Republika e Kosoves

Gjilan

Zyra për Integrime Evropiane


Burim Elezi

Zyrtar i Lartë për Integrime Evropiane
Tel. +377 (44) 212 336
E-mail: burim.elezi@rks-gov.net


Zyra Komunale për Integrime Evropiane

Zyra Komunale për Integrime Evropiane (ZKIE) është përgjegjëse për koordinimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin evropian në nivel komunal, dhe si të tilla sigurojnë kryerjen e të gjitha obligimeve të Komunave përkatëse në kuadër të këtij procesi.
ZKIE është e përcaktuar në bazë të Rregullores nr/ 08/2011 “Për Organizimin dhe Përgjegjësit e Zyrave Komunale për Integrim Evropian”, dhe është përgjegjëse për koordinimin e tëgjitha çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin evropian në nivel komunal.Vizioni:“Një qeverisje lokale me standard evropiane, gjithmonë në mbështetje të qëllimit dhe procesit të përgjithshëm Kombëtar drejt prespektivës Evropiane.”


Misioni:

“Në bashkpunim me instancat përkatëse lokale dhe qëndrore, të mbështesë Komunën në arritjen e standardeve evropiane dhe përmbushjen e obligimeve të dala nga dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian si dhe të koordinojë të gjithë çështjet lokale të procesit të integrimit evropian, përmes rrespektimit të praktikave dhe rregullave të përcaktuara nga BE-ja.”


ZKIE ka këto funksionet:

1.Koordinon procesin e integrimit evropian;
2.Koordinimin e procesit të zhvillimit të kornizës rregullative dhe të politikave të Komunës që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian dhe që dalin nga dokumente strategjike, si ato nacionale ashtu edhe ato lokale, të këtij procesi, përfshirë pjesëmarrjen në caktimin e prioriteteve komunale në këtë aspekt dhe koordinimin e realizimit të obligimeve të Komunës që dalin nga marëdhëniet Kosovë-BE;
3.Pjesëmarrjen në caktimin e prioriteteve komunale dhe zhvillimit të kornizës rregullative dhe të politikave nga ana e Drejtorive sektoriale, me qëllim të reflektimit të obligimeve përkatëse në lidhje me integrimin evropian në kuadër të secilit sektor;
4.Monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të këtyre dokumenteve strategjike dhe prioriteteve komunale te Kryetari i Komunës dhe autoritetet qendrore, përmes Ministrisë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale;
5.Koordinimin e asistencës së BE-së dhe asistencës tjetër të jashtme;
6.Koordinimin dhe pjesëmarrjen në zhvillimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të Komunave për të kryer më sukses të gjitha reformat e nevojshme, përfshirë monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të tyre;
7.Ofrimin e mbështetjes të gjitha strukturave komunale në përmirësimin e konsultimeve dhe dialogun civil me shoqerin civile lokale dhe palët e tjera të interesuara dhe publikun e gjerë në nivelin komunal.