Republika e Kosoves

Gjilan

Njësia e Auditimit të Brendshëm


Sherafedin  Latifi

Drejtor i Njësisë për Auditim të Brendshëm
Tel: +377(0)44 212 395 / 0280/326 237
E-mail: sherafedin.latifi@rks-gov.net;
Data e lindjes: 06.06.1959
Vendi  i lindjes: Fshati  Kmetoc
Vendbanimi: Fshati  Kmetoc (Gjilan)
Arsimimi: Fakulteti Ekonomik ( Ecc.i dipl), pranë Universitetit të Prishtinës


Puna dhe karriera:

Për shkak të pjesëmarrjes në demostrata (1981 e tutje) dhe angazhimeve të vazhdueshme në rezistencën për ҫlirimin e Kosovës, deri në vitin 1999 nuk ka pasur mundësi punësimi, por për të mbijetuar është marrë me veprimtari
zejtare. Gjatë kësaj kohe ka qenë i përndjekur dhe i burgosur nga ish-pushteti  jugosllav.Nga marsi i vitit 1990 angazhohet si shef i Financave dhe Kontabilitetit në Ndërmarrjen Tregëtare “Përparimi” si dhe udhëheq kontabilitetin në disa firma private.

Nga marsi 1995 deri ne qershor 1999 ka qenë i angazhuar në Këshillin Komunal të Financimit (kontrollor financiar),

Shef i Financave dhe Kontabilitetit në fabriken e Radiatorëve në Gjilan (nga shtatori 1999 deri në shtator 2000).

Në Komunën e Gjilanit punësohet nga 01.09.2000 dhe ka patur këto pozita:

-Shef i Sektorit të Kontrollit Financiar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa

-Menaxher i Zyrës së Auditimit të Brendshëm

-Drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm


Mirënjohje dhe trajnime:

-Mirënjohje për  angazhim në punë, disciplinë dhe rregullësi si shërbyes civil i Komunës Gjilan (dhjetor  2012).
-Ka fituar disa eertifikata dhe licencë nga trajnimet profesionale që rregullojnë fushat e auditimit, përmirësimit të përformancës në qeverisjen Lokale, menaxhimit të personelit dhe menaxhimit të rrezikut.


Fushëveprimtaria e Njësisë së Auditimit të Brendshëm:

Njësia për Auditim të Brendshëm në Strukturën Organizative të Komunës së Gjilanit funksionon në kuadër të Zyrave të Kryetarit.
Stafi i Njësisë për Auditim të Brendshëm (NJAB) përbëhet prej Drejtorit të NJAB-së dhe tre auditorëve.
Për punën e vetë NJAB-ja  i Raporton Kryetarit të Komunës, Komisionit për Auditim të Brendshëm  dhe Njësisë Qendrore për Harmonizim të Auditimit të Brendshëm në kuadër të Ministrisë së Financave.
Me që rroli i auditimit të brendshëm është për ti ndihmuar menaxhmentit në ngritjen e performances në qeverisjen Komunale, Raportet e Auditimit të Brendshëm nuk janë publike, por pronarë i të gjitha raporteve të auditimit të brendshëm është Kryetari i Komunës.
Përveҫ këtyre, NJAB-ja ka obligim ligjor tu krijoi qasje në raportet e auditimit të brendshëm edhe Zyrës së Auditimit të Përgjithshëm dhe organeve të hetuesisë.
Për punën e vet NJAB-ja paraprakisht përgatit Planin Strategjik tre vjeqar dhe Planin Vjetor të punës, të cilat plane duhet aprovuar nga Kryetari i Komunës dhe Komisioni i Auditimit të Brendshëm. Ekziston mundësia e korigjimit të të dy Planeve me aprovimin e Kryetarit nëse eventualisht  është e nevojshme diҫka e tillë.Bazuar në kornizën ligjore për Auditim të Brendshëm dhe në Planet e NJAB-së, Njësia për Auditim të Brendshëm kryen këto punë:
•    Bën menaxhimin dhe mbikëqyrjen  e personelit dhe veprimtarive të NJAB-së;
•    Siguron shfrytëzimin produktiv, ekonomik dhe efikas të burimeve të NJAB-së;
•    Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregulloreve, politikave,
udhëzimeve dhe doracakëve;
•    Siguron përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planeve të caktuara (Plani Strategjik,
dhe Plani Vjetor);
•    Organizon, kryen dhe mbikëqyr ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të auditimit të
brendshëm të ndërmarr nga NJAB-ja, si dhe dorëzimin e rezultateve të auditimit para
Komisionit të Auditimit të brendshëm në kuadër të Komunës;
•    Përgatit dhe dorëzon raporte tremujore dhe vjetore mbi të gjitha aktivitete e auditimit
të NJAB-së te Komisioni i Auditimit të brendshëm i komunës;
•    Kryen auditime të brendshme në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet
dhe standardet profesionale të nxjerra nga Ministria;
•    Merr dhe shqyrton pa kufizim të gjitha të dhënat teknike, ekonomike dhe financiare, si
dhe informatat e dokumentit në posedim ose kontroll të subjektit të sektorit publik nën
auditim;
•    Kopjon të dhënat, informatat apo dokumentet e tilla për qëllime të auditimit të
brendshëm dhe siguron që kopjet në fjalë të jenë origjinale ose të vërtetuara;
•    Kërkon nga cilido zyrtar, punonjës, këshilltar ose kontraktues i subjektit të sektorit
publik nën auditim, që të ofrojë dëshmi fizike, shënime ose dëshmi gojore, ose
informata të tjera mbi çështjet që kanë të bëjnë me auditimin, ose mbi aktitvitet që
janë në auditim;
•    Ka qasje pa pengesë në stabilimentet e subjektit të sektorit publik nën auditim,
verifikon dhe vlerëson vlerat materiale dhe monetare të subjektit të sektorit publik, në
pajtim me rregullat dhe legjislacionin;
•    Propozon masat që duhet të ndërmerren nga subjekti përkatës;
•    Merr informata të certifikuara nga Thesari, BPK-së dhe cilado organizatë publike apo
private në lidhje me xhirollogarinë aktuale apo të mbyllur.
NJAB-ja për punën e vet i përgjigjet Kryetarit të Komunës.