Lajmet

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës | 2014-10-24

 Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj  në mbledhjen e sotme i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoratet përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
 

Fushata sensibilizuese për regjistrimin falas në librat e shërbimit civil të fëmijëve të komuniteteve | 2014-10-23

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria e Administratës ka bërë një fushatë sensibilizuese  me gratë e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptianë.
 

Takim i organizuar nga UNHCR për mundësinë e kthimit të komuniteteve | 2014-10-23

 UNHCR ka organizuar një takim në të cilin është diskutuar mundësia për kthimin e komuniteteve.

I ftuar në këtë takim ka qenë Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Shkumbin Gashi, i cila tha:''Ne si Komunë i mirëpresim këto takime, sepse janë në favor të bashkëjetesës dhe me ardhjen tonë në pushtet i kemi ndërmarrë disa hapa konkret duke investuar në fshatrat në të cilët jetojnë banorë të komuniteteve të ndryshme.''

 

Njoftim - Takimi i Komitetit për Politik dhe Financa | 2014-10-22

 Njoftoheni se të  Premten me datë 24 tetor 2014 mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa(KPF).

Takimi mbahet  në Sallën e Takimeve, Zyra e kryesuesit Dr.Islam Husaj  dhe fillon në ora 10:00.

 

Fushata vetëdiesuese për parandalimin e kancerit të gjirit | 2014-10-22

 Sot më  22.10.2014 Grupi  i Grave Asambleiste dhe Zyrtarja për Barazi  Gjinore së bashku me Dr.Suzana Qavolli –Rengenologe kanë bërë prezentimin e fushatës   vetëdiesuese  të  kancerit të gjirit me gratë  e bashkësisë territoriale  “7 Shtatori” për parandalimin e kancerit të gjirit.
 

Njoftim nga Drejtoria e Bujqësisë | 2014-10-21

 Njoftohen kandidatët e përzgjedhur për regjistrim bujqësor se Trajnimi do të fillon të dielën me 26 tetor dhe përfundon me 30 tetor 2014 (5 ditë) duke filluar nga ora 9:00 deri 16:00 në këto qendra të Trajnimit sipas listave të publikuara:
 

U mbajt forumi për dialog ndër-fetar | 2014-10-20

 Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka qenë i ftuar në forumin për dialog ndër-fetar, ku kanë qenë të përfshirë të gjithë grupet relevante fetare dhe organizatat, që kanë të bëjnë me çështje fetare.
 

Kryetari Muhaxheri priti ne takim pune Shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë | 2014-10-20

 Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim pune Shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Samuel Zhbogar.
 

U bë inaugurimi i renovimit të shkollës fillore ''Tetë Marsi'' | 2014-10-20

 Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpuntorë ishte i pranishën në inaugurimin e shkollës fillore ''Tetë Marsi' në Pejë.Kryetari Muhaxheri nxënësve të kësaj shkolle u uroj mësim të mbarë, ndërsa mësimdhënësve punë të mbarë.
 

Lista e Kandidatve për regjistrim Bujqësor 2014 | 2014-10-20

  Lista e Kandidatve për regjistrim Bujqësor 2014
 

Trajnimi I Kandidatve sipas Zonave | 2014-10-20

  Trajnimi I Kandidatve sipas Zonave
 

Njoftim për media | 2014-10-17

 Ju njoftojmë se Shefi i zyrës se BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar do ta vizitoj Pejën,më këtë rast Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri ka organizuar një takim pune .
 

Njoftim nga Muzeu Arkeologjik ne Pejë | 2014-10-16

Ju njoftojmë  se Muzeu Arkeologjik i Pejës do të shënoj  "Ditën Ndërkombëtare të Arkeologjisë" e cila mbahet ditën e shtunë 18 Maj 2014,ne objektin e Muzeut ne Pejë,me fillim ne ora 10:00.

 

Shqyrtim Publik-Plani Rregullues Urban “Haxhi Zeka” | 2014-10-16

 Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit-DUMM në vazhdimësi të zbatimit të Planit Zhvillimor Urban të Komunës së Pejës,ka shpallur fillimin e Shqyrtimit Publik të Planit Rregullues Urban për B.T.”Haxhi Zeka”.
 

Njoftim për media | 2014-10-16

  Ju njoftojmë se me vendim te Kuvendit te Komunës së Pejës,do të shpallet qytetar nderi i Pejës shtetasi i SHBA-së z. David Helmick, për kontributin e dhenë shoqërisë pejane, në aspektin edukativ dhe material, si iniciues dhe kontribuues i shumë aktiviteteve rinore.
 

Kryetari Muhaxheri bëri hapjen e panairit lokal të produkteve bujqësore | 2014-10-16

 Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri bëri hapjen e panairit lokal të produkteve bujqësore dhe u premtoi përkrahje të gjithë fermerëve, kultivuesve të misrit, kultivuesve të fidaneve etj.
 

Marrëveshja në mes të Policisë dhe Prokurorisë | 2014-10-16

 Eshtë bërë një marrëveshje në mes të Policisë së Komunës së Pejës dhe Prokurorisë për tërheqjen e dia automjeteve.Për këto  automjete, që janë tërhequr me marrëveshje nga Policia, Komuna e Pejës ka paguar gjobë prej 435 mijë euro.
 

David Helmik u shpall qytetar nderi i Komunës së Pejës | 2014-10-16

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka shpallur qytetar nderi të Komunës së Pejës, z.David Helmik. Kryetari Muhaxheri tha:"Jemi të nderum për  të shpallur qytetar nderi z.David Helmik.Puna  e tij e ndershme dhe ndihma, që u ka dhënë qytetarëve të Pejës rreth dhjetë vite ka qenë arsyeja për shpalljen e tij qytetar nderi.Pra, jemi të nderum me ardhjen e tij në qytetin tonë."
 

Në përvjetorin e rënies heroike të Adrian Krasniqit | 2014-10-16

 Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Shkumbin Gashi me bashkëpuntorë ishte i pranishëm në përvjetorin e rënies heroike të luftetarit Adrian Krasniqi dhe  vunë kurora lulesh.
 

Njoftim për media | 2014-10-16

 Ju njoftojmë se Grupi i Grave Asambleiste në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës do të fillojnë hapjen e fushatës vetëdisuese me moton”Preventivat e parandalimit të kancerit të gjirit”.
 

Njoftim nga Drejtoria e Bujqësisë ne Pejë | 2014-10-15

 Drejtorati për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi ne bashkëpunim me Grupin Lokal të Veprimit “Agroturizmi” organizojnë Panairin Lokal të Produkteve Lokale.
 

U mbajt takimi i rregullt i Bordit të Drejtorëve | 2014-10-14

 Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri udhëhoqi takimin e rregullt me Drejtorët e Drejtorive Komunale, ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës dhe shumica prej tyre u  aprovuan për procedim të mëtutjeshëm.
 

Njoftim për media | 2014-10-13

Ju njoftojmë të përcillni mbledhjen e nesërme(14.10.2014) të Bordit të rregullt të Drejtorëve të Komunës së Pejës, e cila është e hapur për media dhe mbahet në ora 09:00, në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri.
Mbledhja kryesohet nga Kryetari Muhaxheri.
 

Sqarime per publikun rreth Terbimit dhe vaksionimit oral (ORV) ne kafshe te egra | 2014-10-08

 Projekti EuropeAid/132620/C/SER/XK "Mbështetja për / dhe kontrollin ose çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në Kosovë", ka filluar me daten 04/02/2013 dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetjeteknike dhe fondet për trajnimin dhe lehtësimin e marrjes së mostravetestimin dhe ngritjen e vetëdijes publike për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës (AUV) në zbatimin e programeve të kontrollit  tërbimit dhe të mortajes klasike  të derrit (MKD).
 

Filloj viti Akademik në Universitetin Publik “Haxhi Zeka’’ në Pejë | 2014-10-07

 Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpuntorë vizitoi Universitetin Publik ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë me rastin e fillimit të vitit Akademik 2014-2015.Po ashtu në Universitetin Publik u hap edhe biblioteka me rreth 2000 tituj të librave.Kjo bibliotekë dallon nga bibliotekat tjera, sepse modeli i saj është një ndër modelet e para në tërë Kosovën.Qëllimi i hapjes së kësaj biblioteke është se përveç mësimdhënjes të ketë edhe mësimnxënje.
 

Njoftim nga Drejtoria e Bujqësisë në Pejë | 2014-10-07

 Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për Regjistrues në Regjistrimin e Bujqësisë në Pejë,janë të ftuar në testin  me shkrim i cili do të mbahet ditën e shtunë më 11 tetor 2014.
 

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ndau Certifikata trajnuese për Bizneset e reja | 2014-10-07

 Në organizim të Komunës se Pejës dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Kompaninë Llogarita-ri në Pejë janë mbajtur trajnimet me bizneset e vogla dhe të mesme ne softuer dhe në kontabilitet duke përfshirë 10 lloje të bizneseve si tregti,qendra tregtare,pompa te derivateve,fabrika prodhimi,barnatore,hoteleri,restorante,mobilieri,OJQ,depo doganore e veprimtari tjera.
 

Vazhdon aksioni për grumbullimin e qenëve endacak | 2014-10-03

  Shqetësim  i  qytetarëve te Pejës janë qentë endacak, të cilët i hasim nëpër rrugët e ndryshme të qytetit.Këto ditë në qytetin e Pejës është krijuar ekipa, prej disa personash, të cilët do të merren me grumbullimin e qenëve dhe do t'i vendosin në strehimore.
 

Urimi i Kryetarit të Komunës së Pejës | 2014-10-03

 Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri në emër të Institucioneve të Komunës së Pejës, të gjithë qytetarëve ua uronë festën e Kurban Bajramit.
 

Asfaltimin e rrugës Drelaj-Llutovë ne fazën përfundimtare | 2014-10-03

Drejtori i Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike Ukë Selimaj dhe bashkëpunëtorë te tjerë, kanë vazhduar inspektimin e punimeve në infrastrukturën rrugore,konkretisht në rrugën Drelaj-Llutovë në të cilën është duke u përfunduar shtrirja e asfaltit në gjatësi rreth 1.7 km,me një kosto prej rreth 290 mijë euro nga buxheti i Komunës së Pejës,rrugë kjo që i lidhë katër fshatra të Rugovës.
 

Njoftim për media | 2014-10-03

 Ju njoftojmë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka organizuar takim të nivelit Regjional me Komunat Peje,Klinë,Deçan dhe Istog  të përfaqësuara nga drejtorit e Urbanizmit , Kadastrës dhe Inspekcionit ne trajtimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor dhe trajtimit te ndërtimeve  pa leje.
 

Kryetari z.Gazmend Muhaxheri se bashku me bashkpuntoret vizitoi sot nxenesit e shkolles se muzikes | 2014-10-03

 Kryetari z.Gazmend Muhaxheri se bashku me bashkpuntoret vizitoi sot nxenesit e shkolles se muzikes gjate ushtrimeve per pjesemarrje ne nje koncert qe do te realizohet ne pranveren e ardhshme ne Venecia.
 

Njoftim për media | 2014-10-03

 Ju njoftojmë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka organizuar takim të nivelit Regjional me Komunat Peje,Klinë,Deçan dhe Istog  të përfaqësuara nga drejtorit e Urbanizmit , Kadastrës dhe Inspekcionit ne trajtimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor dhe trajtimit te ndërtimeve  pa leje.
 

Qendra për Jetë të Pavarur festoi 15-të vjetorin e themelimit | 2014-10-01

Qendra për Jetë të Pavarur është themeluar në shtator të vitit 1999.Në këtë qendër janë të rregullt 36 persona, të cilët janë adekuat për këtë qendër.
 

Kryetari Muhaxheri vizitoi qytetin e Barit në Itali | 2014-10-01

 Kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri ka qenë i ftuar nga Kryetari i Odës Ekonomike Italiane në Kosovë z.Vito Gridani për ta vizituar qytetin e Barit.
 

Kryetari Muhaxheri, nderoi jeten dhe vepren e Heroit Kombetar Jusuf Gervalla | 2014-10-01

Sot ishte 69 vjetori i lindjes se Heroit Kombetar Jusuf Gervalla. Kryetari i komunes z.Gazmend Muhaxheri se bashku me bashkpuntoret e ekzekutivit nderoi jeten dhe vepren e tij duke vendosur nje buqete me lule tek busti i tij ne Peje.
 

U inauguruan varrezat Austro-Hungareze ne Peje | 2014-10-01

Me organizimin e Kryqit te Zi Austriak, financimin e Ambasades Austriake ne Kosove dhe të Ambasades Hungareze ne Kosovë dhe më bashkpunimin e sinqert te komunes se Pejes sot u inauguruan punimet e restaurimit te varrezave Austro-Hungareze ne Peje.
 

Njoftim | 2014-09-30

 Ju njoftojmë se do të bëhet inaugurimi i punimeve ne kompleksin e varrezave të vjetra Austro-Hungareze që gjinden në qytetin e Pejës.
 

Mbahet takimi i Kuvendit të Komunës | 2014-09-30

 Kuvendi i Komunës  në Pejë mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Islam Husaj,ku në prezencën e Kryetarit të Komunës,Drejtorëve të drejtorive,mediave dhe qytetarëve të interesuar u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tonë.
 

Inaugurohet shtegu i hekurt ”Via Ferata” në Grykë të Rugovës | 2014-09-29

  Kryetari i Komunës se Pejës z. Gazmend Muhaxheri se bashku me komandantin e KFOR-it Angelo Minelli, komandantin e Policisë se Kosovës Agron Hasanaj dhe disa Drejtor te Drejtorive te Komunës, te dielën me 28 Shtator beri inaugurimin e shtegut te hekurt “Via Ferata” ne gryken e Rugovës.
 

Komuna e Pejës ka mbajtur edicionin e pestë të Panairit të Turizmit “Qëndro për fundjavë – përjeto Pejën” | 2014-09-29

 Komuna e Pejës përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik ka organizuar ka mbajtur edhe këtë vit edicionin e pestë të Panairit të Turizmit,ku ka arritur të mbledh në një vend për dy ditë me radhë të gjitha vlerat dhe bukuritë nga i gjithë regjioni i Dukagjinit duke e arritur p