Republika e Kosoves

Gjilan

Zyra për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Aid Berisha, udhëheqës i Zyrës

E-mail zyra.pmb@rks-gov.net; aid.berisha91@gmail.com
Tel:+383 (0) 280 320-781, 044 244 700

…….

U lind më 13.04.1991, në Gjilan ku edhe kreu shkollimin fillor dhe të mesëm.

Studimet universitare i përfundoi në Prishtinë dhe mori titullin: Bachelor i Arteve në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

…………………………………………..

Fushëveprimtaria e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë:

Angazhohet për bashkëpunim ndërkufitar për çështjet me interes që janë me domethënie për qytetarët e rajoneve

Angazhohet për takime të përbashkëta dhe inkurajon realizimin e projekteve me interes të përbashkët në fushën e kulturës, ekonomisë si dhe në fusha të tjera

Identifikon problemet e përbashkëta të qytetarëve në rajon

Angazhohet në shkëmbimin e përvojave për çështjet me interes të përbashkët

Kërkon nga niveli qëndror trajtim apo zgjidhje të çështjeve që lidhen me bashkëpunimin ndërkufitar në çështje të caktuara

Këshillon qytetarët që përkohësisht jetojnë në këtë regjion për të drejtat e tyre sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.