2024/09/20 - 1:03
Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës në bashkëpunim me OSCE-në kanë organizuar Ditën e Tolerancës Ndërfetare në Pejë.
Në edicionin e VII-të është debatuar për “Edukimin, Artin dhe Kulturën në Komunën e Pejës, në harmoni me bashkëjetesën ndërfetare.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim prijësit e institucioneve fetare të Pejës dhe përfaqësuesit nga zyra rajonale e OSCE-së në Pejë.
Kryetari Muhaxheri e theksoi iniciativën e përbashkët në mes të prijësve të komuniteteve fetare, komunës dhe OSCE-së dhe i uroj të gjithë qytetarët në këtë ditë të tolerancës fetare.
Po ashtu, Kryetari Muhaxheri falënderoj OSCE-në për mbështetjen e vazhdueshme, që ka dhënë në sferën e dialogut ndërfetar duke përfshirë edhe shënimin e kësaj dite të veçantë për Komunën e Pejës.
Nga ana tjetër, prijësit fetarë gjatë takimit përçuan mesazhe të tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare në Komunë dhe falënderuan Kryetarin për mbështetjen e ofruar në këtë drejtim.
Shënimi i “Ditës së Tolerancës Ndërfetare” ka vazhduar me prezantimin e Instalacionit të Paqes nga nxënësit e SHMLAA “Odhise Paskali”, në Pejë.
Po ashtu, aktivitetet kanë vazhduar me sinonimin e Paqes, fluturimin e pëllumbave të Paqes së Pejës të përgatitur nga SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.