Republika e Kosoves

Gjilan

Lista e hollësishme e shërbimeve që ofron Komuna

Lista e hollësishme e shërbimeve që ofron Komuna e Gjilanit për publikun, si: certifikata, vërtetime, leje, apo shërbime publike të tjera, ku përfshihen edhe:

  1. Procedurat dhe kushtet e përfitimit të tyre
  2. Dokumentacioni i nevojshëm dhe kostoja për realizimin e shërbimit
  3. Formulari i aplikimit për çdo shërbim dhe udhëzuesi i plotësimit të tij
  4. Afati i detyrueshëm për të marrë përgjigje për shërbimin e kërkuar
  5. Organi ku bëhet ankimi, në rast refuzimi të përgjigjes, apo të mos ofrimit të shërbimit në afatin e detyrueshëm ligjor.

Kjo lisë është përgatitur duke u bazuar në shkresën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), pikës 8 nënpikës f (lista e hollësishme e shërbimeve që ofron institucioni publik si: licenca, leje, autorizime, certifikata, vërtetime apo shërbime publike tjera të Udhëzuesit për Përmbajtjen e Faqeve të Internetit të Institucioneve Publike të përgatitur nga AIP-i.

Kërkesat parashtrohen në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, e cila i procedon pastaj ato në drejtoritë dhe sektorët përkatës dhe brenda një afati njëmujor ju njofton në lidhje me përgjigjen. 

Formularët për aplikim, varësisht prej pozitës, i gjeni te linku: APLIKACIONE  (Konkurset&Njoftimet)

Njoftimi bëhet përmes një sms-je, e cila do të dërgohet në numrin e telefonit që ju keni lënë në kërkesë.  

Disa prej shërbimeve, si ato të gjendjes civile, merren drejtpërdrejt dhe menjëherë në sportelet e administratës si dhe zyrat e ofiqarisë në terren.  

Qëllimi

Përgatitja e listës së hollësishme të shërbimeve që ofron Komuna e Gjilanit për publikun ka për qellim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut. Pjesë e kësaj liste janë shërbimet që jepen nga të gjitha drejtoritë komunale. Kësisoj, qytetarët dhe OJQ-të mund t’i shohin shërbimet që mund t`i marrin në të gjitha drejtoritë.

DREJTORIA E ADMINISTRATËS SË PËRGJITHSHME

Taksat komunale për lëshimin e certifikatave dhe dokumenteve zyrtare:               Taksa Euro(€)

1 Ekstrakti nga regjistri qendror i gjendjes civile 1.00
2 Certifikatë e lindjes 1.00
3 Certifikatë e martesës 1.00
4 Certifikatë e shtetësisë 1.00
5 Certifikatë e vdekjes 1.00
6 Vërtetim nga arkivi 1.00
7 Dokumentet e lëshuara në e-kioska: 1.00/2.00
8 Regjistrimi i lindjes brenda afatit ligjor Pa pagesë
9 Regjistrimi i vdekjes brenda afatit ligjor Pa pagesë
10 Dokumentet e gjendjes civile sipas aplikimit online  2 .00
11 Deklarata e bashkësisë familjare 2 .00
12 Certifikatë e vendbanimit 2 .00
13 Mbajtës i familjes 2 .00
14 Gjetja – sigurimi i dokumentit nga arkivi 2 .00
15 Ndryshim vendbanimi Pa pagesë
16 Vërtetimet e ndryshme, jashtë sistemit ( programit) të gjendjes civile 3.00
17 Dokumenti për vendqëndrim 3.00
18 Certifikatë e statusit martesor për shtetasit e Republikës së Kosovës 3.00
19 Certifikatë e statusit martesor për shtetasit e Kosovës, të cilët kanë qëndrim të rregullt në ndonjë shtet tjetër 3.00
20 Kërkesë për korrigjimin e emrit personal 3.00
21 Kërkesë për kthimin e mbiemrit të vajzërisë 5.00
22 Kërkesë për ndërrimin e emrit personal 10.00
23 Kërkesë (aplikimi) për fitimin e shtetësisë 5.00
24 Kërkesë (aplikimi) për lirimin (heqjen) e shtetësisë 5.00
25 Dëshmi e vdekjes (aktvdekja) 5.00
26 Kurorëzimi brenda orarit të punë 5.00                                      
27 Kurorëzimi jashtë orarit të punës, brenda selisë së Drejtorisë 30.00
28 Kurorëzimi jashtë orarit të punës dhe jashtë selisë së Drejtorisë 50.00
29 Regjistrimi  i fëmijës me vonesë, pas kalimit të afatit ligjor prej 30 ditë Deri në 3 muaj    20.00

Deri në 6 muaj  30.00

Deri një vit         40.00

Mbi një  vit          50.00

30 Regjistrimi i vdekjes me vonesë, pas kalimit të afatit ligjor prej  30 ditë  50.00
31 Ankesa kundër vendimit të organit të shkallës së parë  Pa pagesë
32

33

Kërkesat zyrtare nga institucionet shtetërore (për nevoja zyrtare)

Leja e varrimit

Pa pagesë

Pa pagesë

 

Lirimi nga pagesa (taksat)

  1. Shfrytëzuesit e ndihmës sociale

2. Pensionistët e vendit (shtetasit e Republikë së Kosovës)

3. Invalidët e luftës dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë, të cilët identifikohen në kartelë

4. Veteranët e luftës dhe anëtarët e familjet së tyre të ngushtë, të cilët identifikohen në kartelë

5. Anëtarët e familjes së ngushtë të viktimave të luftës

6. Ish të burgosurit politik

7. Personat me aftësi të kufizuara

8. Prindit në momentin e regjistrimit të lindjes brenda afatit ligjor

9. Nxënësit për regjistrimin e vitit shkollor (në periudhat e caktuara të regjistrimit)

10. Fëmijët për regjistrimin në kopshte  dhe në Institucionet para fillore

11. Studentët e Komunës së Gjilanit, për regjistrimin në vitin shkollor akademik dhe për semestër

12. Qytetarët të cilët bëjnë përmirësimin e dokumentit zyrtar, në rast se përmirësimi i dokumentit, kërkohet të bëhet për shkak të gabimit apo veprimit të bërë nga ana e zyrtarit i cili e ka lëshuar dokumentin zyrtar. (dokumenti me gabime, duhet të ruhet si dëshmi nga zyrtari)

13. Ankesa kundër vendimit të organit të shkallës së parë

14. Kërkesat zyrtare nga institucionet shtetërore

Me rastin e marrjes së shërbimit ( lirimit nga pagesa), pala duhet të paraqesë para zyrtarit të institucionit, dëshminë adekuate valide ( kartelë, vendim etj.)

Pagesat e bëra nga palët deri në dhjetë (10) euro, bëhen drejtpërdrejt në Shërbimin e Administratës, ndërsa mbi dhjetë (10) euro, pagesat bëhen përmes  llogarisë bankare, në llogarinë e Komunës së Gjilanit. Dorëzimi i taksave/hyrave nga arkëtari në bankë, shoqërohet me një raport të mjeteve që i dorëzon.

Me rastin e bërjes së pagesës, zyrtari  obligohet që palës, t’i jep dëshminë  mbi pagesën e bërë

TAKSAT KOMUNALE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË AFARISTE

       1. Ndërmarrjet publike regjionale për ofrim të shërbimeve për mbeturina dhe ujë 600.00
       2. Stacionet publike, lokale për ofrim të shërbimeve për transportin e udhëtarëve 300.00
       3. Ndërmarrjet  publike qendrore për telekomunikacion 1000.00
       4. Ndërmarrjet  publike, qendrore për shërbime postare 400.00
       5. Ndërmarrjet  për furnizim me energji elektrike 1000.00
       6. Ndërmarrjet e sigurimeve-baza 800.00
       7. Kontrollimet teknike 300.00
       8. Bankat ekspoziturat-filialet 1000.00
       9. Institucionet Mikrofinanciare (Kredi-dhënie) 800.00
      10. Këmbimoret 200.00
      11. Agjencitë për transferim të parave 150.00
      12. Mini Marketet 100.00
      13. Marketet 200.00
      14. Hipermarketet 400.00
      15. Ndërmarrjet e telefonisë mobile, internetit dhe TV kabllovike 1000.00
      16. Restorantet 200.00
      17. Hotelet 1000.00
      18. Motelet 800.00
      19. Ndërmarrjet e sigurimit fizik të objekteve 300.00
      20. Pompat e benzinës – baza (në rrugë regjionale) 500.00
      21. Pompat e benzinës në fshatra 200.00
      22.                       Diskotekat 250.00
     23. Diskobaret 500.00
     24. Klubet e natës 500.00
     25. Klinikat mjekësore 250.00
     26. Ambulancat, laboratorët, rëntgenët, stomatologët 150.00
     27. Autoshkollat 100.00
     28. Noterët 200.00
     29. Avokatët 200.00
     30. Përmbaruesit privatë 200.00

Taksat prej 1-30 sipas nenit 5 paragrafi 1, mund të paguhen në 2 këste (kësti I deri më 30 qershor, II deri më 31 dhjetor të vitit përkatës).

Subjektet afariste që operojnë brenda territorit të komunës në më shumë lokacione paguajnë 40% të bazës së taksës.

TAKSAT KOMUNALE PËR SHËRBIME PUBLIKE, INFRASTRUKTURË DHE BANIM
                
1. Pranimi i kërkesave                                                                                                    5.00
2. Leje për ndërhyrje në infrastrukturë dhe hapësirë tjetër publike (ujësjellës, kanalizim, elektrikë, telefoni, trotuar etj)
3. Procesi mbi plotësimin e kushteve teknike për auto-taksi (leje pune-kartela) taksë  vjetore
  3.1. për 5 (4+1) ulëse

3.2. për kamionët e lehtë deri 3.5 t, traktorë

3.3. për automjete mbi 3.5 tonë (kamion, autobus, minibus, vinç etj).

3.4. motoçikletë

10.00

20.00

30.00 

5.00

4. Taksa për lëshimin e lejes për operatorët e transportit brenda komunës 100.00
5. Taksa  për shfrytëzimin e sipërfaqeve publike sipas zonave të qytetit për m2. Vendosja e tezgave lëvizëse dhe objekteve tjera të vogla, të përkohshme – sezonale, lëvizëse në të cilat kryhet veprimtaria (tregti, hotelieri) si dhe pajisjeve të caktuara teknike (gjeneratorë, bankomat).
  5.1. zona I për m

5.2. zona II për m2  

10.00

8.00

6. Vendosja e mjeteve për akullore, aparat kafe dhe mjete tjera të ngjashme – taksa mujore
  6.1. zona I për aparat

6.2. zona II për aparat

10.00

8.00

1. Shfrytëzimi i hapësirës publike (para, pranë dhe për rreth objektit) në të cilën kryhen shërbime hoteliere – taksa mujore    
1.1. zona I për m2

1.2. zona II për m2

5.00

4.00

2. Vendosja e objekteve  reklamuese në hapësira publike, taksë vjetore për m2
  2.1. zona urbane

2.2. zona jashtë urbane

40.00

30.00

  2.3. vendosja e firmës (reklamës për biznes) taksë vjetore për m2 40.00
  2.4. vendosja e ekraneve elektronike reklamuese taksë vjetore për m2 50.00
3. Qarkullimi i ekraneve elektronike, reklamuese (lëvizëse) dhe reklamimi në automjete tjera në lëvizje nëpër qytet dhe qëndrimi (vendosja) në hapësira publike
3.1. taksa ditore për 1m2

3.2. taksa mujore për 1m2

3.3. taksa vjetore për 1m2.

2.00

10.00

100.00

  3.4. Nëse shfrytëzimi reklamues bëhet më pak së 30 ditë shtohet vlera për 100%
3.5. Nëse pllakati është shumë krahësh, paguhet për çdo krah të dukshëm.
3.6. Nëse pllakati-ekrani është i vendosur në pronë private (të vetën), por për objektiv ka  reklamimin, pala paguan sipas tarifave 10-15 me zbritje. 50%
  3.7. ekspozimi i reklamave në automjete, autobus, minibus, taksa vjetore

3.8. ekspozimi i reklamave në automjete me 5 (4+1) ulëse, tarifa vjetore

20.00

2 0.00

  3.9. shfrytëzime tjera të hapësirës publike-ekspozimi për 1m2 tarifa ditore 5.00
  3.10. shfrytëzimi i hapësirës publike për festat e fundvitit tarifë ditore 5.00
4. Vendosja e aparateve për  lojëra argëtuese, për çdo aparat tarifë mujore   10.00
4.1. Shfrytëzimi i hapësirës publike për vendosjen e objekteve argëtuese (parqeve argëtuese). Tarifa mujore për m2

4.2. Leja për vendosjen e materialit ndërtimor, druve, thëngjilli etj. në hapësirat publike për 24 orë.

0.50

 

5.00

5. Leje për bllokim të shiritit rrugor – trotuarit
  5.1.  Leje për bllokim të shiritit rrugor-trotuarit tarifa ditore

5.2.  Leje për bllokim të një pjese të trotuarit (hap. Publike) tarifa ditore

30.00

20.00

6. Leja për ndalje (ngarkim, shkarkim) të mallrave në trotuar, në ato vende ku nuk pengohet komunikacioni, për 1 muaj.  10.00
7. Vërtetimi i rendit të udhëtimit  për linjën e rregullt dhe për transport të veçantë- Operatori transportues paguan taksën për një vit për 1/km. 0.50
8. Leja për hyrje në qytet për një (1)automjet transportues mbi 3.5 ton (për transportin e mallrave komerciale, dheut, materialit ndërtimor etj)

8.1. taksa /tarifa ditore

8.2. taksa /tarifa javore

8.3. taksa /tarifa mujore

8.4. taksa /tarifa vjetore

 

10.00

30.00

50.00

200.00

9. Pëlqimi për plotësimin e kushteve teknike për vend-parkimin e automjeteve transportuese për mallra dhe udhëtar (Autoparku). 40.00
1. Parkingjet në hapësirat publike  – taksa
  1. në parkingjet e rezervuara të Komunës – mujore

2. parkingjet e rezervuara të komunës rreth objekteve të banimit kolektivë për persona fizik-mujore

3. parkingjet e rezervuara të komunës rreth objekteve të banimit kolektivë për persona juridik-mujore

4. parkingjet e rezervuara të komunës rreth objekteve të banimit kolektivë- për persona fizik-vjetore

5. parkingjet e rezervuara të komunës rreth objekteve të banimit kolektivë për persona juridik-vjetore.

30.00

10.00

 

20.00

 

100.00

 

120.00

2. Parkingjet publike një shiritore me shirita të ndarë në rrugë, trotuar – tarifa mujore
1. për persona fizikë

2. për persona juridikë

15.00

20.00

   3.

 

Parkingjet publike një shiritore me shirita të ndarë në rrugë, trotuar-tarifa vjetore
1.  Për persona fizikë

2.  Për persona juridikë

 100.00

120.00

4. Pëlqim për rregullimin e trotuarit para objektit të banimit, lokalit  dhe pëlqimet tjera
  1. për persona fizikë

2. për persona juridikë

10.00

15.00

5. Pëlqim për plotësimin e kushteve teknike të objekteve për qasje në rrugë publike
  1. lëshimi i pëlqimit për kyçje – qasje në infrastrukturën rrugore pa shirita qarkullues përcjellës;

2. lëshimi i pëlqimit për plotësimin e kushteve teknike për kyçje-qasje në infrastrukturën rrugore, me shirita qarkullues përcjellës – për çdo kyçje-qasje.

150.0

 

300.00

1. Shfrytëzimi i mineraleve (lënda minerale) materiale të palidhura dhe inert
1. për rërë dhe zhavorr – aluvione për m3

2. për rërë dhe zhavorr  në lum për m3

1.25

1.25

  3.  Pëlqim për zhvarrosjen e kufomave dhe mbetjeve të kufomës

4. Pëlqim për vendosjen e ormanëve shpërndarëse MDF-për copë

5. Pëlqim për zhvillim, ruajtje dhe infrastrukturë publike (shtrirja e rrjetit kabllor nëntokësor elektrik, telefonik,  telekomunikacionit, TV dhe internetit)

6. Vendosja e shtyllave elektrike në pronë të Komunës – tarifa për copë

30.00

 10.00

10.00

 

10.00

1. Qiraja për shfrytëzim të pronës komunale deri në një (1) vit  

 

 

 

  1. Të gjitha objektet komunale me material të fortë ndërtimor me destinim lokal afarist-qira mujore për m

1.1.1 zona A/I                                                                                           10.00

1.1.2 zona A/II                                                                                            6.00

2. Bodrumet të cilat shfrytëzohen si lokale afariste–qiraja mujore për m2. _ 1.50      
3. Kiosqet, Barakat
  3.1. objektet e përkohshme komunale (kiosqe, baraka)-qiraja mujore për m2

3.2.  objektet e përkohshme  të vendosura në pronë komunale (kiosqet, barakat e të ngjashme) – qiraja mujore për m2

8.00

 

4.00

 

 

 4.  Qiraja për shfrytëzimin e tokës komunale nëpër vendbanime dhe vise tjera rurale të komunës së Gjilanit është si në vijim:

a)  çmimi i qirasë mujore për zonën e I që përfshin pronat komunale që shtrihen përgjatë rrugës magjistrale është 0.15 euro për 1m2

b) çmimi i qirasë mujore për zonën II që përfshin pronat komunale në periferi të rrugëve magjistrale është 0.10 euro për 1m2

c) çmimi i qirasë mujore për zonën III që përfshinë pronat komunale kodrinore-malore është 0.02 euro për 1/2

Shërbimet e mbeturinave (mujore) Taksa bazë pa tvsh
1. Bartja e mbeturinave – Amvisnitë 4.63
2. Kioskat, argjendaritë, fotografët, avokatët etj. 7.57
3. Serviset, butikët, këmbimoret etj. 5.40
4. Furrat, ordinancat, shitore ushqimore etj. 11.91
5. Shitoret ushqimore, shitore e tekstilit etj. Zona II 9.74
6. Restorantet, bodrumet e pijeve etj.  Zona I 20.23
7. Pompat e benzinës, restorantet etj. Zona II 18.13
8. Depo materiali ushqimor, supermarkete etj. 25.78
9. Mishtoret, kooperativat bujqësore etj. 20.23
10. Kontejner 1.1 m3 11.19
11. Kontejner 4.5 m 3 29.17
 
Lirohen:
1. Pala dhe anëtarët e familjeve të tyre të ngushta (babai, nëna, bashkëshorti-ja dhe fëmijët) që marrin ndihmë sociale nga qendra për punë sociale në  Gjilan;

2. Personat me aftësi të kufizuar, familjarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve, personat të cilët kanë statusin e invalidit të punës, të luftës dhe personat – shoqatat dhe institucionet qeveritare e jo qeveritare;

3. Këshillat e fshatrave, të lagjeve dhe të banesave-kërkesat për projekte të infrastrukturës publike;

4. Kompanitë publike, me rastin e kërkimit të lejes për ndërhyrje në infrastrukturë, për mirëmbajtje të rrjeteve të tyre (ujësjellës, kanalizim,  elektrik, telefonik etj.) donatoret si dhe kompanitë që i realizojnë e projektet e kontraktuara të komunës;

5. Organizatat që organizojnë aktivitete për qëllime humanitare dhe

6. Nxënësit dhe studentët për marrjen e vërtetimeve, referencave e të ngjashme.

2. Lirimi nga tarifat dhe ngarkesat nga paragrafi paraprak të kësaj rregulloreje vërtetohet me dëshmi përkatëse të cilën e ofron kërkuesi i shërbimit.
3. Nga pagesa e taksës 3.9 neni 7 lirohen, institucionet publike, bashkësitë fetare, shoqatat që i reklamojnë/ekspozojnë prodhimet e veta vendore sipas rekomandimeve të drejtorisë së bujqësisë dhe drejtorisë për zhvillim ekonomik, si dhe shoqatat dhe organizatat që organizojnë manifestime për qëllime humanitare, kulturore, sportive dhe argëtuese.
4. Nga pagesa e tarifës  5.2 neni 7 dhe neni 8 paragrafi 1 lirohen automjetet të cilat përdoren për transportimin e personave me aftësi të kufizuara (me sjelljen e dëshmisë) dhe automjetet zyrtare të institucioneve publike.
5. Nga pagesat e taksave të nenit 6 paragrafi  2 dhe nenit 7 paragrafi 5 lirohen donatorët, kompanitë të cilat i realizojnë projektet e kontraktuara me komunën, gjatë ndërhyrjes në infrastrukturën publike si dhe ndërmarrjet publike të cilat ofrojnë shërbime publike (PTK, Posta, Hidromorava, Eco-Higjiena, Stacioni i autobusëve dhe shërbimet emergjente).
6. Nga pagesat e tarifave lirohen automjetet e tërhequra nga policia për shkaqe sigurie (tubime, manifestime, realizim  projektesh, lirim të hapësirës për intervenime emergjente, etj.)
7. Nga pagesa e tarifës për tërheqje dhe vendqëndrim lirohet pronari i automjetit të vjedhur.

Për shpenzimet e vendqëndrimit dhe tërheqjes gjykata duhet ta ngarkoj kryesin e veprës.

8. Nga pagesa e tarifës vjetore komunale lirohen automjetet të cilat përdoren:

1. nga shërbimi i emergjencës (të ndihmës së parë, zjarrfikësit);

2. për transportimin e personave me aftësi të kufizuara (me sjelljen e dëshmisë);

3. për qëllime tjera domethënëse shoqërore ose publike (automjetet zyrtare të Komunës);

4. nga invalidët e UÇK-së, anëtarët e ngushtë të familjeve  të dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së dhe të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit, të rënë në forma të ndryshme për lirinë e vendit, në periudha të ndryshme të historisë në pajtim me ligjin. Kjo duhet vërtetohet me dëshmi nga organet përkatëse.

9. Personi që posedon leje për ndërhyrje në infrastrukturë sipas  nenit 6 paragrafi  2, do të mbikëqyret sipas detyrës zyrtare nga një komision i përbashkët i emëruar nga Drejtoria për Shërbime Publike Infrastrukturë dhe Banim dhe Drejtoria e Inspeksionit.
10. Të hyrat që realizohen nga zhvendosja e automjeteve 50% shkojnë në emër të komunës së Gjilanit.

ndërsa pronari-shfrytëzuesi i mjetit të zhvendosur i cili vetë e sjell në autopark me asistim të personave të autorizuar (policit, inspektorit) paguajnë vetëm  shpenzimet e vendqëndrimit në autopark në vlerën prej 5,00€.

TAKSAT/TARIFAT NË SFERËN E URBANIZMIT, PLANIFIKIM DHE MBROJTJES SË MJEDISIT

Pagesat e taksave komunale të ndërtimit, rrënimit, ndikimit në infrastrukturë dhe rritjes së densitetit :  
       1. Kërkesa për Ekstrakt nga Plani Urbanistik / PZHK-PZHU-PRRU-PDU/ 10.00
       2. Kërkesa për ndarje-bashkim të 1 parcelë 10.00
       3. Për çdo parcelë tjetër 3.00
       4. Kërkesa për leje mjedisore komunale 10.00
       5. Kërkesa për Leje rrënimi-Demolimi-Largimi të objektit 10.00
       6. Kërkesa për komision profesional 10.00
       7. Kërkesa për lëshimin e vërtetimeve, certifikatave, dokumenteve etj.

       8. Kopjet e dokumenteve të Planifikimit Hapësinor (për çdo faqe të dokumentit)

10.00

 1.00

2.  Te objektet e karburantit-gazit, taksa komunale dhe tarifa për dendësitet llogaritet nga çmimi bazë, varësisht nga lloji i sipërfaqes-hapësirës si vijon:
1. me sipërfaqe të mbyllur                                                                                                                                 100%

2. me sipërfaqe të mbuluar                                                                                                                               75%

3. me sipërfaqe të hapur                                                                                                                                    50%

3.   Leja e ndërtimit për objekte të Infrastrukturës teknike komunale caktohet sipas kostos  investive të projektit  
1. Shtrirja e rrjetit ajror (elektrik , telefonik, telekomunikacionit, TV dhe internetit) 4%
2. Shtrirja e rrjetit kabllor nëntokësor (elektrik, telefonik, telekomunikacio, TV dhe internet).  6%
4. Taksa për leje ndërtimi dhe tarifa për rregullimin e infrastrukturës të përcaktuara nga Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit  dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe pas pëlqimit të marrë nga Ministria përkatëse, hynë në fuqi pas kalimit të afateve të përcaktuara me Ligjin për Ndërtimin dhe  Udhëzimin Administrativ mbi Taksat Administrative për Lëshimin e Lejes së Ndërtimit dhe Tarifat për Rregullimin e Infrastrukturës.

Taksat administrative për leje ndërtimore:

1.Taksa adminsitrative për leje ndërtimore për kategorinë e parë                                              1.40 €/m2

2.Taksa adminsitrative për leje ndërtimore për kategorinë e dytë                                             2.50 €/m2

3.Tarifa  rregullative për rritjen e densitetit të infrastrukturës -për kokë banori                    194,86€

4.Taksa adminsitrative për leje të rrënimit                                                                                     0.80€/ m2.

Lirimi nga taksat komunale të ndërtimit, rrënimit, ndikimit në infrastrukturë dhe rritjes së densitetit.

  Nga pagesa e taksës dhe tarifës së ndërtimit, rrënimit, ndikimit në infrastrukturë dhe rritjes së densitetit janë liruar kategoritë ndërtimore si në vijim:

 1. ndërtimet të cilat financohen nga Buxheti i Kosovës .

2. ndërtimet të cilat financohen përmes donacioneve apo granteve për interes të publikut në pajtim me  legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike .

3. ndërtimet për banim individual për përfituesit e skemës së ndihmës sociale të cilët paraqesin kartelën e ndihmës sociale të vlefshme.

4. rindërtimet e ndërtimeve të shkatërruara si rezultat i luftës,trazirave shoqërore ose forcës madhore.

Për lirimet e lartcekura në këtë nen zbatohen procedurat e përcaktuara me  UA MMPH-Nr. 02/18 për taksat administrative për leje ndërtimore ,leje rrënimi dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës.

 

TAKSAT/TARIFAT PËR SHËRBIMET NË SFERËN E QENDRËS PËR PUNË SOCIALE DHE KUJDESIN PARËSOR SHËNDETËSOR  

 

1. Pëlqimi për martesë para moshës madhore 5.00
 2. Kërkesë për regjistrim të mëvonshëm të fëmijëve 5.00
3. Pëlqimi për përfaqësim në Gjykata për fëmijë lidhur me trashëgimi, kontratave të ndryshme etj. 5.00
 4. Pëlqimi për udhëtim jashtë vendit për fëmijë 5.00
 5. Pëlqim për bartjen e pasurisë 3.00
 6. Pëlqimi për dokumente të udhëtimit 3.00
 7. Konstatime të ndryshme zyrtare 5.00
 8. Nga tarifat për ofrimin e shërbimeve 1-7, lirohen të gjithë ata që janë nën asistencën sociale, familjet e dëshmorëve, veteranet, invalidët e luftës dhe pensionistët në pajtim me ligjin.

 

3. Shërbimet për kontrollin e therrjes
1.Mishi i gjedhit 5.00€  për krerë
2.Mishi i gjedhit për viqat  2.00€  për krerë
3.Njëthundrakët  3.00€  për krerë
   
4. Mishi i derrit sipas peshës së karkasave
1.Më pak se 25 kg. 0,50€ për krerë
2.25 kg. e më shumë 1.00€  për krerë
   
5. Mishi i dhenve dhe dhive sipas peshës
1. Më pak se 12 kg 0.15 € për krerë
2. 12 kg e më shumë 0.25 € për krerë
   
6.

 

7.

 

 

 

8.

 

 

 

 

 

 

 

  9.

Shpezët shtëpiake                                                                                                                    0.01€ copë
Shërbimet profesionale për prerje të pyjeve private:

1.Dru zjarri për m3                                                                                   1.50 €

2.Dru zjarri mbi 7 m3                                                                              2.00 €

3.Dru teknik m3                                                                                         2.50 €

Taksa për kullotje-bagëti (për një (1) vit:

1. Gjedhe mbi një vjet                                         (copë)                          1.20 €

2. Viqat                                                                  (copë)                          0.80 €

3. Delet                                                                   (copë)                         1.20 €

4. Qengjat                                                              (copë)                          0.80 €

5. Kuajt dhe gomarët                                          (copë)                          1.90 €

6. Derrrat                                                              (copë)                          1.60 €

7. Derrkucat                                                          (copë)                         0.90 €

Shërbime për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore, duhet të paguhet kompensimi si vijon:

1.për klasën 1-4,në shumën prej 1.00 € për 1m2

2.për klasën  5-6,në shumën prej 0.75 € për 1m2

3.për klasën 7-8 ,në shumën prej 0.50 € për 1m2

 

Taksat/tarifat për ushtrimin e veprimtarive afariste:
Kërkesa për dhënien e pëlqimit për përmbushje të kushteve minimale teknike  për lokalet afariste, objektet e shitjes dhe shërbime tjera
  1. Për lokalet afariste deri në 50 m2

2. Për lokalet afariste prej 51m2-100 m2

3. Për lokalet afariste mbi 101m2 – 200 m2

4. Për lokalet afariste prej  201 m2 -500 m2

5. Për lokalet afariste prej  501m2-1000 m2

6. Për lokalet afariste mbi 1000 m2

30.00

50.00

100.00

150.00

300.00

500.00

2. Për ndryshim, plotësim e të dhënave në vendim mbi pëlqimin e kushteve tekniko-sanitare 5.00
3. Kërkesa për konstatimin e mallit të prishur  (me afat të skaduar) jo ushqimor  20.00

 

4. Kërkesa për pëlqim sanitar (barnatore humane)  10.00
5. Të gjitha subjektet afariste, të cilat nuk janë të pajisura me pëlqim teknik se i plotësojnë kushtet minimale teknike për punë, duhet të paraqesin kërkesë për lëshimin e pëlqimit  në afat prej 15 ditë nga dita kur inspektori ka lëshuar urdhëresën për t’u pajisur me pëlqim të vërtetuar në procesverbal.
6. Për çdo kërkesë për pëlqim teknik të vonuar, do të ketë pagesë shtesë  në emër të gjobës duke marrë për bazë tarifat përkatëse.

1. për muajin e parë (I) të vonesës, pagesa shtesë do të jetë 10% të vlerës së tarifës përkatëse

2. për muajin e dytë (II) të vonesës, pagesa shtesë do të jetë 20% të vlerës së tarifës përkatëse

3. për muajin e tretë (III) të vonesës, pagesa shtesë do të jetë 30% të vlerës së tarifës përkatëse

4. për muajin e katër (IV) të vonesës, pagesa shtesë do të jetë 40% të vlerës së tarifës përkatëse dhe

5. mbi katër (4) muaj të vonesës pagesa shtesë do të jetë 50% të tarifës përkatëse

 

       Taksat/tarifat dhe ngarkesat tjera  
 1. Për çdo kopje të materialit të arkivuar që kërkohet 0.20
2. Për çdo akt që është i lejueshëm qasja në të, e që ka më shumë se 20 faqe për çdo faqe duhet paguar 0.05
3. Qasja në ueb faqen e Komunës Lirim
 
  TAKSAT/TARIFAT PËR SHËRBIMET E OFRUARA NË PALESTRËN E  SPORTEVE DHE STADIUMIN E QYTETIT
1. Vendosja e reklamës në qendër të fushës (parket)-pozicioni 1 tarifë mujore fikse

2. Vendosja e reklamës në katërkëndëshat në fushën e Basketbollit (parket)-pozicioni 2 tarifë mujore fikse

3. Vendosja e reklamës ne hapësirën e 6 metërshit të fushës së hendbollit (parket) -pozicioni 3 tarifë mujore fikse

4. Vendosja e reklamës në vijat fundore të fushës (parket)-pozicioni 4 tarifë mujore fikse

5. Vendosja e reklamës jashtë vijave të fushës (pano)-pozicioni 5 tarifë mujore për m2

6. Vendosja e reklamës rreth tribunave (pano)-pozicioni 6 tarifë mujore për m2

7. Vendosja e pllakave (panove) reklamuese në muret rrethuese dhe hapësirë tjetër brenda stadiumit të qytetit tarifë vjetore për m2.

8. Klubet private sportive të qytetit dhe jashtë qytetit (qoftë individuale apo aksionare) për zhvillimin aktivitetit sportiv-lojës në stadium të qytetit paguajnë

9. Terrenet e hapura te palestra sportive klubet e regjistruara si dhe shkollat e tyre të sportit shfrytëzohen pa pagesë(në rast se një gjë e tillë nuk rregullohet ndryshe)ndërsa për aktivitete rekreative të klubeve, shoqatave ose organizatave punuese (të regjistruara në DKRS) paguhet shuma prej

10. Aktivitete retroaktive-sportive pa ndriçim-8 € për një orë

Aktivitete sportive me ndriçim

1. Aktivitete dhe ngjarje komerciale (për një orë)

2. Aktivitete dhe ngjarje jo komerciale (për një orë)

3. Aktivitete dhe ngjarje humanitare

4. Për koncerte 20%nga inkasimi i biletave ose pagesa fikse

5. Të gjitha klubet sportive që nuk janë të komunës së Gjilanit, mund ta shfrytëzojnë palestrën sportive për një ndeshje superiore

100.00

 

50.00

 

50.00

 

50.00

 

15.00

15.00

50.00

300.00 €

10.00€/ 1orë

12.00€/1orë

100.00 €

50.00 €

pa pagesë

500.00€

100.00 €

 

 

Tarifat për shërbimet që ofrohen për shfrytëzimin e stadiumit ndihmës të qytetit dhe fushës sportive në Dardani nga shkollat e regjistruara të futbollit, nga qytetarët dhe klubet sportive jashtë komunës.
1.  për stërvitje të shkollave të futbollit 30.00€1.5 orë
2.  për lojë të futbollit për tri grup moshat 50.00€/3 orë
3.  shfrytëzimi i stazës (trakes) së atletikës nga qytetarët 5.00€/mujore
4. stërvitja nga shkollat e futbollit me reflektor tarifë shtesë  10.00€
5. për lojë miqësore me klube jashtë qytetit  50.00€
6. për lojë futbolli në terrenin sportiv në Dardani 8.00€/1orë
7. për lojë futbolli në terrenin sportiv në Dardani me reflektor 12.00€/1orë
Tarifat për shërbimet që ofrohen për shfrytëzimin e hapësirave të shtëpisë së rinisë nga qytetarët, OJQ-të, Organizatat tjera dhe institucionet
1. shfrytëzimi i sallave për secilën veç e veç 45.00€/ditore
2. shfrytëzimi i amfiteatrit 40.00€/4 orë
3. shfrytëzimi i sallës së konferencave

4. shfrytëzimi i zyrave të punës

30.00€/3 orë

50.00€/1muaj

GJOBAT LIDHUR ME TAKSAT KOMUNALEGjobat lidhur me mos paraqitjen e lindjes dhe vdekjes

  • Çdo preson fizik përgjegjës i cili nuk paraqet lindjen e fëmijës në territorin e Komunës në afatin prej tridhjetë (30) ditësh nga data e lindjes kryen kundërvajtje të lehtë dhe nga Komuna i shqiptohet gjobë në vlerë prej pesëdhjetë euro (50.00 €).
  • Çdo person fizik përgjegjës i cili nuk e lajmëron vdekjen pësonit të regjistruar me vendbanim në Komunë brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e vdekjes së personit brenda Republikës së Kosovës, apo brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve për vdekjet e ndodhura jashtë Republikës së Kosovës, kryen kundërvajtje të lehtë dhe nga Komuna i shqiptohet gjobë në vlerë prej tetëdhjetë euro (80.00 €).
  • Çdo drejtues i spitalit, burgut, institucionit të riedukimit dhe institucioneve tjera përkatëse, i cili nuk e lajmëron vdekjen e personit të regjistruar me vendbanim në Komunë brenda (5) ditëve nga data e vdekjes së ndodhur në institucionet e tyre, kryen kundërvajtje të lehtë dhe Komuna i shqipton gjobë prej shtatëdhjetë euro (70.00 €).

Gjobat lidhur me vendbanimin dhe vendqëndriminÇdo person fizik që ka vendbanim apo vendqëndrim në Komunë dhe i cili nuk i ndërmerr veprimet e parapara në këtë paragraf, kryen kundërvajtje të lehtë dhe Komuna i shqipton gjobë në vlerë prej tetëdhjetë (80.00 €):1. Nuk e lajmëron ndryshimi e vendbanimit dhe vendqëndrimit brenda territorit të komunës, brenda tetë (8) ditëve nga ky ndryshim;2. Nuk e lajmëron largimin nga Republika e Kosovës, me qëllim të qëndrimit për më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë; dhe3. Nuk e lajmëron kthimin në Republikën e Kosovës, me qëllim të qëndrimit për më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë.Gjobat lidhur me mos pagesën e taksës për ushtrimin e veprimtarisë afariste

  • Çdo shoqëri tregtare që vepron si biznes individual, i cili nuk e paguan taksën vjetore në emër të ushtrimit të veprimtarisë afariste brenda afatit të përcaktuar me këtë Rregullore, kryen kundërvajtje të lehtë dhe Komuna i shqipton gjobë në vlerë prej pesëdhjetë euro (50.00 €).
  • Çdo shoqëri tregtare që nuk vepron si biznes individual, i cili nuk e paguan taksën vjetore në emër të ushtrimit të veprimtarisë afariste përcaktuar me këtë Rregullore, kryen kundërvajtje të lehtë dhe Komuna i shqipton gjobë në vlerë prej njëqind euro (100.00 €). 

Gjobat lidhur me mos pagesën e taksës komunale mbi mjetet motorike

  • Çdo person fizik i cili nuk e paguan taksën komunale për mjetin motorik brenda afatit të përcaktuar me këtë Rregullore, kryen kundërvajtje të lehtë dhe Komuna i shqipton gjobë në vlerë prej dhjetë euro (10.00 €).
  • Çdo shoqëri tregtare që vepron si biznes individual, e cila nuk e paguan taksën vjetore për mjetin motorik brenda afatit të përcaktuar në këtë Rregullore, kryen kundërvajtje të lehtë dhe Komuna i shqipton gjobë në vlerë prej dyzet (40.00 €) euro.
  • Çdo shoqëri tregtare apo person tjetër juridik i cili nuk vepron si biznes individual, që nuk e paguan taksën vjetore për mjetin motorik brenda afatit të përcaktuar në këtë Rregullore, kryen kundërvajtje të lehtë dhe Komuna i shqipton gjobë në vlerë prej njëqind euro (100.00 €).

Gjobat për mos pagesën e taksës komunale për ndërhyrje në infrastrukturë komunale dhe taksës komunale për rrënim të objekteve pa lejeÇdo person i cili nuk e paguan taksën komunale për ndërhyrje në infrastrukturë komunale dhe taksës komunale për rrënim të objekteve pa leje sipas afatit të përcaktuar në këtë Rregullore, kryen kundërvajtje të lehtë dhe Komuna i shqipton gjobë si në vijim:1. për personin fizik – njëqind euro (100.00 €);2. për personin fizik që ushtron biznes individual – dyqind euro (200.00 €); dhe3. për personin juridik – treqind euro (300.00 €).Gjobat lidhur me mos pagesën e taksës komunale për vendosjen e panove reklamueseÇdo shoqëri tregtare e cili nuk e paguan takës komunale mbi vendosjen e panove reklamuese e cila kalon vlerën prej njëqind euro (100.00 €) sipas afateve të përcaktuar nga kjo Rregullore kryen kundërvajtje të lehtë dhe Komuna i shqipton gjobë si në vijim:1. Shoqëritë tregtare të regjistruara si biznes individual – pesëdhjetë euro (50.00 €); dhe2. Shoqëritë tregtare tjera – njëqind euro (100.00 €) euro.Gjobat lidhur me taksat  komunale për vendosjen e objekteve  në hapësirat publikeÇdo person i cili nuk e paguan taksën komunale për vendosjen e objekteve të ndryshme në hapësirën publike sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje, e cila kalon vlerën mbi njëqind euro (100.00 €), kryen kundërvajtje të lehtë dhe Komuna i shqipton gjobë si në vijim:1. Individët dhe shoqëritë tregtare të regjistruara si biznes individual – pesëdhjetë euro (50.00 €); dhe2. Shoqëritë tregtare tjera – njëqind euro (100.00€).Gjobat për mos pagesë të  taksës komunale për bllokimin e rrugëve sekondareÇdo person i cili nuk e paguan taksën komunale për bllokimin e rrugëve sekondare sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje kryen kundërvajtje të lehtë dhe Komuna i shqipton gjobë si në vijim:1. Personat fizik dhe shoqëritë tregtare të regjistruara si biznes individual – tridhjetë euro (30.00 €); dhe2. Personat juridik – njëqind euro (100.00 €)Pagesat e gjobave dhe çështjet tjera mandatore

  • Gjobat të përcaktuara me këtë Rregullore paguhen brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga datat e shqiptimit të tyre, por jo më vonë se nëntëdhjetë (90) ditë nga data e shqiptimit të tyre.
  • Në rast të pagimit të gjobës së shqiptuar me këtë Rregullore brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, i dënuari lirohet nga pagimi i (50%) pesëdhjetë përqind të shumës së gjobës së shqiptuar.
  • Presoni ndaj të cilit shqiptohet gjobë sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje ka të drejtën e ankesës, sipas afateve dhe procedurave të parapara në legjislacionin në fuqi për procedurën e përgjithshme administrative.
  • Procedurat kundërvajtëse zhvillohen nga Komuna në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet.

Gjoba për mos kthyerjen e librit  Gjoba  për dëmtim të librit apo mos-kthyerjes e saj me kohë nga lexuesit në bibliotekën e qytetit

  • Tarifa e dënimit për (moskthim) në sektorin e fëmijëve çdo ditë vonese pas afatit – 0.20 euro
  • Moskthimi përfshin periudhën maksimale 15 ditë.
  • Në rast të dëmtimit apo humbjes -kthimi-blerje e librit me titull dhe autor të njëjtë apo dhe
  • Pagesa si trefishi i çmimit të librit me titull dhe autor të njëjtë.
  • Tarifa e dënimit për sektorin te të rriturit për çdo ditë vonese pas afatit për – 0.50 euro-cent. Moskthimi përfshin periudhën maksimale 15 ditë.
  • Në rast dëmtimi a humbje të tyre, kthimi /blerje e librit me titull dhe autor të njëjtë apo
  • Pagesa e trefishit të çmimit të librit me titull dhe autor të njëjtë.
  • Pas afatit prej 15 ditësh, me gjobë prej 100 deri në 200 euro dënohet për kundërvajtje përdoruesi që nuk e kthen, tjetërson apo e asgjëson materialin bibliotekar ose në ndonjë mënyrë tjetër shkel rregullat e përdorimit të materialit bibliotekar. 

Taksat QendroreMe qëllim të zbatimit të legjislacionit në fuqi të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komuna ofron shërbime të ndryshme të deleguara nga niveli qendror dhe mbledh taksë të përcaktuar nga ky nivel, si në vijim.1. Taksa për ofrimin e shërbimeve kadastrale të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 11/2017 për Tarifat e Produkteve dhe shërbimeve të Agjencisë kadastrale të Kosovës,2. Taksa për ofrimin e shërbimeve kadastrale të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ MMPH – Nr. 08/ 2014 për  Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme nga Zyrat Kadastrale Komunale;3. Taksa për dhënien e lejes mjedisore  të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ MMPH – Nr. 01/2017 për Dhënien e Lejes Komunale Mjedisore, apo çdo legjislacioni pasues;4. Taksa për shërbimet shëndetësore të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2007 – Mbledhja dhe Shfrytëzimi i Mjeteve nga Bashkë Pagesat e Shfrytëzuesve të Shërbimeve Shëndetësore dhe të Hyrave Vetanake të Institucioneve Shëndetësore apo çdo legjislacioni pasues;5. Taksa për qasje në dokumente publike të përcaktuara sipas Rregullores Nr. 02/2012/MF për Tarifat në Qasje në Dokumente Publike, apo çdo legjislacioni pasues;6. Taksa për vijim dhe përfundim të arsimit dhe aftësimit për të rritur të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 11/2011 për Participim të Vijuesve të Arsimit dhe Aftësimit për të Rritur, apo çdo legjislacioni pasues;7. Taksa për shërbimet e ofruara për regjistrim të bizneseve, të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ (MTI) Nr. 11/2018 për Përcaktimin e Taksave për Shërbimet e Ofruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, apo çdo legjislacioni pasues;8. Taksa për lëshimin e dokumentacionit arsimor dublikatë, të përcaktuar sipas Udhëzimit Administrativ 03/2013 – Lëshimi i Dokumenteve Dublikatë nga Institucionet Edukativo – Arsimore dhe Universitare, apo çdo legjislacioni pasues; dhe9. Taksa për shfrytëzimin e kullosave  të përcaktuar sipas Udhëzimit Administrativ MA-NR. 09/2007 për shfrytëzimin e kullosave.

Tarifat për shërbimet që ofrohen për shfrytëzimin e hapësirave të bibliotekës së qytetit Tak/tar €
  1. Lexuesit,  shfrytëzuesit e fondit librar dhe të sallave të bibliotekës   10. 00/vit
2. Lexuesit  dhe shfrytëzuesit e fondit librar dhe të sallave të bibliotekës  10. 00/vit
3. Lexuesit, e shfrytëzimit të huazimit të librit në sektorët për fëmijë dhe të rritur. 5.00/vit
4. Shfrytëzimi për aktivitete (jashtë orarit vjetor të bibliotekës) i Sallës së Konferencave. 50.00/ditë
Lirimi nga pagesa e anëtarësisë në bibliotekë.

1. Të gjithë anëtarët e ngushtë të familjeve të punëtorëve të bibliotekës, të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve të luftës dhe martirëve;

2. Anëtarët e familjeve në skemë sociale, anëtarët e “Handikos”,

3. Të dënuarit politik, pensionistët,

4. Lexuesit e dalluar të bibliotekës, donatorët e bibliotekës, lexuesit si dhe vullnetarët e pajisur  me libreza të vullnetarizmit.

5. Nga pagesa për një vit, lirohen edhe  personat që në mënyrë të ndryshme kanë ndihmuar bibliotekën apo kanë zhvilluar aktivitete apo kanë dhënë donacione të rëndësishme.