Kuvendi i Komunës
Kuvendi i Komunës është organi më i lartë në Komunë, i cili zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, në pajtim me ligjin për zgjedhjet lokale. Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka 35 anëtarë.
Pushteti dhe detyrat e Komunës ushtrohen nga Kuvendi i Komunës dhe organet e tij, përveçse kur përcaktohen ndryshe sipas këtij Statuti.
Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës kanë të drejta të njëjta e të barabarta dhe mundësi për të marrë pjesë në proceset e Kuvendit. Kuvendi i Komunës kujdeset që këto të drejta dhe mundësi të përfshihen në Statutin dhe Rregulloren e punës së tij.
Funksionet e Kuvendit:
Kuvendi i Komunës miraton Statutin dhe e ndryshon atë. Vendimi për miratim apo ndryshim të Statutit, aprovohet nga 2/3 e anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
Kuvendi i Komunës miraton Rregulloren e punës dhe mund ta ndryshojë atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Rregullores së punës, aprovohet me shumicë të anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
Kuvendi i Komunës së Gjilanit funksionon në bazë të LVL, Statutit dhe akteve tjera nënligjore.
Kuvendi i Komunës nuk mund t’i delegojë përgjegjësitë e veta për marrjen e vendimeve lidhur me:
Për marrjen e vendimeve, Kuvendi i Komunës mund t’ia delegojë pushtetin e tij Komitetit të Kuvendit të Komunës, apo Kryetarit të Komunës. Kuvendi i Komunës mund të tërheqë delegimin e pushtetit në çdo kohë.
Komitetet në kuadër të kompetencave të veta lidhur me çështjet e caktuara, mund t’i rekomandojnë Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Kuvendit të Komunës shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve përkatëse.