËSHTJE PRONËSORE JURIDIKE
Drejtorati për Çështje pronësore-juridike është formuar sipas Statutit të

Komunës së Pejës, i aprovuar më datën 15 shkurt 2010 nga Kuvendi Komunal.

Drejtorati për Çështje pronësore-juridike është përgjegjëse për:

Zhvillimin e procedurave të shpronësimit të tokave në pronësi private në interes publik komunal.

Zhvillimin e procedurës së shpronësimit gjegjësisht anulimit të aktvendimeve të plotfuqishme mbi shpronësim në rastet kur plotësohen kushtet ligjore . Përgatitjen e  aktvendimeve  dhe konkluzioneve mbi bartjen e të drejtës të shfrytëzimit të tokave ndërtimoret.

Zhvillimin e procedurës për kompensim të tokave të shpronësuara dhe dhënien në posedim shfrytëzuesve te ri.

Zhvillimin e procedurës të ndarjes se lokaleve afariste ne komunën e Pejës të dhëna me qera si dhe nxjerrjen e aktvendimeve për persona fizik e juridik te cilëve u ndahen në shfrytëzim trojet ndërtimore, lokalet afariste, dhe objektet tjera në interes të përgjithshëm lidhur me qarkullimin e patundshmërive .

Ekzekutimin e aktvendimeve të plotfuqishme në lidhje me uzurpimet në vend të ngjarjes, si dhe kryen punë të tjera te përcaktuara me ligj.

Në Drejtoratin për Çështje pronësore-juridike aktualisht janë të angazhuar Drejtori dhe tre (3) zyrtar për çështje pronësore juridike.