Republika e Kosoves

Gjilan

Kadastër, Gjeodezi, Pronë

Drejtor: Bekim Salihu

Email: bekim.a.salihu@rks-gov.net
Numri telefonit: 044 823 426

BIOGRAFIA

Bekim Salihu u lind më 20.10.1994, në Gjilan.

Arsimimi

Shkolla e mesme Gjimazi  “Zenel Hajdini” Gjilan, drejtimi i Përgjithshem (2013)

-Fakulteti i ndërtimtarisë dhe arkitektures, Departamenti i  Gjeodezise    ( 2019)

Trajnimet

QGIS Training Course by Geo-SEE Institute-QGIS 3.0 Level

Përvoja në punë

Urban Metropol- Inxhinier i gjeodezisë në kuadër të projektit për Rindërtimin e Kadastrit (RIK-UT). Në këtë kompani ka punuar 13 muaj.

Inxhinier i gjeodezisë në kompaninë gjeodezike “NEWS”. Në këtë kompani ka punuar  12 muaj.

Inxhinier i gjeodezisë në kompaninë gjeodezike “ProGis ”. Në këtë kompani ka punuar  24 muaj.

Gjuhët e huaja: 

Gjuhën angleze e zotëron mirë në të folur dhe në të shkruar

Aftësi kompjuterike dhe kompetenca

Salihu posedon njohuri shumë të mira për përdorimin e paketës se Office-it, Softvereve si: Auto Cad, Geo Media, Arc Map, QGIS, etj.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

Ofron shërbime profesionale dhe shërbime të tjera subjekteve të ndryshme mban evidencën për emërtimet e vendbanimeve, rrugëve, shesheve si dhe numrat e objekteve dhe shtëpive

Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetën referuese homogjene, për sigurimin e hartave orto–foto, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën

Bën vlerësimin e pronës sipas kritereve dhe standardeve dhe rregulloreve në fuqi

Sigurimi i zotërimit të tokës, reduktimin e kontesteve për tokën

Përmirësimin e transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në taksimin e tokave

Planifikimi i rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese

Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale)

Azhurnimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat e dhëna për transformim

Shërbimet e mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës

Ndarjen e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e eksproprijimit dhe kryen procedurat rreth eksproprijimit të tokës

Inspektimin e sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa

Regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe regjistrimin e tokës komunale

Zhvillon procedurat e regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe zhvillon procedurat e regjistrimit sipas kërkesës së palëve

Bën korrigjimin e regjistrit sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi lidhur me regjistrimin e pronës

Azhurnimi e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor, azhurnimi i regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni

Kryen procedurat rreth transaksioneve të pronës publike dhe kryen procedurat e blerjes dhe shitjes së pronës për komunën

Shqyrton dhe kryen procedurat administrative, për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm

Mbron pronën komunale – publike nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat lidhur me këtë çështje

Bën vërtetimin dhe zbaton shitblerjen e pasurisë së patundshme

Kryen procedurat rreth dhënies së tokës për ndërtim

Bën regjistrimin e ndërtesave kolektive dhe organizon mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta të ndërtesave kolektive

Lidhë kontrata mbi dhënien me qira të tokës ndërtimore

Udhëheq me kadastrën etazh të banesave dhe menaxhon me banesat dhe objektet të tjera të komunës dhe mbanë evidencën për to

Kryen procedurat për vërtetimin e transaksioneve dhe regjistrimin e tyre në librat etazh

Bën programin dhe organizon mirëmbajtjen e vijueshme dhe punëve të tjera investive të banimit

Përgatit specifikacione, propozime për tender, për kryerjen e punëve që bëjnë pjesë në sferën e drejtorisë

Cakton tarifat për shërbimet që ofron, nëse ndryshe nuk janë të përcaktuara me ligj dhe

Shtron kompetenca të tjera të parapara me ligj, të deleguara nga pushteti qendror.