Republika e Kosoves

Gjilan

Arsim

Drejtorershë: Albana Demiri

E-mail: albana.demiri@rks-gov.net

Numri i telefonit: +383 48 307 086

Biografia

Albana u lind më 14 korrik 1992 në Kamenicë.

Shkollimin e mesëm e përfundoi në SHMT “Mehmet Isai” në Gjilan, drejtimi Komunikacion Rrugor.

Në vitin 2015 përfundoi studimet bachelor në kolegjin “Fama”, në drejtimin Psikologji e Përgjithshme, ndërsa studimet postdiplomike i përfundoi në vitin 2017, në drejtimin Psikologji Shkollore dhe Këshillim, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Si studente, nga viti akademik 2013-2014 ka qenë e angazhuar në projekte dhe hulumtime kualitative në organizata të ndryshme.

Prej vitit 2016 deri në vitin 2018 ka punuar si asistente e dy fëmijëve me nevoja të veçanta.

Nga viti 2017 deri në vitin 2021 ka punuar si psikologe në shkollën private “Hello Academy of Education”, ku për herë të parë në sistemin arsimor sjell edukimin emocional dhe social për nxënësit dhe komunitetin, duke mundësuar programe të veçanta të intervenimit për sistemin shkollor edukativ, në bashkëpunim me prindërit dhe komunitetin me supervizim ndërkombëtar.

Duke i dhënë rëndësi të veçantë shëndetit mendor të nxënësve dhe futjes së qasjes këshilluese në shkollë, programet e ofruara në shkollë ishin: Seancat grupore, seancat individuale, sociodrama, programet për parandalimin e dhunës, kryesisht në parandalimin e bullizmit si dhe edukimin tek nxënësit në shkollë.

Gjatë viteve 2017-2019 ndjek shkollimin e mëtutjeshëm në terapinë e lojës, terapinë e rërës, terapinë ekspresive dhe në studime kualitative.

Përgjatë viteve 2019-2020, edukohet në programin për “Terapi këshillimi me fëmijë dhe adoleshentë nga shkolla e Diakonisë së Berlinit, program i cili ishte me module të ndara, në Psikiatrinë sociale, grupet e ndihmës dhe vetëndihmës, terapia sistematike, terapia familjare, terapia grupore, trajtimi i varësive, terapia geshtalt dhe psikodrama.

Pas kësaj Albana licensohet si këshilluese në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare.

Duke u vetëdijesuar familjet dhe shoqëria për rëndësinë e këshillimit Psikologjik dhe duke u rritur kërkesa dhe nevoja për këshillime të tilla, në vitin 2020 Albana si psikologe dhe terapiste hap Qendrën e saj të parë këshilluese “MIND Garden” në Gjilan, me ofrimin e shërbimeve psikologjike për fëmijë, adoleshentë, familje etj.

Në vitin 2021 licensohet nga Ministria e Shëndetësisë si Psikologe Klinike.

Në mënyrë të vazhdueshme ndjek trajnime vendore dhe ndërkombëtare.

Me 14 shtator është emëruar Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan.

Albana jeton në Gjilan.

………………………………………………………

Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

Menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë

Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore

Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i

Pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar në institucionet arsimore të komunës

Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsultim me MASHT-in

Mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune

Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve në pajtim me parimet e mos diskriminimit

Regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT

Nxitë barazinë në mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar dhe të mesëm

Regjistrimi, inspektimi i shëndetit publik dhe sigurisë si dhe licencimi i institucioneve arsimore parashkollore në pajtim me ligjin

Respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre

Identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me ligjet aplikative

Bënë trajnimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT-i

Përkujdeset për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës

Përkujdeset për zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal

Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT

Përgatitja, miratimi dhe implementimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e Mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit si dhe masat disiplinore

Miratimi i pushimeve lokale të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës dhe miratimin e rregullave të shkollës

Merr vendim për rritjen e numrit të institucioneve parashkollore, shkollave fillore, të mesme dhe speciale në nivel të komunës

Merr vendim për ankesat ndaj organeve drejtuese të institucioneve arsimore të parapara me ligj

Miraton rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e Këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorëve për këto rregullore

Në marrëveshje me MASHT-in, miraton rregulloret për themelimin shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0, 1, 2 dhe 3 në komunë

Nxitë bashkëpunimin midis mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore si dhe midis institucioneve arsimore dhe familjes

Bashkëpunon me drejtoritë tjera të arsimit të komunave tjera në projekte të përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla

Përcakton zonat specifike të mbulimit nga shkollat në nivel komunal

Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike si dhe bënë sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien fizike të nxënësve, duke përfshirë ujin e freskët, ambiente banjash dhe shërbime shëndetësore

Merr masa për të siguruar që ambienti rrethues urban apo rural, në të cilin është e vendosur shkolla, është në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një mjedis të sigurt në oborrin e shkollës

Arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në rrugë, fusha, të nxisë shtimin e shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë

Shqyrton vazhdimisht masat e marra për realizimin e arsimit special, në realizimin e kësaj detyre në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme, drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera Komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special

Bënë vlerësimin e nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj

Propozimi për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional

Propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale

Ushtron edhe kompetenca tjera të cilat i bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror.