Zymberi: Komuna e Gjilanit me përkushtim maksimal i trajton rastet sociale | 2016-11-17

Drejtori i Qendrës për Punës Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi, në konferencën e sotme e për media, ka thënë se puna në këtë sektor ka vazhduar me përkushtim të lartë në mbështetjen e rasteve sociale, të familjeve pa kulm mbi kokë, të fëmijëve jetim, fëmijëve të braktisur, por edhe angazhim tjetër në aspektin e këshillimeve, riintegrimit, trajtimit, raportimit të rasteve të dhunës në familje.  
 

Gjilani, mbi 90 mijë euro subvencione për rastet sociale, barëra, shoqata dhe familje të dëshmorëve | 2016-11-16

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Gjilanit ka njoftuar se për këtë vit ka dhënë subvencione për çështje sociale, barëra e shoqata në shumën prej mbi 90 mijë eurove. Në konferencën për media, drejtori Nexhat Hajrullahu ka prezantuar të arriturat gjatë kësaj periudhe, në sektorin e shëndetësisë, duke përfshirë edhe atë të mirëqenies sociale.
 
 

Kadriu: Në Gjilan vërshimet janë menaxhuar në mënyrën më të mirë | 2016-11-15

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është në gjendje gatishmërie 24 orë me kapacitete të plota në raste të intervenimit, por gjithashtu në bazë të planit për preventivë dhe intervenim, kemi arritur që të jemi në çdo cep të Gjilanit në kohën optimale dhe gjithnjë në mbrojtje të jetës së qytetarit dhe gjithashtu në mbrojtje të pasurisë private e publike”, ka rrumbullaksuar drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, në konferencën e sotme për media.
 

Gagica: Kemi avacuar me projekte që nuk kanë ndodhur në historinë e Administratës së Gjilanit | 2016-11-14

Administrate e Përgjithshme e Komunës së Gjilanit ka bërë hapa të mëdhenjë në funksion të digjitalizimit dhe modernizimit të shërbimeve për qytetarët, gjë që deri më tani nuk mbahet mend në historinë e Gjilanit një ndryshim kaq i madh, me qëllimin e vetëm që qytetari të jetë i informuar për çdo gjë dhe për të gjitha procedurat që duhet ndjekur deri në marrjen e një shërbimi apo produkti të shtetit.
 

Rastet e uzurpimeve në Gjilan për vitin 2016 janë minimale | 2016-11-11

Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Sadudin Berisha, ka thënë se ka pranuar rreth 6 mijë kërkesa nga qytetarët, ndërsa prej tyre janë kryer mbi 5 mijë e 800 lëndë. Pos tjerash, sipas Berishës, ky dikaster i rëndësishëm ka kryer edhe punë të shumta sipas detyrës zyrtare, ndërsa një lajm i mirë është se rastet e uzurpimeve këtë vit janë minimale dhe të gjitha janë tashmë kanë vendimet për procedurat administrative. 
 

Gjilani me projekte milionëshe në arsim për vitin 2016 | 2016-11-10

Drejtoria e Arsimit, respektivisht, U.D. e drejtorit, Shqipe Kastrati Haziri, ka mbajtur sot konferencë për media ku ka dhënë detajet rreth punës, angazhimeve dhe zhvillimeve që kanë ndodhur në këtë dikaster krucial për Gjilanin dhe të ardhmen. Ajo në fjalën e saj ka përmendur projektet të cilat janë rëalizuar dhe janë në proces të realizimit në këtë dikaster, duke nisur që nga Partneriteti Publiko Privat, e deri tek investimet e qeverisë së Kosovës, donatorëve dhe mjeteve vetanake të Komunës së Gjilanit. 
 

Ramadani: Gjilani ka subvencionuar mbi 4 mijë fermerë gjatë këtij viti | 2016-11-09

Konferenca e radhës për sot ishte nga dikateri i Bujqësisë së Gjilanit, respektivisht nga drejtori Ramiz Ramadani, i cili në prezantimin e tij ka thënë se angazhimi që nga stafi i Drejtorisë me kulmimin e mbështetjes së kryetarit Lutfi Haziri, ka bërë që sektori i bujqësisë si fushë e punësimit të jetë model për gjithë Kosovën.
 

Zuzaku: Ardhja e projekteve milionëshe në Gjilan, emrues të përbashkët kanë kryetarin Lutfi Haziri | 2016-11-08

Komuna e Gjilanit, ka nisur sot ciklin e tretë të konferencave për këtë vit, ku për çdo ditë do të mbahen konferenca për media, si praktikë e drejtëpërdrejtë e informimit të publikut në baza të rregullta, lidhur me punën që bëjnë organet komunale, duke përfshirë këtu ekzekutivin-drejtoritë komunal dhe legjislativin, përkatësisht përfaqësuesit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës. 
 

Lutfi Haziri: Gjilani kaloi një muaj jashtëzakonisht të rëndë si pasojë e suspendimit të zyrtarëve pas aktakuzës së prokurorisë | 2016-11-05

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e jashtëkonshme me gazetarë, ka nënvizuar sfidat e mëdha që po përballen si pasojë e suspendimit të dhjetëra zyrtarëve, pas aktakuzës së fundit të prokurorisë, në të cilën janë të përfshirë 39 zyrtar së bashku me ish-kryetarin.  
 

Në Kuvendin Komunal të Gjilanit, të gjithë kanë hapësirë të mjaftueshme për debat | 2016-09-23

Ciklin e konferencave të shefave të grupimeve politike që përfaqësohen në vendimmarrjen komunale, të cilat i ka organizuar Zyra për Informim, e ka përmbyllur të premten kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi, e cila ka thënë se në Kuvendin Komunal të Gjilanit, që vlerësohet ndër më transparentët në Kosovë, ka hapësirë të mjaftueshme për debat, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita.    
 

Xhemajli (AAK): Kemi dhënë kontribut të dobishëm në çështjet me interes për qytetarët | 2016-09-21

Në vazhdim të konferencave të shefave të grupeve të këshilltarëve komunalë, që po i organizon Zyra për Informim, vlerësimet e tij për punën e Kuvendit Komunal, për gjashtëmujorin e parë të vitit, i ka paraqitur Selami Xhemajli (AAK), i cili ka folur për rolin e këshilltarëve të këtij subjekti, të grupit të këshilltarëve dhe të koalicionit qeverisës. 
 

Aliu (LDK): Ne i besojmë punës sonë | 2016-09-19

Zyra për Informim ka filluar ciklin e tretë të konferencave të shefave të grupeve politike që përfaqësohen në Kuvend Komunal, për t`iu dhënë mundësinë atyre që t`i paraqesin vlerësimet e veta për punën e vendimmarrjes komunale - sukseset, sfidat dhe të metat. Avdyl Aliu (LDK), ka thënë se këto lloj konferencash po i ndihmojnë shefat e grupimeve politike që të informojnë publikun e Gjilanit me atë që bëhet në Kuvend Komunal. 
 

Jetishi: Në kompaninë “Ecohigjiena” s’ka as menaxhment e as investime! | 2016-09-15

Në konferencën me gazetarë, kryesuesi i Komisionit Komunal të Aksionarëve në kompaninë “Ecohigjiena”, Xhelal Jetishi, ka prezantuar konstatimet të cilat janë pjesë e përditshme e punëve dhe e sfidave në këtë ndërmarrje. Ai ka thënë se si aksionarë, janë kujdesur gjithnjë në sigurimin e operimit, mirëmbajtjes dhe menaxhimit të sistemit të shërbimeve në kuadër të kompanisë. Sipas tij, partneri privat nuk i ka përmbushur obligimet nga marrëveshja. 
 

Jerliu: Stacioni i Autobusëve po shënon progres të vazhdueshëm në të gjitha fushat | 2016-09-14

Përveç zgjedhjes së Bordit të Drejtorëve, Ndërmarrja “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan po shënon progres në të gjitha fushat, sipas matjeve të vazhdueshme dhe statistikave, falë një angazhimi të mirë që është duke ndodhur si nga menaxhmenti, po ashtu edhe nga bordi i ndërmarrjes dhe nga bashkëpunimi e mbështetja e aksionerit, Komunës së Gjilanit, si në aspektin profesional, po ashtu edhe me investime konkrete, ka thënë në konferencën me gazetarë, kryesuesi i Komisionit Komunal të Aksionarëve Avdyl Jerliu. 
 

Berisha: 90 për qind e qendrave shëndetësore në Gjilan i kemi renovuar | 2016-09-09

Investimet në shëndetësinë primare të Gjilanit, përkujdesi i vazhdueshëm i mjekut në familje, kontrollat sistematike, shërbimet rekorde nëpër QKMF, QMF dhe AMF, por edhe shërbime të tjera të veçanta shëndetësore, ishin ato që u prezantuan në konferencën për media, nga drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha.
 
Duke paraqitur rezultatet 1-15 (of 106)
 |<  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8  >  >| 

RSS

Sign in


 



Harta e Faqes | Copyright