Republika e Kosoves

Pejë

Takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) Nr. 05/2024

2024/10/23 - 1:06

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka mbajtur takimin e pestë për këtë vit.

Takimin e hapi Koordinatori i KKSB-së, z.Fatmir Asllani, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka raportuar për gjendjen aktuale në Komunën e Pejës. Janë 23 procedura të prokurimit, që i kemi dhe disa projekte të ndryshme me grantin e performancës, ku 12-të prej tyre janë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe 11-të të tjera janë në bashkëpunim me DEMOS-in, prej të gjithave 21 janë duke u zhvillu.

Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Naser Gega ka raportuar për sigurinë në shkolla, përdorimin e substancave narkotike, bartjen e mjeteve të rrezikshme, angazhimet në parandalimin e sjelljeve devijuese dhe dhunës në shkollat e Komunës së Pejës me theks të veçantë në shkollat e mesme, si dhe transportin e nxënësve në viset rurale.

Drejtoresha e Inspekcionit në Komunën e Pejës, znj.Edonjeta Berisha ka raportuar për mbikëqyrjen e
vazhdueshme të lokaleve dhe të kafiterive, veçanërisht ato, që ekzistojnë afër objekteve shkollore, ku mundësitë për trafikim me substanca narkotike janë më të mëdha.

Administrata e Përgjithshme – Sektori për Teknologji Informative – Udhëheqësi i Sektorit, z.Labinot Dezdari ka raportuar për progresin dhe ecurinë e aktivitetit të prokurimit për kamerat e qytetit dhe të ngjashme në fushën e kamerave të sigurisë, përfshirë sigurimin fizik të objekteve shkollore, objekteve të komunës, si dhe objekteve rekreative, kulturore, sportive etj.

Ndërsa për promovimin e vlerave të multietnicitetit dhe bashkëjetesës në vendbanimet ku jetojnë komunitetet e përziera kanë folur përfaqësuesit e komuniteteve.

Përfaqësuesi i komunitetit serb në Brestovik, z.Miodrag Dasic, përfaqësuesja e komunitetit serb në Gorazhdec, znj.Maja Srbljak, përfaqësuesja e komunitetit boshnjak, znj.Mersiha Adrovic, përfaqësuesja e komunitetit egjiptian, znj.Diana Sefaj, përfaqësuesja e komunitetit rom, znj.Hatixhe Muça,  përfaqësuesja e shoqërisë civile, znj.Ardita Bala dhe përfaqësuesja e Komunitetit për Komunitete, znj.Fatlinda Radi.

Në vazhdim anëtarët kanë paraqitur shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e  komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.