Republika e Kosoves

Gjilan

Qyteti

Gjilani gjendet në pjesën lindore të Kosovës dhe është njëra nga shtatë komunat e mëdha të Republikës.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, komuna e Gjilanit ka mbi 90 mijë banorë. Rreth 35 mijë të tjerë llogaritet se jetojnë në diasporë.

Hapësira e komunës shtrihet në 392 km/2 dhe përbëhet prej 42 zonave kadastrale.

Gjilani është larg nga Prishtina, kryeqendra e Kosovës, 46 kilometra, nga Kamenica – 27 km, nga Vitia – 22 km, nga Artana – rreth 25 kilometra.

Njëherazi, Gjilani është edhe qendër e rëndësishme e mikro-regjionit të lindjes.

Me komunat e regjionit kufizohet, në juglindje me Preshevën (33 km) dhe Kumanovën (53), ndërsa në lindje – me Bujanocin (40 km).

Komuna e Gjilanit, është binjakëzuar me komunat Yildirim (Turqi), Kukës (Shqipëri), Ipper (Belgjikë), Luterbah (Francë) dhe të tjera.

Komuna e Gjilanit është fituese e çmimit “Diploma Evropiane” (2005) që e ndan Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e çmimit “The Best City Model Award” në panairin e Cyrihut (maj 2015) dhe të tjerë.

Komuna e Gjilanit është pranuar në Konventën e Kryetarëve të Parlamentit Evropian (tetor 2015).

Shënime të tjera, më të hollësishme, për komunën e Gjilanit, mund të gjeni në linkat përkatës, të radhitur në anën e majtë.