Mirësevini në Skenderaj

 

Faqja zyrtare në internet e Komunës së Skenderajt është dritare përmes së cilës qytetarët e komunës sonë, por edhe më gjërë, mund të informohen për punën dhe të arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe të qytetarëve tanë.!

E-maili zyrtar i komunës është:
komuna.skenderaj@rks-gov.net
 
Adresa: Rr. " 28 Nëntori "  pn.  41000 - Skenderaj

 

 

Historiku

Kalimthi nëpër historinë e Skenderajt

Komuna e Skënderajt është një vend i cili daton i banuar që nga kohërat e lashta Ilire e që dëshmohet me dokumentacione arkivore dhe që ka një parahistori të dëshmuar përmes gërmimesh arkeologjike si: Runiku - lokalitet i Neolitit të hershëm dhe të ri, pastaj monumentet mesjetare si Syrigana - kështjellë antike dhe mesjetare; monumenti mesjetar në Tushilë - “Gjytet” (gërmadha) etj.

Më shumë...

Lajme

Kryetari, z. Bekim Jashari, priti në takim, Samuel Paice - Shef i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit nga Ambasada e Britanisë dhe Fiona Henry - Zyrtare për Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë
22 shkurt 2018

Sot, Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, priti në takim, Samuel Paice - Shef i Seksionit të Demokratizimit dhe Sundimit të Ligjit nga Ambasada e Britanisë dhe Fiona Henry - Zyrtare për Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale dhe zhvillimet ekonomike në Komunën e Skenderajt, ndër të tjera u diskutua edhe për planet zhvillimore,sfidat si dhe për prioritetet e qeverisë lokale.

Fiona Henry , e përgëzoi Kryetarin për detyrën duke i dëshiruar sukses dhe një rrugëtim të mbarë në këtë mandat.

Në fund, Kryetari z.Jashari, i nderoi me nga një dhuratë simbolike.

më shumë...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, priti në takim Drejtorin e Shitjes nga Telekomi z. Driton Halili, me bashkëpunëtorë
21 shkurt 2018
Gjatë këtij takimi, ndër të tjera, Drejtori i shitjes, z. Halili, foli për shërbimet që ofron Telekomi dhe mundësit e bashkëpunimit për shërbime cilësore, kështu duke i ofruar komunës një ofertë bashkëpunimi të përgatitur nga Telekomi, e cila sipas tij do t’i shërbej Komunës së Skenderajt për shërbime efikase.
Kryetari Jashari, e falënderoi për bashkëpunimin dhe theksoi që gjithmonë do të jetë i hapur për bashkëpunim në shërbimet që janë në interes të qytetarëve të Komunës së Skenderajt. më shumë...

Jashari, priti në një takim veprimtarin Cen Desku dhe Fetah Bekolli
21 shkurt 2018
Sot, Kryetari, z. Bekim Jashari, priti në takim për një vizitë urimi, veprimtarët e palodhshëm, Cen Desku, Fetah Bekolli dhe Ajnishahe Halimi, të cilët e uruan Kryetarin Jashari, duke i dëshiruar mbarësi dhe suksese në punën e tij.

 

 
më shumë...

Përkujtohet dëshmori Selman Vojvoda, në 28 vjetorin e rënies së tij
20 shkurt 2018
Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, z. Nuredin Lushtaku, drejtorë komunal, të parin e Policisë së Skenderajt, Toger Basri Durmishi, asambleistë, dhe të tjerë. Bënë nderim dhe vendosën lule te varri i dëshmorit Selman Vojvoda, për të kujtuar veprën e tij, me rastin e 28 vjetorit të rënies.

më shumë...

Kryetari Jashari, nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrin, Lekaj, për financimin e prokjekteve
20 shkurt 2018
Kryetari Jashari, nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrin, Lekaj, për financimin e prokjekteve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, priti në takim ministrin e Infrastrukturës, z. Pal Lekaj me bashkëpunëtorë. Në këtë takim u nënshkrua memorandum mirëkuptimi për mbështetjen e projekteve infrastrukturore.
Marrëveshje kjo që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Skenderajt dhe shumë e rëndësishme për qytetarët e komunës së Skenderajt. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve Kryetari i Skenderajt, z. Jashari, e falënderoi ministrin z. Lekaj, dhe theksoi se kjo mbështetje nga ministra e infrastrukturës ka rëndësi të madhe për Skenderajn dhe qytetarët tanë, të cilët janë edhe përfitues të këtyre projekteve, poashtu theksoi se marrëveshja e nënshkruar sot, është një nisje e mirë drejtë realizimit të projekteve të Skenderajt.

Ministri Lekaj, theksoi që“ Ndihem mirë që sot jam në Drenicë, pasi që Drenica është simbol i rezistencës, dhe është rreshtuar drejtë në historinë e lavdishme të popullit shqiptar, prandaj është ndjenjë e mirë që sot jemi te kryetari i Skenderajt, dhe që arritëm ta nënshkruajmë një memorandum mirëkuptimi.

 

më shumë...

 

Hyrja


Lajmet e fundit

Statuti-i-komunes-(1).jpg

Komuna Online


      REGJISTRIMI  I  BUJQËSISË


Anketë

SkenderajAnketa2 Çka mendoni për uebfaqen e re të Komunës ?

Promovimi i të drejtave gjuhësore në Kosovë