Republika e Kosoves

Gjilan

Mbrojtje dhe Shpëtim

Drejtor: Bejtullah Osmani 

E-mail: bejtullah.osmani@rks-gov.net

Tel: 045 667 250

BIOGRAFIA

Profesioni: Epror ushtarak në pension.

U lind më 22 dhjetor të vitit 1967, në Përlepnicë të Gjilanit.

Në vendlindje ka kryer shkollën fillore, ndërsa në Gjilan e ka përfunduar gjimnazin.

Ne vitin 1988 ka regjistruar Fakultetin Filologjik – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Prej vitit 1990 deri në 1998 ka emigruar në Zvicër.

Në qershor të vitit 1998 është kthyer në Kosovë për t’iu bashkangjitur radhëve të UÇK-së në ZOSH, pastaj në nëntor në ZOK deri në përfundim të luftës.

Ka shërbyer për 20 vite si ushtarak në pozita të ndryshme, fillimisht në UÇK dhe më pastaj në TMK dhe FSK deri në pensionim.

Përgjatë gjithë kohës i ka shërbyer atdheut, ku ka  kryer me përgjegjësi detyrat e caktuara, si anëtar i Shtabit të UÇK-së në ZOK, shef i Shtabit të Batalionit 16 Gardist në Z6M të TMK-së dhe Rr. Major në Batalionin e Parë të FSK-së.

Me 22 dhjetor të 2017 është pensionuar sipas ligjit për pensionim të pjesëtarëve të FSK-së.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

sistemimi i qytetarëve në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë

vlerësimi i rrezikshmërisë për territorin e Komunës

Kompetencat e DMSH në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera

vështrimi, lajmërimi dhe alarmimi i popullsisë për kërcënim rreziku

organizimi dhe mirëmbajtja e mjeteve për alarmim, në përputhje me sistemin unik të alarmimit

organizimi-funksionimi i ndërlidhjeve për nevoja të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, në përputhje me sistemin unik të ndërlidhjes

planifikimi dhe realizimi i masave për mbrojtje dhe shpëtim

vlerësimi i rrezikut dhe hartimi i planeve për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera

themelimi i komitetit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, organizimi i komiteteve, njësive dhe i shërbimeve të forcave për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe i forcave të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë

sigurimi i mjeteve urgjente për strehim të përkohshëm në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera

realizimi i programeve të aftësimit

harmonizimi i planeve dhe përgatitjeve të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë me komunat fqinje

organizimi, zhvillimi dhe udhëheqja e mbrojtjes personale dhe reciproke

bashkëpunon me komunat tjera, gjatë realizimit të detyrave të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera dhe mund t’i bashkojnë mjetet dhe shërbimet për realizimin e çështjeve të përbashkëta në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera,

DMSH-ja është përgjegjëse për realizimin e detyrave profesionale dhe administrative në lëmin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera

harton planin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në pajtim me udhëzimet administrative të organit kompetent qeveritar

vlerëson rrezikshmërinë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim, ndërmerr masa parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera

propozon formimin e njësive për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe kryen plotësimin e tyre më obligues dhe kompleton ato me mjete adekuate për veprim në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera

përgatit programet për aftësim, në pajtim me organin qeveritar

kujdeset për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale për raste të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera

organizon funksionimin e sistemit të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit

kryen edhe punë të tjera nga lëmi i mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në bashkëpunim me organet kompetente të komunës dhe qeverisë.

DMSH me institucionet tjera në komunë ushtron këto kompetenca:

kujdeset për realizimin e përgatitjeve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë

udhëheq mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmën në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera

për udhëheqjen profesionale – operative të forcave për mbrojtje shpëtim dhe ndihmë, organi nga alineja 10.3. e këtij neni, emëron komandantin dhe komitetin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, si dhe

miraton planet e mbrojtjes, shpëtimit dhe të ndihmës.

Kompetencat e DMSH në sferën e mbrojtjes nga zjarri janë:

merr të gjitha masat e veçanta për mbrojtjen nga zjarri, kujdeset për zbatimin dhe përparimin e masave të mbrojtjes nga zjarri

i propozon Kuvendit të Komunës nxjerrjen e planit për mbrojtje nga zjarri, në mbështetje të vlerësimit të rrezikut nga zjarri në pajtim me udhëzimet e lëshuara nga ministria

i propozon Kuvendit të Komunës me qëllim të përcjelljes dhe të zbatimit të planit të mbrojtjes nga zjarri, që së paku një herë në vit duhet të shqyrtoi përmbajtjen e tij, të vlerësojë përputhshmërinë e këtij plani me planin e ri urbanistik, me ndryshimet ndërtimore, qëllimet ndërtimore dhe të ngjashme

përcjellin realizimin financiar të mjeteve të parapara për mbrojtje nga zjarri

organizon punën e shërbimit të oxhaktarëve si dhe kryen mbikëqyrjen e punës të shërbimit të oxhaktarëve

kërkon ndihmë profesionale nga departamenti lidhur me shërbimin e zjarrfikësve

mbanë evidencën e përcaktuar dhe informon organet qendrore kompetente mbi kryerjen e detyrave nga fushëveprimi i vet

merr masa të mbrojtëse të shërbimit të zjarrfikësve

harmonizon planin e mbrojtjes nga zjarri në pajtim me ligjin

harton rregulloren për mbrojtje nga zjarri dhe i propozon për miratim në Kuvendin e Komunës

e drejta për të obliguar organizatat e autorizuara që të harmonizojnë veprimtarinë e tyre, me dispozitat e atyre udhëzimeve përkatëse

bashkëpunimi dhe organizimi i punës me organet e sigurisë në komunë, me KFOR-in, policinë dhe forcat e sigurisë; Në sferën e parandalimit të zjarreve

bashkëpunimi me: organizatat joqeveritare-institucionet shëndetësore, lokalitetet urbane dhe rurale në rastet e fatkeqësive elementare si: zjarreve, vërshimeve, tërmeteve si dhe në rastet tjera ku paraqitet nevoja

në rastet e jashtëzakonshme i propozon kryetarit të Komunës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si dhe propozon urdhëresa dhe masa tjera administrative në rastet e gjendjes së vështirë nga kushtet klimatike, me qëllim të tejkalimit të situatës

bashkëpunon me shërbimin e zjarrfikësve dhe zyrën për parandalimin e zjarrit

bën dokumentacionin përkatës për pajisjen e qytetarëve me lejet për armë sportive, mban evidencë në lidhje me dokumentacionin përkatës

mbikëqyrë objektet e komunës dhe angazhon personelin për sigurimin e objekteve nga brenda ose në formë të kontraktimit nga jashtë.