2024/12/24 - 2:31
Kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri, Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies Sociale znj. Albulena Mujaj-Bajraktari dhe zyrtarja për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Ri-integrim znj.Drita Krasniqi pritën në takim anëtarët e Kryesisë së Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Pejë.
Në këtë takim anëtarët e kryesisë së Asamblesë të shoqëruar nga Teuta Ukaj-Qafderbasha, zyrtare nga ” Syri Vision” prezantuan raportin e punës dhe aktivitetet e tyre të cilat i kanë zhvilluar gjatë këtij viti.
Anëtaret e Asamblesë shprehën falënderimin e kryetarit për bashkëpunimin e treguar gjërë me tani, por njëherit shprehën dhe kërkesat e tyre, kërkesa të cilat kryetari u zotua se do t’i ketë parasyshë.
Në fund të takimit u shkëmbyen Urimet e njëri-tjetrit për një vit të ri e me plotë suksese.