Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Komuna e Mitrovicës
Opština Mitrovica – Municipality of Mitrovica
KUVENDI I KOMUNËS
Komiteti për Politikë dhe Financa
Nr. 02/06 - 24994 dt. 30.04.2012
Mitrovicë
Në zbatim të nenit 52 paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, nenit 39 paragrafi 5 të Statutit të Komunës, nenit 15 pika 2 të Rregullores Komunale për punën e komiteteve të Kuvendit të Komunës; Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për të enjten më dt. 10.05.2012:
T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa
Seanca e 25
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
Projekt-rregullorja për mënyrën e organizimit të korrje-shirjeve
Projekt-rregullore interne e prokurimit – Udhëzues
Propozim-vendim për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Komunale Nr. 01/2007 Për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të sipërfaqeve (hapësirave) publike për vendosjen e objekteve të përkohshme
Propozim-vendim për miratimin e përpunimit të planeve urbane - trojet e destinuara për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës, familjeve të të pagjeturve, familjeve të të burgosurve politik dhe familjeve raste të rënda sociale
Propozim-vendim për emërimin e Komisionit për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane
Propozim-vendim për ridestinimin e mjeteve buxhetore të DAP-së
Statuti i NP “Tregu”
Raporti financiar i NP “Tregu”
Raportet e Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm
Plani lokal i veprimit në mjedis
Informatë e DI-së – Objektet e ndërtuara në periudhën 2012
Informatë lidhur me projekt-rregulloret për arsim
Mbledhja mbahet në Sallën e Mediave të Komunës duke filluar nga ora 11 00.
Mitrovicë Kryesuesi i Kuvendit
Dr. Rrustem MUSA