2023/10/03 - 10:08
Sot, Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë është pajisur me mjete konkretizimi-laborator mjekësor.
Në bashkëpunim me organizatën IOM, Programi për Stabilizim të Komuniteteve EU-CSP IV i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim e kanë finalizuar këtë projekt në vlerë totale prej 13,935.00€.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ju uroj një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese nxënësve të dashur, si dhe i gëzofshi këto mjete konkretizimi-laborator mjekësor së bashku me mësimdhënësit e nderuar.