Komitetet
Kuvendi i Komunës themelon komitete të përhershme si:
- Komiteti për Politikë e Financa
- Komiteti për Komunitete
Në pajtim me nenin 51.2 të LVL, Kuvendi Komunës formon edhe komitete tjera të nevojshme:
- Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
- Komiteti për Arsim
- Komiteti për Zhvillim Ekonomik dhe Agrokulturë
- Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
- Komiteti për Shërbime Publike, Banim, Mbrojtje dhe Shpëtim
- Komiteti për Kulturë, Rini dhe Sport
- Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
- Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar
- Komiteti për Barazi Gjinore
- Komiteti Konsultativ i Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor (trupë e jashtme e Kuvendit).
Mbedhjet e Kuvendit të Komunës dhe Komiteteve janë të hapura për publikun, përveç në rastet kur parashihet ndryshe.
Çdo anëtar i publikut, i cili merr pjesë në Kuvendin e Komunës dhe Komitete, me lejen e kryesuesit të takimit, mund të bëjë pyetje dhe t’i drejtohet mbledhjes.
Të gjithë anëtarët e KPF duhet të zgjedhën nga radha e anëtarëve të Kuvendit, ku duhet të pasqyrohet raporti i përfaqësimit të partive politike dhe përfaqësimi gjinor.
Anëtarët e KPF nuk kanë të drejtë të jenë edhe anëtarë të komiteteve tjera.
Mbledhjet e KPF kryesohen nga kryesuesi i Kuvendit.
Anëtarët e Komitetit për Komunitete zgjedhën nga anëtarët e Kuvendit përfaqësuesit e komuniteteve.