ALBAN HYSENI
Alban Hyseni u lind më 23 tetor 1990 në Gjilan. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik dhe ka mbaruar master në programin Juridik Penal.
Alban Hyseni ka filluar punën si tutor studentësh në vitin e katërt të studimeve. Gjatë viteve 2013-2015, ka vazhduar punën si asistent në lëndët e fushës juridiko-penale dhe më pastaj si ligjërues i lëndëve juridiko-penale.
Ka qenë i angazhuar edhe në pozitat: Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë (2013 – 2014), Zyrtar i Cilësisë (2014-2016) dhe më pas edhe Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit ‘Arbëri’.
Ishte i angazhuar po ashtu si Koordinator i UBT-së në Gjilan, si dhe është pjesë e stafit akademik në kuadër të Fakultetit Juridik, për lëndët e fushës penale.
Alban Hyseni është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga viti 2010. Është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes dhe aktualisht koordinator i Qendrës në Gjilan.
Në zgjedhjet e vitit 2019 u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në zgjedhjet 2021 u rizgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u angazhua në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Pas fitores për kryetar Komune në zgjedhjet e tetorit 2021, hoqi dorë nga mandati i deputetit.
Detyrën e kryetarit të Komunës e mori më 9 dhjetor 2021.
Ky është mandati i tij i parë si kryetar Komune në Gjilan.
Nga gjuhët e huaja flet anglishten dhe gjermanishten.
Alban Hyseni jeton në Gjilan, është i martuar dhe ka dy fëmijë.
PËRGJEGJËSITË
Neni 81
a. përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj
b. udhëheq ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të Komunës
c. ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo Komiteteve të tij
d. ekzekuton aktet e Kuvendit të Komunës
e. emëron apo shkarkon zëvendësit e tij/saj
f. emëron dhe shkarkon anëtarët e tij të cilët i ndihmojnë në kryerjen e detyrave
g. organizon punën dhe drejton politikën e Komunës
h. propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin e Komunës
i. propozon zhvillimin komunal, planet rregulluese dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvendin e Komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar
j. raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomiko-financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës dhe
k. mund të kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti cenon legjislacionin në zbatim dhe/apo interesin e komuniteteve.
l. do të konsultojë nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin jo-shumicë dhe
m. aktivitete të tjera që i caktohen me këtë statut dhe me ligj.
Neni 82
82.1. Përpos përgjegjësive të përcaktuara me nenin 81 të këtij statuti, kryetari i Komunës nxjerrë urdhëresa administrative dhe vendime brenda fushëveprimit të kompetencave të tij.
82.2. Përpos kryetarit të Komunës, urdhëresa administrative mund të nxjerrin edhe drejtorët e drejtorive përkatëse, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik, në kuadër të kompetencave të tyre. Lidhur me urdhëresat administrative të nxjerra nga drejtorët e drejtorive sipas paragrafit 82.2 të këtij statuti, duhet të njoftohet kryetari i Komunës.
KABINETI
Labinot Latifi
Shef i Kabinetit
tel: +383 (0) 45 657 263
e-mail: labinot.latifi@rks-gov.net
………………………………………
Besart Selimi
Përgjegjës për media/zëdhënës
tel: +383 (0) 49 892 447
e-mail: beesart.s@gmail.com
………………………………………
Eronit Hajdari
Zyrtar përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike
E-mail: eronit.hajdari@rks-gov.net
Tel / +383 45 275 945