Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës
2020/10/20 - 1:53
Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj në mbledhjen e sotme i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
Shqyrtimi i Draft – Statutit të “Qendrës Kulturore të Rinisë në Pejë“ është proceduar për Kuvend.
Propozimi për aprovimin e normës tatimore për tatimin në pronë ne disa kategori është proceduar për Kuvend.
Është prezantuar Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra e Auditorit (Zyra Kombëtare e Auditimit).
Rekomandimi i Drejtorisë se Bujqësisë për caktimin e zonave të vend gjuetisë ne Komunën e Pejës ka kaluar për Kuvend.
Propozimi i Kryetarit të Komunës dhe DÇPJ-ke, për shpalljen e Interesit publik të ngastrës Kadastrale Nr.267 Z.K Bogë të pronarit Musli (Dem) Qeku, për formimin e rrugës publike është miratuar.
Poashtu edhe propozimi i Kryetarit të Komunës dhe DÇPJ-ke, për këmbim pronash mes Komunës së Pejës dhe pronarëve: Bege Lukaj, dhe Ramiz Lukaj, nga fshati Leshan Komuna e Pejës, për realizimin e projektit për formim dhe zgjerim të rrugës në fshatin Leshan, me interes publik është aprovuar.
– Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Nëntor 2020.