PËRGJEGJËSITË
Nënkryetari i Komunës
Kryetari i Komunës ka një nënkryetar. Nënkryetari emërohet nga Kryetari për të njëjtin mandat dhe shkarkohet nga Kryetari.
Me kërkesë të Kryetarit, nënkryetari i ndihmon atij në ushtrimin e funksioneve ekzekutive të përditshme dhe vepron në emër të kryetarit në mungesë të tij. Kur posti i nënkryetarit mbetet i lirë, Kryetari emëron nënkryetarin e ri, jo më vonë se tridhjetë ditë.
Nënkryetari i Komunës për Komunitete
Në Komunën e Gjilanit, të paktën 10% e qytetarëve që i përkasin komuniteteve jo shumicë do të kenë një nënkryetar për komunitete. Nënkryetari për komunitete emërohet për mandat të njëjtë si kryetari. Emërimi dhe shkarkimi i nënkryetarit për komuniteteve propozohet nga Kryetari i Komunës dhe miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit, që janë të pranishëm dhe votojnë si dhe shumica e anëtarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë (votim i dyfishtë). Nënkryetari për komunitete ndihmon kryetarin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet.
Kadir Huseyin
kadir.hyseini@rks-gov.net