Gjilani transmeton live seancat e Kuvendit 

                   
                     Më shumë...

 

 




















                Botimet e ZIP

 


 Më Shumë...


_________________________________


Gjilani Rinor




Më Shumë...

OSCE - "Të drejtat gjuhësore të Kosovës"


pdf-icon.png më shumë...



 

Lajme

Orari i dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit 2018
17 gusht 2017
Komiteti për Politikë dhe Financa, së bashku me Drejtorinë për Buxhet e Financa të Komunës së Gjilanit, kanë përpiluar orarin e dëgjimeve buxhetore që do të organizohen nëpër fshatra dhe lagje të ndryshme në qytet, prej datës 15-23 gusht 2017. Debati qendror mbahet më 23 gusht, në sallën e Kuvendit, nga ora 14:00.
më shumë...

Kurteshi-Emini: Prioritet në investime do të caktohen në bashkëpunim me qytetarët
17 gusht 2017
Ciklin e dëgjimeve buxhetore, Komuna e Gjilanit e ka vazhduar mbrëmë në fshatin Malishevë, në një tubim ku ka marrë pjesë edhe banorët e Uglarit dhe të Caparit, të cilët i kanë paraqitur nevojat e tyre për investime në këto lokalitete. Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se dëgjimet publike kanë për qëllim përfshirjen e publikut në hartimin e buxhetit për vitin 2018.
më shumë...

Komuna e Gjilanit nis dëgjimet publike për buxhetin 2018
16 gusht 2017
Komuna e Gjilanit ka nisur ciklin e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit për vitin fiskal 2018, që është duke u organizuar nga Komiteti për Politikë e Financa si dhe Drejtoria për Buxhet, për t`i marrë kërkesat e qytetarëve dhe për t`i përfshirë ato në listën e prioritete për investime.
më shumë...

Kurteshi: Kjo qeverisje ka bërë punë shumë të mëdha edhe në këtë 6-mujor
16 gusht 2017
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar të mërkurën raportin e kryetarit të Komunës për 6-mujorin e parë të këtij viti, i cili përmbledh të arriturat, sukseset dhe sfidat e kësaj periudhe, gjatë së cilës janë kryer shumë punë, shumë të tjera janë duke vazhduar, ose kanë filluar këto ditë. Kryetari Lutfi Haziri, në raportin e tij, ka nënvizuar faktin se kjo qeverisje e ka kthyer Gjilanin në një qytet meritor për qytetaret e vetë.
më shumë...

Gjilani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për hartat zonale dhe planifikimin hapësinor
15 gusht 2017
Kryetari i Komunës së Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ, me të cilën Gjilani përfiton në fushën e planifikimit, konkretisht në planin zhvillimor komunal dhe krijimin e hartave zonale. 
më shumë...

Gjendja higjienike-sanitare ka shënuar ngritje në krahasim me vitet e kaluara
14 gusht 2017
Gjendja e përgjithshme higjienike-sanitare në lokalet tregtare, hoteliere dhe ushqimore, përgjithësisht ka shënuar ngritje në krahasim me vitet e kaluara. Këtë vlerësim e ka dhënë përfaqësuesi i Sektorit sanitar, Isa Veliu, në takimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku ka raportuar për punën e bërë në periudhën janar-korrik të këtij viti. Komiteti e ka miratuar raportin, me rekomandimin për shtimin e numrit të inspektorëve, ose kthimin e Inspektoratit komunal si drejtori në vete, siç ka qenë më parë.
më shumë...

Gjilan – Angli, po krijohen ura lidhëse për eksport të prodhimeve vendore
11 gusht 2017
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune Asociacionin e Bizneseve Shqiptare në Britaninë e Madhe, të kryesuar nga Artan Llabjani, që temë e takimit ishte koordinimi dhe krijimi i mundësive të bashkëpunimit të bizneseve të Kosovës me ato të Britanisë së Madhe, për eksportim të mallërave që prodhohen në Gjilan dhe Anamoravë. 
më shumë...

KPF miraton raportin e kryetarit për periudhën janar-qershor
09 gusht 2017
Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se materialet janë dorëzuar ma kohë te anëtarët e KPF dhe ata kanë pasur mundësi që t`i shqyrtojnë dhe analizojnë të gjitha këto pika, por nëse ndokush ka nevojë për sqarime shtesë, drejtorët komunalë janë këtu për të dhënë përgjigje në çdo interesim. Një debat për këto çështje do të zhvillohet në seancën e Kuvendit Komunal, më 16 gusht, ka thënë ajo.
më shumë...


 
Kalendari-2017-(2).png

webgis.png

Komuna Online

Lajme Flash


 

Hyrja


Gjilani po hyn në një epokë të re

Qyteti i Gjilanit, i anashkaluar për shumë vite në projektet e mëdha, tani hapur një epokë të re për sa i përket infrastrukturës dhe zhvillimit. Sivjet pritet të fillojë autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul, e cila e lidh kryqendrën e Anamoravës me koridoret e kombit dhe koridoret tjera të mëdha ndërkombëtare. Në Gjilan ka filluar edhe ndërtimi i rrugëve hyrëse-dalëse me katër krosi. Sivjet pritet të fillojnë investime të mëdha në sektorin e ujërave të zeza. Investimet e përgjithshme, sivjet do të arrijnë në miliona euro. Gjilani nuk është më një qytet anësor në Kosovë, por një kryqendër e rëndësishme e një mikro-regjioni ballkanik. Qeverisja e Lutfi Hazirit ka hapur një epokë të re për Gjilanin.

 



Harta e Faqes | Copyright