Republika e Kosoves

Gjilan

Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Votuese ka filluar dhe zgjatë deri më 26 dhjetor 2024

2024/09/11 - 1:09

Deri më 26 dhjetor 2024, përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.
Deri më 28 dhjetor 2024, përmes të njëjtës platformë http://qv.kqz-ks.org qytetarët me të drejtë vote mund të kundërshtojnë pasaktësitë dhe lëshimet në listën votuese. Çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj, duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse apo përmes sistemit elektronik.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndinjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
– – – – – –
Do 26. decembra 2024. godine, putem elektronske platforme http://qv.kqz-ks.org, građani sa pravom glasa mogu da saznaju svoj birački centar i da ga, ako žele, promene, postavljajući ga što bliže njihovog prebivališta.
Do 28. decembra 2024. godine preko iste platforme http://qv.kqz-ks.org, građani sa pravom glasa mogu prigovoriti na netačnosti i propuste u biračkom spisku. Svako lice sa pravom glasa koje se ne nalazi na biračkom spisku, greškom je raspoređeno u drugi birački centar ili ima druge netačne podatke, može zatražiti od CIK-a njegovu reviziju, tako što će se pojaviti u Opštinskoj izbornoj komisiji u odgovarajućoj opštini ili preko elektronskog sistema.
Takođe, tokom ovog perioda, birač može osporiti netačnost Preliminarnog biračkog spiska za bilo koje ime birača za koje tvrdi da ne bi trebalo da se nalazi na ovom spisku, uključujući i slučajeve kada se ime umrlog lica nalazi na ovom spisku. U ovom slučaju, žalba se mora podneti Izbornom panelu za žalbe i predstavke.