KUSHTRIM KADRIU
I lindur më 5.08.1991, në Gjilan.
Profesioni: Jurist
Aktivizimin shoqëror e filloi në vitin 2003 – sekretar i Këshillit të nxënsëve në shkollën fillore ‘Selami Hallaqi’.
2005: zgjidhet kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Nxënësve të Gjilanit.
2007: zgjidhet kryetar i komisionit për mbrojten e drejtave të nxënësve në Gjimnazin ‘Zenel Hajdini’, anëtar i kryesisë së shkollës.
2009: zgjidhet anëtar i kryesisë së RDK-së në Gjilan dhe kryetar i Forumit Rinor të Shoqatës Vatra.
2010: fillon punë në Bibliotekën “Fan S. Noli’’ në Gjilan dhe zgjedhet zëdhënës i Iniciativës Qytetare Lëvizja Vatra.
2013: kandidon për asamble komunale.
2014: zgjedhet anëtar i Komitetit për Kadastër të Kuvendit të Gjilanit dhe emërohet koordinator i parë i Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pranë zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit.
2015: zgjedhet kryesues i Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar në Kuvendin e Gjilanit dhe zgjedhet nënkryetar i parë i Lëvizjes Vatra
2016: zgjedhet kryetar i Lëvizjes Qytetare Vatra. Është kryetari më i ri i një subjekti politik në Republikën e Kosovës sipas raportit të KQZ-së.
I certifikuar për intervenime të shpejta në raste të fatkeqësive natyrore nga KFOR-i amerikan, në bashkëpunim me institucionet e vendit.
Eshtë politolog i certifikuar nga OSBE, i certifikuar nga Ambasada Norvegjeze dhe OSCE në programin e liderëve të rinj.
Në zgjedhjet lokale 2017 fiton mandat në asamblenë komunale të Gjilanit.
Në janar 2018 emërohet këshilltar politik në MTI.
Në janar 2020 emërohet kryetar i SSHCK, dega në Gjilan.
Në zjedhjet lokale 2021 fiton përsëri mandat në asamblenë komunale të Gjilanit.
Eshtë hartues i rezolutës për Luginën e Preshevës, miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 15.06.2013.
Është i martuar dhe jeton me nënën dhe vëllaun.
Flet gjuhën angleze.
Kryesues i Kuvendit Komunal u zgjodh më 7 korrik të vitit 2023.