Republika e Kosoves

Gjilan

Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

 

……………………………………………………………………………………………………………………….

Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

Hartimi i strategjisë për kujdesin parësor shëndetësor që përfshinë: promovimin, parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe lëndimeve, edukimin shëndetësor, imunizimin

Diagnostifikimi i parë dhe kujdesi themelor shëndetësor, përfshirë dhe ndërhyrje kirurgjike të vogla; promovimin e shëndetit oral dhe kujdesit themelor stomatologjik

Kujdesi shëndetësor mendor të bazuar në bashkësi

Sigurimi i ushqimit dhe ujit cilësor

Sigurimi i ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit sipas standardit të specifikuar nga ministria përkatëse

Kkryerja e shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, përmes aktiviteteve të qendrës për punë sociale ose duke siguruar financim apo ndonjë ndihmë tjetër materiale për organizatat joqeveritare që merren me këtë veprimtari

 

Kjo drejtori ka edhe këto kompetenca:

Vlerëson nevojat lokale; vendos objektivave lokale për KPSH

Zhvillon buxhetin bazuar në nevojat lokale duke iu përmbajtur udhëzimeve nga MSH

Vendos dhe mbledh bashkë-pagesat, liron kategoritë e caktuara të shoqërisë; brenda kornizës së caktuar nga MSH

Siguron ofrimin e shërbimeve shëndetësore

Raporton mbi të arriturat e objektivave të përcaktuara kryetarit të Komunës dhe Kuvendit të Komunë

Zhvillon, monitoron dhe zbaton rregulloret ekzistuese që i lëshon MSH dhe DSHMS

Zbaton normat dhe standardet e infrastrukturës, burimeve njerëzore të aprovuar nga MSH

Kujdeset për strehim social të personave brenda komunës

Monitoron dhe bashkëpunon me QPS në Komunë rreth përkujdesjes së rasteve sociale të popullatës së Komunës

Bashkëpunon me MSH, vendos dhe zbaton politikat e mbrojtjes së kategorive të fëmijëve të rrezikuar dhe te gjitha kategoritë tjera të fëmijëve, përmes QPS, në nivelin lokal dhe

Ushtron edhe kompetencat tjera që dalin nga ligjet e veçanta, statut të komunës, akte nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror;

 

Gjithashtu, kjo drejtori ushtron kompetenca në drejtim të:

Mbikëqyrjes së situatës epidemiologjike në nivel të komunës

Mbledh dhe analizon informatat në nivel lokal

Shërbimi me informata për të përcaktuar prioritetet lokale dhe objektivat, konform strategjisë së kujdesit primar shëndetësor

Shërbimi me të dhënat e nivelit të qarkut dhe të Kosovës, për të analizuar kualitetin e shërbimeve dhe përdorimin efektiv të burimeve

Marrja e masave të mbrojtjes shëndetësore që kanë të bëjnë me: sigurimin e ujit, higjienës, ushqimit të sigurt dhe nutricionit dhe aktivitetet e dezinfektimit dhe deratizimit

Koordinimi dhe mbikëqyrja e punës së QKMF, QMF dhe ambulancave

Ndërmerr fushata sensibilizuese me Organizata Qeveritare dhe jo Qeveritare dhe harton marrëveshje me këto

Raporton për ofrimin e shërbime dhe të arriturat komunale në këtë lëmi

Caktimi i niveleve të qirasë dhe t’i vendosin nivelet e lirimit nga pagesa e qirasë për objektet ne pronësi

Propozimi që t’i vendosë lirimet për shërbime ndaj qytetarëve nëse skemat janë bazuar mbi kriteret e objektivit të hapur ndaj publikut dhe në pajtueshmëri me ligjin aplikativ

Marrja e hapave për të identifikuar natyrën dhe përmasat e nevojës për shërbime sociale dhe familjare, brenda territorit të Komunës

Përgatitja e planeve vjetore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve sociale dhe familjare dhe mbajtja e shënimeve statistikore

Koordinon dhe mbikëqyr punën e Qendrës për Punë Sociale

Përkujdeset për sigurimin e strehimit për të pastrehët

Bën regjistrimin dhe licencimin e qendrave për përkujdesje, punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e profesionistëve të mirëqenies sociale

…………………….

Shëndetësia primare është e organizuar mbi bazën e konceptit të Mjekësisë Familjare (MF). Në këtë strukturë hyjnë QKMF, 12 QMF, 10 AMF, 3 AMF mobile. Shërbimet janë të organizuara në njësi të posaçme punuese dhe objekte që kanë një shtrirje të mirë territoriale. Numri i punëtorëve në Kujdesin Primar Shëndetësor (KPSH) është 284, përfshirë edhe punëtorët jo shëndetësorë. KPSH brenda një viti ofron shërbime shëndetësore për rreth 165.000 qytetarë, numër ky i cili nga viti në vit shënon rritje.