Inspektoriati

DEKLARATA E MISIONIT: Siguron zbatimin e ligjit dhe vendimeve tjera të  aplikueshme nga fushëveprimi dhe kompetenca e drejtorisë, bën përgatitjen dhe hartimin e akteve të përgjithshme normative, projekt vendimeve, aktvendimeve, konkluzave, urdhëresave, procesverbaleve, lajmërimeve dhe shkresave të tjera në veprimtarinë e drejtorisë. 
 
 
Administrata
 
 
DEKLARATA E MISIONIT: Administrata është përgjegjëse për të mbajtur mardhënie të ngushta me inspektoratin qendror të  gjitha lëmive inspektuese të menaxhoj çështjet buxhetore dhe financiare të drejtorisë, të nxjerrë politika dhe rregulla për menaxhimin e drejtorisë.
 
 
                                                Bashkëpunëtore për Punë Juridike 
 
DEKLARATA E MISIONIT: Bënë përcjelljen permanente të dispozitave ligjore nga lëmia e inspektoratit, ndihmon inspektorët në aplikimin konkret të dispozitave ligjore dhe rregulloreve të Komunës, ndihmon inspektorët në përpilimin e fletëparaqitjeve, aktvendimeve dhe vendimeve, ndihmon drejtorin në organizimin e punëve  në Drejtorat si dhe përpilimin e shkresave të ndryshme , në bazë raporteve individuale të inspektorëve harton raportin e Drejtoratit.
 
 
 
Inspektoret e tregut
 
DEKLARATA E MISIONIT: Kontrollojnë zbatimin e ligjeve të tregut si dhe rregulloreve komunale mbi detyrat e inspektoratit, inspektim i subjekteve afariste lidhur me regjistrimin në MTI, pranimin teknik, çmimet, faturat, afateshmërin e mallit, bëjnë procesverbale, përpilim të aktvendimeve, fletëparaqitjeve. 
 
 
 
Inspektoret e  Sanitarë
 
DEKLARATA E MISIONIT:  Mbikëqyr dhe monitoron zbatimin e rregullave higjeno – sanitare, si dhe eliminimin e të metave me qëllim të mbrojtjes së higjienës dhe ruajtjen e shëndetit publik. Kontrollon subjektet afariste lidhur me higjienën dhe përdorimin e ushqimit të rezervuar dhe ushqim të gatshëm, pajisjen e punëtorëve me libreza sanitare. Kontrollon institucionet siç janë shkollat, ambulancat dhe barnatoret shtetërore dhe private. Kontrollon dhe monitoron kualitetin e ujit të pijshëm dhe produkteve ushqimore. bashkëpunon me inspektoratin qendror sanitarë.
 
 
Inspektoret e Ambientit
 
DEKLARATA E MISIONIT: Ndalon dëmtimin e ambientit në çfarëdo mënyre që është në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret në fuqi, bën vendime, aktvendime, pëlqime për ambientin, mbikëqyr dëmtimet të ujit, ajrit dhe tokës. Bashkëpunon me ministrin e ambientit dhe planifikim hapësinor, inspektoratin mjedisor. 
 
Inspektoret e  Trafikut
 
DEKLARATA E MISIONIT:  Kontrollon punën e ndërmarrjeve publike të transportit, inspektime të autobusëve, kombi-takxive dhe auto-taxive bën mbikëqyrjen e dëmtimit të infrastrukturës rrugore, bashkëpunon me PK për kontrollimin e transportit publik dhe mallrave, bën vendime, aktvendime, njoftime për komunikacion, kontrollon të gjitha rrugët publike, urbane – periferike dhe të shenjave të komunikacionit.
 
 
 
Inspektori i  bujqësisë 
 
DEKLARATA E MISIONIT:  Kontrollon të gjitha prodhimet bujqësore ku bëhet tregtimi i tyre. Zbaton ligjin mbi tokat bujqësore, farërat, plehrat artificiale, mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit, si dhe mbikëqyr shëndrrimin e tokë bujqësore në ndërtimore. Kontrollon të gjitha tregjet ku shiten prodhimet bujqësore, depot ku bëhet grumbullimi i prodhimeve bujqësore dhe barnatoret. 
 
 
Inspektoret e  ndërtimtarisë
 
DEKLARATA E MISIONIT:  Kontrollon ndërtimet se a është në përputhje me lejet e ndërtimit, harton procesverbale për objektet që nuk kanë leje ndërtimi, bën aktvendime mbi ndërprerjen e punëve në të gjitha rastet kur palët nuk i kanë përfillë ligjet e ndërtimit. Në rast mospërfilljes së vendimeve bënë edhe rrënimin e objekteve ndërtimore.