Republika e Kosoves

Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë

Drejtoria e Shëndetësisë është përgjegjëse për  detyrat  në vijim:

  • Është përgjegjëse për sigurimin dhe zbatimin e  kujdesit parësor shëndetësor dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore në Komunë, në pajtim me dispozitat ligjore,
  • Zbaton  mbikëqyrjen profesionale të shëndetësisë primare,
  • Planifikon dhe menaxhon buxhetin e drejtorisë, bazuar në nevojat lokale, duke u mbështetur në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë,
  • Mbikëqyr situatat në raste të epidemive ,
  • Vlerëson nevojat lokale për shëndetësinë primare, vendos objektiva dhe standarde për kujdesin primar shëndetësor,
  • Zbaton dispozitat ligjore dhe vendimt komunale në fushën e shëndetësisë primare,
  • Përcakton prioritetet dhe objektivat lokale,  konform Strategjisë së kujdesit parësor shëndetësor,
  • Mbikëqyrë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe njësitë tjera të përkujdesjes  primare shëndetësore,
  • Ushtron edhe kompetencat e tjera që dalin nga ligjet e veçanta, nga Statuti i Komunës, aktet nënligjore dhe përgjegjësitë e deleguara  nga pushteti qendror.

Organizimi i Drejtorisë së Shëndetësisë

Drejtoria e Shëndetësisë, detyrat dhe kompetencat  e veta i ushtron përmes:

  1. Sektorit të Shëndetësisë Publike,
  2. Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe njësive të tjera organizative të  mjekësisë primare,
  3. Shërbimit Profesional për Punë Financiare dhe Administrative.