Republika e Kosoves

Gjilan

Shërbime Publike

Drejtor: Mentor Mihovci

E-mail: mentor.mihovci@rks-gov.net

Tel: 044 132 299

BIOGRAFIA

Mentor Mihovci u lind më 5 dhjetor 1979, në Lajçiq – Komuna e Kamenicës.

Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Gjilan, ndërkaq në vitin 2009 ka mbaruar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – Drejtimi i Komunikacionit, në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2010 është punësuar në pozitën inspektor i transportit në Drejtorinë e Inspekcionit, Komuna e Gjilanit, pozitë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.

Gjatë viteve 2012-2013, është angazhuar edhe si anëtar i Komisionit të Planit të Mobilitetit për Komunën e Gjilanit, në cilësinë e ekspertit të komunikacionit në bashkëpunim me USAID-in.

Në vitin 2012, është caktuar në Gjykatën e Komunale në Gjilan në cilësinë e ekspertit gjyqësor nga lëmia e makinerisë – drejtimi i komunikacionit, për kryerjen e ekspertizave të rasteve nga komunikacioni.

Në vitin 2013 është emëruar drejtor i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, derisa gjatë kësaj periudhe ka qenë i angazhuar edhe në pozitën e udhëheqësit të kontrollave teknike të automjeteve në N.T.SH. “Kamberi”.

Në vitin 2014, ka qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht i angazhuar edhe si koordinator i Nënkomitetit për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në LVV – Qendra Gjilan.

Në vitin 2016 ka themeluar biznesin e tij “MM – TERM” SH.P.K. Gjilan.

Jeton në Gjilan, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

………………………………………..

Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

Përcakton dhe mbikëqyrë ofrimin e shërbimeve publike lokale, duke përfshirë:

furnizimin me ujë, rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

organizon mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve dhe trotuareve në qytet dhe fshatra

organizon mirëmbajtjen dhe debllokimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe planet për ngrohtoret lokale

organizon sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, hapësirave gjelbëruese, hapësirave publike dhe varrezave

koordinon aktivitetin dhe jep pëlqimin veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve dhe mallrave për kompanitë publike dhe shoqatat e taksive individual dhe operatorët juridikë

cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve

bën menaxhimin e shërbimit “Merimangë”, sipas rregullores, si dhe organizon procedurat për ankand publik për automjetet e konfiskuara, që kalojnë afatin e paraparë me ligj

bashkëpunon me policinë për rregullimin e komunikacionit dhe ngritjen e sigurisë në komunikacion, në veçanti afër shkollave dhe institucioneve parashkollore

bën sinjalizimin vertikal dhe horizontal të rrugëve ekzistuese dhe rregullon komunikacionin në qytet

bën mbylljen e rrugëve për shfrytëzimin e tyre në raste të veçanta (festa shtetërore, punë të veçanta në interes të shtetit dhe komunës dhe punë të ngjashme)

bashkëpunon me kompanitë që ofrojnë shërbime rreth përcaktimit të çmimeve të ujit, të lidhjeve, ndërhyrjeve teknike dhe mbikëqyrjen e orarit të reduktimeve

bën furnizimin me ujë të pijshëm me cisterna dhe rezervarë të veçantë

jep pëlqim-leje për shfrytëzimin e hapësirave publike, kujdeset për mirëmbajtjen e sipërfaqeve gjelbëruese, parkingjeve dhe hapësirave tjera publike

mbikëqyrë realizimin e punëve për rregullimin e gjelbërimit dhe shqyrton kërkesat e ndryshme

është përgjegjëse për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike

është përgjegjës për ndriçimin publik, tabelat reklamuese, reklamat ndriçuese të firmave dhe reklamat e ndryshme

merr pjesë në komisionin për pranim teknik të punëve të kryera – ndriçimin publik, mirëmbajtjen e rrjetit publik dhe sinjalizimin

bën menaxhimin, kontrollimin dhe pastrimin e të gjitha shesheve që i përkasin komunës

është përgjegjës të ofrojë raporte vjetore MAPL-së për gjatësinë, llojin dhe kushtet e rrugëve lokale në pajtim me kushtet e përcaktuara sipas udhëzimit administrativ

bën konsultimet me nivelin qendror për ndërtimin, riparimin e shenjave apo ndryshimin e rrugëve ndër-komunale që ndikojnë në komunë

bën njoftimin e drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe zyrën e Projekteve për defekte në rrugë në territorin që i përket

është kompetente për lëshimin e lejeve që i përkasin komunës për vendosjen e pengesave rrugore (policë të shtrirë)

ushtron kompetencat tjera të përcaktuara me ligjet tjera me statut, aktet nënligjore të deleguara nga pushteti qendror.