Republika e Kosoves

Pejë

Urbanizëm –

 

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

 

  1. a) Hartimin e planit zhvillimor të komunës;
  2. b) Hartimin e planit të zhvillimit hapësinor, urbanistik dhe rural të komunës;
  3. c) Harton kriteret për dhënien e lejes së ndërtimit
  4. d) Harton kriteret për dhënien me qera të objekteve komunale dhe tokës ndërtimore të komunës;
  5. e) Mban evidencën për emërtimet e vendbanimeve, rrugëve, sheshevesi dhe numrat e objekteve dhe shtëpive brenda territorit të komunës;
  6. f) Bënë vlerësimin e pronës sipas kritereve dhe standardeve të caktuara me legjislacionin në fuqi;
  7. g) Mban regjistrin e hollësishëm të të gjitha lejeve ndërtimore të lëshuara nga drejtoria brenda viti fiskal.