Drejtoria e Inspekcionit

Selia e Drejtorisë: Objekti i ish-Gjykatës së Qarkut, rr. “Ilir Konushevci”.
Drejtor i Drejtorisë: Salih Zyba


Data e lindjes: 1 janar 1977
Statusi martesor: I martuar

Eksperienca: Shkollën e mesme e ka përfunduar në gjimnazin “Jeta e Re” në Therandë dhe është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, dega Menaxhment dhe Informatikë.
Z. Zyba ka punuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, nga marsi i vitit 2003 deri më 28 nëntor të vitit 2006, kur është larguar nga puna për shkak të aktivitetit politik në protestën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundër negociatave me Serbinë.
Salih Zyba ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Aktiviteti i tij politik është i lidhur me KAN-in, si dhe me Lëvizjen VETËVENDOSJE që nga themelimi i saj.
Nga viti 2013, është i angazhuar në Komunën e Prishtinës, në cilësinë e këshilltarit të Kryetarit të Komunës dhe të drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit.
Salih Zyba ka qenë anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE, në dy mandate.

E-mail: salih.zyba@rks-gov.net
Tel: 038 200 400, lok. 17
 
Orari i punës: 8:00 - 16:00.
Pranimi i palëve: të martën dhe të enjten



Drejtoria e Inspekcionit
 
Mbikëqyrë dhe  inspekton të gjitha dukuritë negative  që  hasen në   territorin e  komunës së Prishtinës;
 
Mbikëqyrë dhe verifikon nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë  kërkesat e akteve komunale;
 
Të ndalojë uzurpimin e paligjshëm të trojeve, ndërtesave dhe objekteve të komunës si dhe të organizojë lirimin e tyre;
 
Përcjellë procesin e ndërtimeve, ndryshimeve, shndërrimeve, si dhe rrënimit të objekteve;
 
Përcjellë rrjetin e ujësjellësit, kyçjet pa leje në rrjet, si dhe parandalimin  e keqpërdorimit të ujit të pijshëm;
 
Mbikëqyrë kyçjet ilegale në rrjetin e kanalizimit publik, ndërhyrjen  (prerjen) e rrugëve publike pa leje, të trotuareve dhe të sipërfaqeve tjera publike;
 
Mbikëqyrë mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve, shesheve, parqeve, varrezave,  tregut të gjelbër, terreneve sportive dhe sipërfaqeve të tjera publike;
 
Mbikëqyrë procesin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, transportit - bartjes së ushqimit,  pajisjeve dhe veglave;
 
Mbikëqyrë  ujin, objektet si dhe aparatet për  furnizimin me ujë të pijshëm;
 
Është përgjegjëse për konfiskimin e  mallit të dyshimtë, të prishur që paraqet rrezik për shëndetin publik  dhe asgjësimin  e tij, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi; 
 
Inspekton hapësirat afariste, objektet, pajisjet dhe mjetet e prodhimit për punimin dhe qarkullimin që e  produkteve  bujqësore;
 
Inspekton veprimtaritë industriale që mund të shkaktojnë ndotjen e  ajrit, dheut dhe ujit, që shkaktohen; 
 
Inspekton dokumentacionin teknik (projektet e ndërtimit, lejet e ndërtimit, inspektimin final të vendndërtimit);
 
Inspekton procesin e  ndërtimit në të gjitha  fazat dhe verifikon  përputhshmërinë  me dokumentacionin ndërtimor;
 
Sigurohet që janë ndërmarrë  masat adekuate  të sigurisë së objekteve në ndërtim, objekteve të tjera përreth dhe komunikacionit;
 
Vërteton  saktësinë dhe origjinalitetin e  dokumentacionit, të cilat investitori duhet t’i ketë në dispozicion  në vendndërtim, në përputhshmëri me ligjin;
 
Përpilon procesverbalet  për gjendjen e punimeve në vendndërtim, duke vlerësuar respektimin e kushteve  të përcaktuara për  ndërtim, cilësinë e punimeve dhe  të materialit  ndërtimor;
 
Merr vendime për ndërprerjen e ndërtimit, në rast t]ë mospërputhjeve me kërkesat e lejes  ndërtimore;
 
Marr vendime për rrënimin e objekteve të ndërtimit, në rast të mospërputhjes me kërkesat e lejes ndërtimore.  
 
Kujdeset që gjendja shëndetësore  të personave të cilët për shkak të veprimtarisë së tyre mund të rrezikojnë  shëndetin e  popullatës;
 
Mbikëqyrë përmbushjen e kushteve sanitare-teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së  lejes ndërtimore, në përputhje me ligjin në fuqi;
 
Në përputhje me ligjin, merr masa  mbrojtëse për shëndetin e popullatës nga veprimi i dëmshëm i produkteve  të duhanit, dhe i pirjes së duhanit;
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave që kanë të bëjnë me kontrollimin shëndetësor të kafshëve, gjërave ushqimore me prejardhje nga kafshët, mishit dhe prodhimeve të mishit, objekteve dhe pajisjeve për prodhimin e mishit, objekteve dhe pajisjeve për prodhimin, ruajtjen dhe shitjen e mishit;
 
Mbikëqyrë dhe kontrollon procesin e  para therjes, therjes dhe pas therjes së kafshëve në përputhje me ligjet në fuqi;
 
Mbikëqyrë ekspozimin e mallrave jashtë lokaleve afariste, ndalimin e shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të  hapësirave publike, vënien e mbishkrimeve, reklamave, vitrinave, objekteve publike dhe higjienike, hoteliere, sallave publike;
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave për vënien e panove dhe të reklamave të të gjitha llojeve;.
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore nga lëmi i komunikacionit dhe të mjeteve  motorike në qarkullimin  publik;
 
Mbikëqyrë, kontrollon dhe marr masa të parapara ligjore, kundër transportuesve ilegalë dhe të atyre që nuk e respektojnë  orarin e  caktuar  nga organi  kompetent;
 
Inspekton  rrugët publike në të cilat  kryhen punimet  rrugore gjatë projektimit, ndërtimit, rikonstruktimit, mirëmbajtjes sinjalizimit  horizontal dhe vertikal;
 
Inspekton zbatimin e planit të menaxhimit të sigurisë  së përgjithshme  rrugore brenda brezit të sigurisë rrugore (projektimit, ndertimit, rikonstruktimit, mirëmbajtjes, sinjalistikes rrugore);
 
Inspekton  transportin  publik urban, urban periferik dhe te mallrave;
 
Inspekton transportin e mbingarkesave boshtore dhe atë jashtë gabariteve të transportuesve të ndryshëm;
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore për zonat e  mbrojtura të natyrës nga  kontaminimi, mbeturinat dhe materiet rrezikshme;
 
Inspekton aktivitetet që shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në ambient dhe identifikon palën përgjegjëse, e cila ka shkaktuar çrregullime;
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore që mbrojnë ujin, ajrin, dheun nga ndotja:
 
Mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore për menaxhimin dhe  eksploatimin e resurseve natyrore (prerja e pyjeve, nxjerrja e rërës nëpër lumenj etj.) nga aspekti i mbrojtjes së ambientit;
 
Inspekton punën e gurthyesve;
 
Monitoron shërbimet publike komunale, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit (menaxhimin e mbeturinave, kanalizimit, ujit dhe shërbimeve tjera publike për parandalimin e ndotjes së ambientit);
 
Është përgjegjëse për planifikimin lokal të ambientit, masat për konservimin e natyrës, masat tjera mbrojtëse ndaj zhurmës, trafikut etj;
 
Sigurohet dhe ndërmerr masa që toka bujqësore të mos shfrytëzohet për qëllime jo bujqësore,
 
Mbikëqyrë  ndarjen e tokës bujqësore nga ndotësit dhe urdhëron  marrjen dhe zbatimin e masave, për mbrojtje nga zjarri në rastet e djegies nga shfrytëzuesi apo pronari i tokës bujqësore;
 
Zbaton masat agroteknike për ruajtjen dhe mbrojtjen e të mbjellave dhe të kulturave tjera;
 
Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
 
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Inspekcionit, është e organizuar në këta sektorë:
 
1. Sektori i Rendit Komunal;
2. Sektori i Ndërtimit;
3. Sektori i Pylltarisë;