Fillon renovimi i Palestrës së Sporteve në Gjilan në vlerë prej 2.7 milionë euro
2025/01/20 - 11:16
Kanë nisur punimet për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se vlera e këtij investimi është 2.7 milionë euro.
“Kjo palestër mbi një dekadë ka qenë në gjendje të mjerueshme, pa ngrohje, pa klimatizim dhe pa kushte të mira për përgatitjen e sportisëve. Po ashtu edhe kulmi ka pikur vazhdimisht”, tha Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, shtoi se me renovimin e tërësishëm të palestrës, duke përfshirë edhe pjesën e jashtme. sportistëve tanë i krijohen kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë.