Pranon kërkesat dhe ankesat e kompletuara nga qytetaret dhe subjektet tjera
Përcjellë kërkesat e kompletuara në drejtoritë përgjegjëse për shqyrtim dhe vendosje
Përgjigjet dhe aktet e ndryshme të drejtorive i dorëzon deri te parashtruesit
Pranon kërkesat tjera lidhur me qasje në dokumente zyrtare
Interesohet që këto shërbime të kryhen në përputhje me procedurat ligjore
Angazhohet që procedurat e komunikimit me qytetarë të jenë të standardizuara
Përpilon pasqyra mujore, 3-mujore, 6-mujore dhe vjetore për kërkesat e shtruara, të zgjidhura dhe të pazgjidhura (të cilat ndodhen në procedurë apo me afat të skaduar) dhe të njëjtat ua adreson udhëheqjes komunale, drejtorive përkatëse, ministrisë përkatëse si dhe publikut
Kryen edhe detyra të tjera që kërkohen nga drejtoria përkatëse, por që nuk prekin kompetencat dhe detyrat e tyre dhe të Kuvendit të Komunës.