Republika e Kosoves

Gjilan

Bujqësi dhe Pylltari

Drejtor: Vahid Aliu, u.d.

……………………………….

Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

Kompetencat e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari janë:

Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Institucionet tjera relevante ushtron përgjegjësi që i ka komuna në lëmin e bujqësisë në kuptim të gjerë, pylltarisë, resurseve natyrore dhe zhvillimit rural

Përcjell dhe koordinon zbatimin e ligjeve në lëmin e bujqësisë duke përfshirë prodhimtarinë bimore, blegtorale, resurset natyrore, dhe zhvillimin rural në territorin e komunës

Bënë nxitjen dhe inkurajimin e fermerëve për të investuar në rritjen e kapacitete të tyre bujqësore

Organizon seminare, këshillime etj me qellim të formimit profesional të fermerëve

Organizon vizita studimore për fermerët, brenda dhe jashtë vendit për këmbimin e përvojave të tyre

Merr masa për vetëdijesimin e institucioneve relevante për rendësin që ka bujqësia për zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit, zvogëlimin e problemeve sociale; sigurimin e ushqimit të mjaftueshëm, të freskëte dhe cilësor, sigurimin e lëndëve të para për zhvillimin e industrisë ushqimore, për përmirësimin e bilancit tregtarë si dhe mënyrën se si duhet qasur asaj

Mban evidentë për tokat bujqësore, llojet dhe sipërfaqet me kultura bujqësore, llojet kategoritë dhe numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake shoqëritë e bletëve etj.

Analizon potencialin e fermerëve, nevojat dhe mundësit e zhvillimit të mëtejmë të tyre, rekomandon masat adekuate dhe hulumton mundësit për mbështetje profesionale, administrative dhe materiale

Hulumton mundësit për sigurimin e tregut për tërë prodhimtarinë bujqësore

Përkujdeset të sigurojë që toka bujqësore të shfrytëzohet për prodhimtari të qëndrueshme bujqësore

Në rastet e domosdoshme të ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore (të përkohshëm ose të përhershëm) drejtoria cakton taksën e nevojshme në harmoni me ligjin

Ndërmerr masa për mbrojtjen e prodhimtarisë bujqësore nga fatkeqësitë elementare (vërshimet, breshëri, zjarri, pandemitë etj)

Në rast fatkeqësie elementare bënë vlerësimin e dëmit dhe propozon rekomandime për masat e mëtejme

Rregullon mbarështimin e qeneve endacak, aktivitetet rreth zhdukjeve të insekteve të dëmshme, sëmundjeve të bimëve, kafshëve si dhe organizimin e gjuetisë në territorin e komunës

Koordinon dhe bashkëvepron me OJQ dhe kooperativa që kanë aktivitet bujqësor

Bën projekte dhe hulumton donator për realizimin e tyre

Në bashkëpunim me drejtorinë e inspekcionit bënë mbrojtjen e tokave bujqësore, pyjeve si dhe resurset e tjera natyre, shëndetit të kafshëve etj.

Kujdeset për zhvillimin e turizmit rural

Kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e komunës në lëminin e bujqësisë, pylltarisë dhe resurseve natyrore.