Republika e Kosoves

Gjilan

Administratë

Drejtoreshë: Doruntina Hasani 

E-mail: doruntina.e.hasani@rks-gov.net

Tel/fix: 0280 324 257 / 044 696 685

BIOGRAFIA

Doruntina Hasani, u lind më 23 Nëntor të vitit 1992 në Gjilan.

Znj. Hasani mban titullin Juriste e Diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës „Hasan Prishtina“ dhe si rrjedhojë e rezultateve të shkëlqyera në studime, është shpërblyer me mirënjohje nga po ky Universitet si Studente e Dalluar e gjeneratës 2012-2016.

Në vitin 2015, ka ndjekur programin tetë mujor të mentorimit për studentet e dalluara të Shkencave Juridike, organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe OSBE, për studentet e dalluara të drejtësisë që synojnë të merren me profesionin e avokatisë.

Në vitin 2016, ka kryer një praktikë tre (3) mujore në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Menjëherë pas përfundimit të studimeve, respektivisht në Korrik të vitit 2016, ka filluar punën në Zyrën Përmbarimore “Pacta Sunt Servanda”, në cilësi të Juristes, në të cilën ka qenë e angazhuar për dy vite e gjysmë.

Në Janar te vitit 2019, ka përfunduar suksesshëm provimin e Jurisprudencës.

Në mesin e muajit Shkurt të vitit 2019, ka filluar punën në pozitën e Zyrtares Ligjore, në kompaninë: Albimi LTD dhe Newco Integj LLC, duke ushtruar në të njejtën kohë edhe detyrën e menaxhimit të burimeve njerëzore, në këto kompani.

Doruntina Hasani, në vazhdimësi ka ofruar këshilla juridike dhe ka përfaqësuar suksesshëm persona fizikë dhe juridikë pranë Gjykatave dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës, në cështje dhe konteste të ndryshme juridike.

Nga Prill të vitit 2021, është emëruar Këshilltare Politike për Cështje Ligjore në Kabinetin e Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, pozitë të cilën e ka ushtruar deri në fund të muajit Janar të vitit 2022.

Doruntina Hasani ka qenë anëtare e grupit punues për plotësim – ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Projektligjit për Sistemin e Menaxhimit të Performancës së Komunave dhe Grantit të Bazuar në performancë, si dhe grupit punues për analizën e politikave për menaxhimin e popullsisë së qenve endacakë në Komunat e Republikës së Kosovës.

Më dt. 01.02.2022, është emëruar Drejtoreshë në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme të Komunës së Gjilanit, nga Kryteari i Komunës z. Alban Hyseni.


Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, synim kryesor ka ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, efikase dhe transparente për të gjithë qytetarët

Zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi nga fushëveprimtaria e saj

Kryen shërbimet që kanë të bëjnë me punët e Sektorit të Gjendjes Civile, Qendrës për Shërbim me Qytetarë dhe Shërbimit të Autoparkut

Sektori i Gjendjes Civile kryen veprime administrative të gjendjes civile siç janë: plotësimi, përditësimi dhe administrimi i regjistrave të gjendjes civile, zhvillimi i procedurave administrative, mbajtja e akteve të gjendjes civile, lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile si dhe veprimeve tjera juridike administrative në pajtim me legjislacionin në fuqi

Qendra për Shërbim me Qytetarë kryen veprime administrative siç janë: pranimi i kërkesave të ndryshme nga palët dhe adresimi i tyre në Drejtoritë /Njësitë/Zyrat përkatëse për shqyrtim dhe zgjidhjen e tyre,

Njofton palët për përgjigje në kërkesat e tyre

Shërbimi i autoparkut kryen shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe funksionimin e tij, ku përfshihet menaxhimi i parkut të automjeteve, kujdesi për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare etj.

Cakton objektivat në pajtim me strategjinë dhe planin e drejtorisë si dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për të përmbushur këto objektiva

Menaxhon stafin dhe buxhetin e drejtorisë dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit

Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime si dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë

Zhvillon dhe mbikëqyre politikat për aftësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore në drejtori

Si dhe shumë aktivitete të tjera që paraqesin shtyllat bazike përmes së cilave qytetarët do të marrin shërbime cilësore dhe të shpejta administrative në Komunë.