Republika e Kosoves

Prizren

Udhëheqës i zyrës për Integrime Evropiane

 

Eleonora Fetollari Buş

Udhëheqës i zyrës për Integrime Evropiane
e-mail: eleonora.fetollari@rks-gov.net
Zyre: +381(0) 38 200 44-752

 

Është lindur më 27.12.1985 në Prizren.Shkollën fillore e kreu në shkollën “Emin Duraku” ndërsa të mesmen në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.
Në vitin 2010 përfundoj studimet në Degën e Ekonomisë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Istanbull të Republikës së Turqisë.
Nga viti 2011,ajo është pjesë e Komunës së Prizrenit dhe me sukses kryen detyrën e Zyrtares për Integrime Evropiane.

 Detyrat dhe Përgjegjësitë e Zyrës për Integrime Evropiane

  • I ofron mbështetje dhe këshilla profesionale kryetarit të komunës dhe drejtorëve komunal në përcaktimin e prioriteteve të komunës në fushën e integrimit evropian, duke marrë parasysh obligimet që dalin për komunën nga dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian;
  • Koordinon punën dhe zhvillon konsultime me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Integrimit Evropian, për harmonizim të prioriteteve dhe politikave të komunës me dokumentet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës;
  • Monitoron, vlerëson dhe raporton lidhur me implementimin e prioriteteve dhe dokumenteve strategjike të komunës që dalin nga dialogu i procesit të stabilizim-asocimit, si dhe siguron reflektimin e sfidave të identifikuara në caktimin e prioriteteve të komunës për integrim evropian dhe të planeve të punës për integrim evropian;
  • Raporton rregullisht te Kryetari i Komunës për aktivitetet e drejtorive;
  • Bashkëpunon me Zyrën për Integrime Evropiane në MAPL në çështjet e përafrimit të legjislacionit me legjislacionin e BE – së;
  • Mbledh informacione dhe konsultohet me ministrinë përgjegjëse për integrim evropian për të siguruar zbatimin e politikave dhe udhëzimeve në përputhje me politikat kombëtare;
  • Bën  monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e rregullt të implementimit të prioriteteve    dhe    dokumenteve strategjike të Komunës, si dhe të aktiviteteve relevante në kuadër të dokumenteve strategjike nacionale për integrim evropian dhe obligimeve të Komunës që dalin nga marrëdhëniet Kosovë-BE.
  • Koordinohet  dhe  konsultohet  ngushtë me  strukturat   udhëheqëse  komunale (Kryetari   i   Komunës, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Drejtorët e  Drejtorive  dhe  strukturat e tjera relevante komunale) dhe me strukturat qendrore ( Ministrinë Përgjegjëse për Qeverisje Lokale dhe atë të Integrimit Evropian) për të siguruar pajtueshmërinë e kornizës rregullative dhe të politikave komunale me standardet e BE-së.
  • Koordinohet ngushtë me Kryetarin e Komunës, Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe Drejtorët e Drejtorive, si dhe me të gjitha strukturat e tjera vendimmarrëse  komunale,  në zhvillimin dhe avancimin e kornizës rregullative dhe të politikave të Komunës.
  • Në përmbushjen e detyrave Zyra bashkërendon punën në mënyrë të rregullt me,Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), dhe institucionet tjera perkatëse.