Republika e Kosoves

Gjilan

Ofiqaria

> Baza ligjore, disa nga aktet ligjore dhe nënligjore

Sektori i Gjendjes Civile – përbëhet nga zyrtarët e gjendjes civile të cilët kryejnë veprime të shërbimit të gjendjes civile siç janë: plotësimi, përditësimi dhe administrimi i regjistrave të gjendjes civile, zhvillimi i procedurave administrative, mbajtja e akteve të gjendjes civile, lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile si dhe veprime të tjera juridike-administrative në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Sektori i Gjendjes Civile, me kërkesën e palës,  lëshon këto lloje të dokumenteve të gjendjes civile  si dhe  kryen veprimet si vijon:

  1. Certifikatë e lindjes
  2. Ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile
  3. Certifikatë e shtetësisë
  4. Certifikatë e martesës
  5. Certifikatë e vdekjes
  6. Certifikatë e vendbanimit
  7. Certifikatë e gjendjes martesore
  8. Deklaratë e bashkësisë familjare
  9. Vërtetim nga arkivi
  10. Vërtetim i ç‘lajmërimit të vendbanimit
  11. Aktvdekje
  12. Mabjtës familjes
  13. Dokument për vendqëndrim

Veprimet:

  1. Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë
  2. Veprime me rastin e regjistrimit të martesës
  3. Veprime me rastin e regjistrimit të lindjes
  4. Veprime me rastin e regjistrimit të vdekjes
  5. Veprime lidhur me fitimin dhe lirimin e shtetësisë
  6. Zhvillon procedura për ndërrimin dhe korrigjimin e emrit personal
  7. Regjistrimet e mëvonshme
  8. Riregjistrimet
  9. Ndryshimi vendbanimit
  10. Korrigjimi i emrit dhe mbiemrit si dhe të dhënave tjera personale

Si dhe veprime e dokumente tjera të gjendjes civile.

Sqarim: për marrjen e dokumentit të gjendjes civile, zyrtari i gjendjes civile mund të kërkojë nga pala dokumentacion plotësues për të verifikuar gjendjen faktike.