Ministria e Infrastrukturës prezantoi projektin ideor të Austostradës Prishtinë-Gjilan-Konqul
2015/10/28 - 12:00
Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës kanë prezantuar sot në Gjilan projektin ideor të Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konqul.
Në prezantimin e këtij projekti tejet të rëndësishëm ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri së bashku me bashkëpunëtorët e tij, i cili ka falënderuar me këtë rast zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës për prezantimin e projektit nacional, i cili, e lidhë Gjilanin me korridorin e kombit dhe korridoret ndërkombëtare.
Haziri tha se ky është një projekt gjigant që pritet të sjell përfitime të mëdha për qytetarët e Gjilanit dhe do të ndikoj në zhvillim të hovshëm ekonomik, duke shtuar se me këtë projekt do të zhvillohet edhe Malësia e Zhegocit, Bresalci, Përlepnica etj., meqë sipas projektit ideor, autostrada kalon përmes Bresalcit tek “Bunari i Përlepnicës”, për të vazhduar drejt ‘Crepit” në Kamenicë e deri tek fshati Konqul i Kosovës Lindore.
“Gjilani më nuk është qytet i harruar dhe i anashkaluar sepse e kemi kthyer kujdesin e Prishtinës në investime”, ka thënë Haziri.