Gjilani transmeton live seancat e Kuvendit 

                   
                     Më shumë...

 

 




















                Botimet e ZIP

 


 Më Shumë...


_________________________________


Gjilani Rinor




Më Shumë...

OSCE - "Të drejtat gjuhësore të Kosovës"


pdf-icon.png më shumë...



 

Lajme

Emërtimet e rrugëve, shesheve dhe lagjeve - në diskutim publik deri më 31 mars
29 mars 2017
Vërejtjet dhe sugjerimet e arsyeshme për emërtimet e propozuara, qytetarët mund t`i bëjnë deri në fund të muajit mars (31.03.2017), duke i dërguar ato përmes Qendrës për Shërbime të Qytetarëve, në adresë të Komisionit. Listën e emërtimeve mund ta gjeni te linku NJOFTIMT në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit: kk.rks-gov.net/gjilan (postuar më 16.03.2017)
më shumë...

Kuvendi Komunal mbanë seancën e radhës më 30 mars
29 mars 2017
Seanca mbahet në sallën e madhe të Kuvendit, ditën e enjte, nga ora 10:00. Mbledhjet e Kuvendit dhe të Komiteteve janë publike. (publikuar më 21.03.2017)
më shumë...

Gjilani prezanton shembullin e transparencës dhe llogaridhënies në Zagreb
28 mars 2017
Një delegacion i Komunës së Gjilanit, në përbërje Rexhep Kadriu, nënkryetar, Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e Kuvendit dhe Nazim Gagica, drejtor i Administratës së Përgjithshme, po qëndron në një vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë, ku po mbahet konferenca për qeverisjen lokale me temën “Transparenca dhe Llogaridhënia”.
më shumë...

Kryetari Haziri i kërkon zëvendëskryeministrit Kelmendi mbështetje në zhvillimin ekonomik të këtij regjioni
27 mars 2017
Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, ka pritur të hënën në një takim pune, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Ramiz Kelmendi, me të cilin ka biseduar rreth çështjeve ekonomike e sidomos pakos së re fiskale që po përgatit qeveria e Kosovës dhe më pas, bashkërisht kanë marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e bizneseve nga kjo komunë e Anamoravës, që dikur ka qenë një qendër e njohur agro-industriale.
më shumë...

Lutfi Haziri: E përjkujtojmë me krenari veprën e madhe heroike të Agim Rashitit
27 mars 2017
Në vigjilje të 28-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Agim Rashiti, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka bërë sot homazhe tek busti i tij, në vendin e rënies, në oborrin e spitalit të përgjithshëm, ku të pranishëm ishin edhe familjarët e heroit dhe personeli shëndetësor, të cilët ishin pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1989. “Në vigjilje të përvjetorit të rënies heroike të Agim Rashitit, ne e përkujtojmë me krenari veprën e madhe të tij, që është pasuar edhe me rënien heroike të Reshat Ymerit dhe shumë burrave e grave të Gjilanit, në lëvizjet e mëdha të fundviteve të 80-ta, të cilët janë kryengritur për të luftuar padrejtësinë e kohës”, ka thënë Haziri.
më shumë...

Haziri e Kelmendi paralajmërojnë fillimin e projektit për zhvendosjen e UPGJ “Kadri Zeka” në kampusin universitar
27 mars 2017
Pas takimit që pati sot në zyrën e tij dhe takimit me përfaqësuesit e bizneseve gjilanase, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi kanë vizituar sot Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, ku janë pritur nga rektori Bajram Kosumi.
më shumë...

Gjilani vazhdon me rrënimin e objekteve pa leje, zero tolerancë ndaj ndërtuesve ilegalë
27 mars 2017
Inspeksioni i ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit në Gjilan, ka vazhduar me aksionin për rrënimin e objekteve pa leje, ku sot ka rrënuar katin e fundit të një objekti në qendër të qytetit. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu, i cili ka thënë se Komuna e Gjilanit nuk do t’i tolerojë në asnjë mënyrë ndërtuesit ilegalë.
më shumë...

Haziri: Idriz Seferi meriton t’i kushtojmë dekada për kryengritjen e tij për ta bërë Shqipërinë
25 mars 2017
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në Gjilan ka nisur tribuna shkencore për nder të 170 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vdekjes së heroit të kombit, Idrzi Seferi, me temën “Idriz Seferi - një jetë për Shqipërinë 1847-1927”, të cilën e ka organizuar Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”. Pos institucioneve lokale, në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe familja e heroit Idriz Seferi, studiues, historianë e profesorë nga Kosova e Shqipëria.
më shumë...


 
Kalendari-2017-(2).png

Komuna Online

Lajme Flash


 

Hyrja


Gjilani po hyn në një epokë të re

Qyteti i Gjilanit, i anashkaluar për shumë vite në projektet e mëdha, tani hapur një epokë të re për sa i përket infrastrukturës dhe zhvillimit. Përfundimisht është vendosur ndërtimi i autostradës në këtë pjesë. Autostrada Prishtinë-Gjilan-Konçul e lidh kryqendrën e Anamoravës me koridoret e kombit dhe koridoret tjera të mëdha ndërkombëtare. Në Gjilan ka filluar edhe ndërtimi i rrugëve hyrëse-dalëse me katër krosi. Sivjet pritet të fillojnë investime të mëdha në sektorin e ujërave të zeza. Marrëveshja është nënshkruar tashmë me austriakët dhe ka vlerën mbi 12 milionë euro. Investimet e përgjithshme, sivjet do të arrijnë në 29 milionë euro. Gjilani nuk është më një qytet anësor në Kosovë, por një kryqendër e rëndësishme e një mikro-regjioni ballkanik. Qeverisja e Lutfi Hazirit ka hapur një epokë të re për Gjilanin.

 



Harta e Faqes | Copyright