Republika e Kosoves

Gjilan

Nënkryetar i Komunës

Arbër Ismajli

U lind më 24.10.1981, në Gjilan.

Është jurist me profesion.

Aktivist i hershëm në strukturat e LDK-së, nënkryetar i FR të LDK-së në vitet 2000-2004.

Arber Ismajli nga viti 2005 është angazhuar në themelimin e biznesit privat si pronar, në kompaninë “Art Trade Group”, e cila ushtron veprimtarinë hidrosanitare si dhe prodhimtarinë në produkte sanitare dhe plastikës!

Anëtar i kryesisë së LDK-së, Dega Gjilan (2010-2015)

Anëtar i kryesisë së LDK-së, Dega Gjilan (2015-aktualisht, i zgjedhur me votë të fshehtë)

Shef i Zyrës për Marrëdhenie me Publikun dhe mediat nga viti 2012.

Ka ushtruar detyrën e Shefit të Kabinetit në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri (janar 2014 – prill 2018)

Më 30 prill 2018, Arber Ismajli është emëruar nënkryetar i Komunes së Gjilanit në qeverisjen e Lutfi Hazirit.

Është i martuar me Arta Berisha Ismajli dhe kane dy fëmijë: Artin dhe Arin.