Republika e Kosoves

Gjilan

Hyseni: Mbi 20 kilometra shtretër lumenjsh janë pastruar

2024/09/18 - 3:47

Po vazhdon pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Komunën e Gjilanit.

Këto angazhime po bëhen me qëllim të parandalimit të dëmeve milionëshe nga vërshimet.

Këto ditë kanë vazhduar punimet në fshatin Zhegër, për të vijuar pastaj në zonat tjera.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se mbi 20 mijë metra shtretër lumenjsh janë pastruar deri tani. Së fundmi, është pastruar lumi në fshatin Zhegër dhe puna do të vazhdojë me lumenjtë e tjerë.

“Siguria, parandalimi i vërshimeve dhe mbrojtja e mjedisit janë rezultatet e punës sonë”, tha Alban Hyseni.

Deri tash është bërë pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve Stanishor në Gjilan, Malishevë, Përlepnicë, Lladovë, përrocka në Kosaqë dhe Kmetoc, lumi te shkolla në Bresalc, kanali përgjatë rrugës së Kufcës, lumi te Isufajt dhe në Zhegër.