2023/03/22 - 5:28
Java e Frankofonisë është rikthyer ne Pejë nga sot me datë 22 mars dhe do të zgjatë deri më 25 mars 2023, me aktivitetin e hapjes ne qendër te qytetit te Pejës, sepse Kryeqendra kosovare e Frankofonisë për këtë vit është pikërisht Peja.
Fjalën e hapjes ne emër te Komunës se Pejës e mori Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport znj.Xhenet Syka Kelmendi,e cila i përshëndeti te pranishmit e ne veçanti përfaqësuesit e Ambasadës se Francës ne Kosove, stafin dhe nxënësit e Gjimnazit ”Bedri Pejani” dhe te Shkollës fillore “8 marsi” ne Pejë, te cilët përformuan edhe me program enkas për këtë eveniment të hapjes zyrtare.
Përfaqësuesi politik i Ambasadës se Francës ne Kosovë z.Donato Giulianno u ndje i ngazëllyer nga mikpritja ne Pejë e sidomos nga prania e nxënësve dhe përformanca e tyre sot.
Aktivitetet e sotme vazhduan ne Fabrikën e Birra Peja me prezantimin e brendit prodhues te kësaj fabrike dhe disa brende prodhuese te birrës nga Franca.
Java e Frankofonisë do të jetë në Pejë deri me 25 mars me atmosferë kinematografike, muzikore, gastronomike etj.