Republika e Kosoves

Gjilan

Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje e Mjedisit

Drejtor: Ali Arifi 

E-mail: ali.arifi@rks-gov.net

Tel:  044 953 233

BIOGRAFIA

Ali Arifi u lind më 8 mars 1961.

EDUKIMI

1991: Inxhinier i Diplomuar i Ndërtimtarisë – Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Drejtimi Konstruktiv, Prishtinë.

1975 – 1979: Gjimnazi “Zenel Hajdini”, Shkenca Natyrore Gjilan.

1967 – 1975: Shkolla Fillore “Migjeni” Preshevë

PËRVOJA E PUNËS

2015 – 2022: Anëtar i Bordit Drejtues dhe Kryesues i Komitetit të Auditimit KRU ”HIDROMORAVA” SH.A. Gjilan

2001 – 2015: Pronar

Ndërmarrja Ndërtimore “Komfori” Gjilan

2000 – 2002: Drejtor i Njesisë Punuese Të Inxhinieringut Ndërmarrja Hidro-Industriale Ndërtimore “Morava e Binqes” Gjilan

1999 – 2000: Drejtor Teknik i Njësisë Punuese, Ndërtimi i Lartë Ndërmarrja Hidro-Industriale Ndërtimore “Morava e Binqës” Gjilan

1995 – 1998: Drejtor

Ndërmarrja Ndërtimore Tregtare “Komfori” Gjilan

1991 – 1995: Drejtor

Kooperativa Banesore “Ndërtimtari” Gjilan

1988 – 1991: Udhëheqes i Kantierit Të Ndërtimit Ndërmarrja Hidro-Industriale “T. Gerkoviq” Ferizaj

TJERA

Anëtar i Komitetit për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Ambient në Kuvendin Komunal Gjilan – një mandat tre vjeçar.

Kryesues i Komitetit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Kuvendin Komunal Gjilan – dy mandate tre vjeçare.

Nënkryetar i Këshillit të Ekspertëve për Planifikim Strategjik në Komunën e Gjilanit – dy mandate tre vjeçare.

GJUHËT

Gjuha amtare: Shqip

Gjuhë tjera: Serbisht

………………………………………………………………………………………………………

Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

Planifikon zhvillimin hapësinor dhe urbanistik, përcjellë dhe studion zhvillimin hapësinor të komunës. (sipas metodologjisë bashkëkohore)

Harton programe, planin zhvillimor të komunës, planin zhvillimor urban, dhe Planet rregulluese urbane të vendbanimeve dhe tërësive tjera

Ofron Sugjerime dhe mendime lidhur me procedurën për miratimin e tyre dhe propozon realizimin e tyre

Mbledh, përpunon dhe plotëson dokumentacionin e zhvillimit hapësinor, në harmoni me Ligjin për planifikimin hapësinor dhe dispozitat tjera të nxjerra në bazë të tij

Në procesin e hartimit të planeve hapësinore, bashkëpunon dhe sinkronizohet me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në planifikimin dhe zhvillimin e qytetit dhe komunës

Merret me planifikimin urban dhe rural të komunës dhe të shfrytëzimit të tokës

Bashkëpunon rreth konceptit të zgjidhjeve dhe përmbajtjeve të planeve rregulluese urbane

Përcjellë planifikimin urbanistik, projektimin dhe merret me zbatimin e tyre

Përgatit plane të detajuara urbanistike-projektet urbanistiko arkitektonike për lagje dhe tërësi të caktuara të qytetit dhe Komunës

Harton programe-detyra projektuese me ndihmën e ekspertëve të përzgjedhur për organizimin e konkurseve urbanistiko–arkitektonike në nivel vendor dhe ndërkombëtar

Përgatit dhe ofron informacione bazë dhe dokumente për përgatitjen, miratimin apo ndryshimin e planeve hapësinore, urbanistike, rregulluese dhe planeve të detajuara të qytetit dhe të Komunës

Propozon dhe zbaton rregullativën ligjore nga lëmi i planifikimit hapësinor: planit zhvillimor të komunës, planit zhvillimor urban, planit rregullues urban si dhe rregullativën nga lëmi i ndërtimeve investive

Përcakton kushtet urbanistike dhe arkitektonike për hartimin e dokumentacioneve investivo-teknike për ndërtimin e objekteve lidhur me realizimin e projekteve kryesore urbanistike dhe zgjedhjet e tyre arkitektonike

Propozon dhe miraton kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme, pajisjeve dhe elementeve mikro urbane në territorin e qytetit dhe komunës

Merret me hartimin e legjislacionit, ekspertizave-analitike, veprimtarive të tjera në fushat e caktuara të planifikimit hapësinor dhe urban

Propozon dhe zbaton programin për hapësirën e Komunës

Jep pëlqime për ndërtimin e objekteve të rëndësisë lokale dhe zhvillimeve të tjera

Organizon dhe kontrollon dokumentacionin teknik

Organizon dhe cakton grupin profesional për mbikëqyrje, pranime teknike të objekteve ndërtimore dhe shërbime tjera përkatëse

Lëshon rregullore dhe vërtetime për gjendjen e objekteve të ekzekutuara

Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet dhe dokumentacionet urbanistike në fuqi

Jep leje për përdorimin e objekteve të përfunduara

Programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në territorin e komunës

Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore

Propozon krijimin e zonave të tokës së ndërtimit dhe përpunon lokacionet për dhënien e tokës për shfrytëzim

Zbaton programet e sektorëve të tjerë të administratës komunale në fushën e ndërtimit të infrastrukturës dhe objekteve kapitale si dhe Rregulloret komunale nga përgjegjësia e kësaj drejtorie

Përgatit propozimet e rregulloreve dhe akteve tjera nga lëmi i ndërtimit, planifikimit, projektimit dhe rregullimit hapësinor

Udhëzon dhe orienton subjektet nga fusha e ndërtimit, bashkëpunon me subjektet udhëheqëse dhe personat juridik nga fusha e ndërtimit, ofron të dhënat dhe informata të tjera bazike profesionale të nevojshme, për punën e udhëheqjes komunale

Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimit

Harton projekt programin për vlerësimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të komunës

Propozon dhe zbaton programin e veçantë për rregullimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të komunës

Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit. Organizon dhe cakton grupin profesional për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim

Organizon dhe cakton grupin profesional për vlerësimin e objekteve ilegale

Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi dhe veçmas me rregulloren dhe manualin për legalizim

Kontrollon dokumentacionin teknik në harmoni me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi si dhe me rregulloren dhe manualin për legalizim

Shqyrton – harton programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në tërësitë hapësinore ilegale

Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore dhe me të gjitha subjektet tjera përkatëse

Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimeve ilegale

Kryen detyra të tjera në pajtim me dispozitat ligjore, akte nënligjore dhe rregullore komunale dhe të deleguara.

Mjedisi

Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe zvogëlimin ose ndalimin e atyre aspekteve ekonomike dhe të aktiviteteve të tjera që përbëjnë rrezik të madh për shëndetin e njeriut dhe mjedisin

Bën mbrojtjen e biodiversitetit, duke tentuar arritjen e balancit ekologjik në territorin e komunës dhe më gjerë

Bën mbikëqyrjen për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të tokës prodhuese si dhe mbrojtjen e akumulimeve gjenetike të natyrës

Harton programin dhe bën mbikëqyrjen e pamjeve të vlefshme të natyrës, propozon zonat e reja për mbrojtje, mbron dhe bënë rehabilitimin e diversitetit dhe vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit

Mbledh të dhëna të nevojshme për caktimin e burimeve dhe të sasisë së ujërave

Propozon masat për monitorimin e cilësisë, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujit, ajrit, tokës dhe natyrën e zonës së komunës dhe siguron zbatimin e tyre

Ndërmerr masa për ruajtjen e ujërave sipërfaqësore dhe të atyre nëntokësore nga ndotësit

Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave

Bën mbikëqyrjen dhe inspektimin e administrimit të qëndrueshëm me vlerat natyrore si: ajri, uji, toka, pyjet, lëndët minerale etj. Të mirat natyrore publike si: hapësirat e gjelbëruara, brigjet e lumenjve, si dhe vlerat e veçanta si: gjeodiversiteti, biodiversiteti dhe bota e egër bimore dhe shtazore

Bën mbikëqyrjen dhe kontrollimin e kushteve të sigurisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve, në vend ndërtim dhe rreth tij, gjatë zhvillimit të punimeve

Kontrollon dhe mbikëqyr produktet e ndërtimit, sipas normave teknike të pranuara në nivel ndërkombëtar, posaçërisht normave të BE-së

Bën kontrollimin e gjithë dokumentacionit administrativo-teknik, të caktuar sipas dispozitave ligjore për ndërtimin e objekteve

Bën eliminimin e shkeljeve, defekteve dhe dëmeve që shkaktohen gjatë ndërtimit

Përgatit aktet normative për funksionimin e shërbimit pranë drejtorisë

Përgatit programin për uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit dhe propozon projekte për mbrojtjen e mjedisit në bashkëpunim me MMPH, institucione të tjera dhe donatorë

Kryen veprimet procedurale administrative nga përgjegjësia e drejtorisë, sipas Rregulloreve të Kuvendit të Komunës, si dhe punët tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës.