Mbahet takimi i XI-të i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës
2024/12/30 - 3:52
Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e XI-të, të rregullt dhe i fundit për vitin 2024, të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar janë diskutuar dhe janë aprovuar pikat e parapara të rendit të ditës.
- Betimi i anëtares së re të Kuvendit të Komunës së Pejës nga subjekti politikë PDK, znj. Fjolla Dembogaj.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit te K.K. Pejë, dt. 29.11.2024.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të KPF-së.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Vjetor të Punës së KKSB-së.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronën private të z. Bashkim Tatari, për realizimin e shtegut të ecjes buzë Lumit “Lumbardhë” me qellim të përmbushjes së interesit publik sipas PZHK-së.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronën private të znj. Ryve (Halit) Muqolli, me qëllim të realizimit të shtegut të ecjes buzë lumit “Lumbardhë”.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronën private të z.Valon (Rexhep) Kaliqani, me qëllim të rregullimit të shtratit të Lumëbardhit – hapjes së shtegut të ecjes buzë lumit “Lumbardhë” sipas PZHK.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronë private e pronarëve Ergin (Skender Krasniqi) me ¼, Newco Green Market L.L.C. me ¼, Ismet (Istref) Lajqi me ¼ dhe Nurije (Sali) Lajqi me 1/4, me qëllim të ndërtimit të Qendrës së Skijimit në Bogë, si Interes Publik.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit i Kryetarit të Komunës për miratimin paraprak të draft – vendimit për dhënie në shfrytëzim afat shkurtër të pronës së paluajtshme Komunale, Parcela Komunale 00167/41, pronë komunale në fshatin Lutogllavë me sipërfaqe 10085m2, ZK Lutogllavë e cila është e destinuar për deponi druri e që është e planifikuar të jepet në shfrytëzim për 15 vite;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit i Kryetarit të Komunës për miratimin paraprak të draft – vendimit për dhënie në shfrytëzim afat shkurtër të pronës së paluajtshme Komunale, Parcela Komunale 00167/42, pronë komunale, fshati Lutogllavë me sipërfaqe 10086m2, ZK Lutogllavë, Deponi – Gomë, poashtu e paraparë të jepet në shfrytëzim për 15 vite;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit i Kryetarit të Komunës për miratimin paraprak të draft – vendimit për dhënie në shfrytëzim afat shkurtër të pronës së paluajtshme Komunale, Parcelea Komunale 00167/43, pronë komunale, fshati Lutogllavë, me siperfaqe 10086m2, ZK Lutogllavë, Deponi – material i fortë, poashtu e paraparë të jepet në shfrytëzim për 15 vite;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit i Kryetarit të Komunës për miratimin paraprak të draft – vendimit për dhënie në shfrytëzim afat gjatë të pronës së paluajtshme Komunale, Zyrat e ish QPS-së, përkatësisht në objektin e Soliterit, në Pejë, pronë komunale, të parapara të jepen në shfrytëzim për 35 vite.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit i Kryetarit të Komunës për miratimin paraprak të draft – vendimit për dhënie në shfrytëzim afat gjatë të pronës së paluajtshme Komunale, Zyrat në katin e tretë tek Poliklinika Stomatologjike janë të parapara të jepen në shfrytëzim për shërbime gastronomike, për 35 vite.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme Komunale – Parcelës Komunale 00167/41, pronë komunale në fshatin Lutogllavë me sipërfaqe 10085m2, ZK Lutogllavë e cila është e destinuar për deponi druri e që është e planifikuar të jepet në shfrytëzim për 15 vite;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme Komunale – Parcelen Kadastrale 00167/42, pronë komunale, fshati Lutogllavë me sipërfaqe 10086m2, ZK Lutogllavë, Deponi – Gomë, poashtu e paraparë të jepet në shfrytëzim për 15 vite;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme Komunale – Parcelën Kadastrale 00167/43, pronë komunale, fshati Lutogllavë, me sipërfaqe 10086m2, ZK Lutogllavë, Deponi – material i fortë, poashtu e paraparë të jepet në shfrytëzim për 15 vite;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme Komunale – Zyrat e ish QPS-së, përkatësisht në objektin e Soliterit, në Pejë, pronë komunale, janë të parapara të jepen në shfrytëzim për 35 vite.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme Komunale – Zyrat në katin e tretë tek Poliklinika Stomatologjike janë të parapara të jepen në shfrytëzim për shërbime gastronomike, për 35 vite.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për korrigjim të transferit të kategorive ekonomike në kategorinë paga dhe shtesa.
- Shqyrtimi i Raportit të Punës së NJAB mbi nivelin e rekomandimeve për 2024.
- Shqyrtimi i informatës se NPL-ve të Komunës s Pejës.
- Shqyrtimi i Planit Preliminar të Prokurimit për vitin 2025.
- Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar.
- Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.