2024/09/27 - 12:52
Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e VIII-të, të rregullt për vitin 2024 të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të Kuvendit Komunal të Pejës të datës 26.07.2024.
2.Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Pejës 2025-2027.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajshme komunale me pronën private të z.Fatmir Zymberi me qëllim të përmbushjes së interesit publik.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajshme komunale me pronën private të znj.Ajmon Sefa me qëllim të përmbushjes së interesit publik.
5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajshme komunale me pronën private të z.Sali (Shaban) Qelaj me qëllim të përmbushjes së interesit publik.
6.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Drejtorisë së Administratës dhe Kryetarit të Komunës së Pejës për kompensimin e kryesuesve të Këshillave Lokale për vitin 2023 dhe 2024.
7.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Pejës për kompensimin e Komiteteve Konsultative për vitin 2023 dhe 2024.
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës për kompensimin e anëtarëve të KKSB-së për vitin 2023 dhe 2024.
9.Shqyrtimi dhe miratimi për dhënie në diskutim publik të Draft-Planit të Veprimit kundër braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës 2024-2026.
10.Shqyrtimi dhe miratimi për dhënie në diskutim publik i Draft – Rregullores për Shërbimin e Transportit me Marimangë në territorin e Komunës së Pejës.
11.Shqyrtimi i informatës nga DKA për fillimin e vitit shkollor.
12.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
13.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.